Metodat efektive për të eleminuar barkun e fryrë

Mila Hysotoci

Pas konsumimit të një vakti të rëndë dhe jo vetëm, njerëzit përballen me fryrjen. Por pse ndodh kjo?

Shumë mjekë e konsiderojnë fryrjen si gaz të bllokuar brenda në stomak, gjendja kjo e lidhur më së shumti me mënyrën e keqe të të ushqyerit. Ja disa shkaktarë  për fryrjen dhe si t’i shmangni ato:

Kapsllëku – Rritja e sasisë së fibrave në organizëm, mund t’ju shpëtojë nga kapsllëku.

Karbohidratet – eleminoni alkoolin, sheqerin dhe niseshtenë nga dieta juaj. Konsumoni fruta, manaferra, dhe perime.

Stresi – Mendimet pozitive dhe qetësia shpirtërore janë ilaçet më të mira në të tilla raste.

Uji – Duke mos konsumuar sasi të mëdha të ujit çdo ditë, mund të përballeni me probleme shëndetësore, siç është dhe fryrja e barkut. Pini të paktën 6-8 gota uji në ditë.

Ushqimi i shpejtë – Mos hani shpejt, pasi mund të përballeni me probleme të tretjes të cilat janë nga shkaktarët kryesorë të dehidratimit. Ushqimet që ju vijnë në ndihmë në këtë rast janë: kastravecat, bananet, shpargu, kosi, xhenxhefili, çaj menteje ose kamomil.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *