Një i mitur ëshë aksidentuar ditën e sotme, në rrugën Fier-Seman pasi është përplasur nga drejtuesi i një automjeti tip “Skoda”.
Shtetasi me inicialet A.Xh, 33 vjeç, banues në Seman, ka aksidentuar shtetasin e mitur M.G, 11 vjeç, banues në fshatin Dërmënas Fier. Fëmija është transportuar në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
M.H/ Dita
