Çaste lumturie dhe palumturie të papërfillshme, një libër që do ju zbukurojë ditën

Mila Hysotoci

Pas suksesit të madh që kori “Çaste lumturie të papërfillshme”, Francesco Piccolo kthehet të tregojë ngazëllimin e çasteve që përbëjnë jetën, vetëm se këtë radhë orvatet t’i shohë nga ana e gabuar. Duke i qëmtuar me kujdes ditët derisa zbulon se si në çdo kleçkë të beftë që të ndodh, qoftë edhe më e bezdisshmja, fshihet diçka e paçmuar: një shkëndijë sfilitëse zbavitjeje dhe vitaliteti.

Secili prej nesh provon gjatë ditës një mijë e një forma të papërfillshme (dhe jo të parëndësishme) trishtimi. Të qeshësh me çastet e trishtimit është një kontradiktë nga ato që mund të të ndryshojnë ditën. E megjithatë, po t’ua gjesh anën, kleçkat e papritura, aksidentet, dhimbjet therëse të çastit, shpesh rezultojnë tejet zbavitëse. Nëse janë të papërfillshme për nga rëndësia dhe përjetohen me ngazëllim, përfshihen me të drejtë te gëzimet e jetës.

Dhe askush s’di ta rrëfejë më mirë se Francesco Piccolo, i cili me çastet që e përbëjnë jetën krijon një enciklopedi finoke e fort zbavitëse që mund ta marrësh me vete gjithkund.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *