Kosova me diplomaci dixhitale

anazapta

Në Kosovë, autoritetet vendase e ndërkombëtare thonë se forcimi i shtetësisë së Kosovës nënkupton përmbushje detyrash të brendshme dhe punë për shtimin e numrit të njohjeve të pavarësisë së saj. Këto komente u bënë gjatë promovimit të një protali për siç thuhet diplomaci dixhitale, që ka për qëllim lobimin në njohjen e shtetit të Kosovës në faqe të ndryshme të internetit nëpër botë. Zyrtarë vendas thonë se diplomacia dixhitale po ashtu është orientuar në përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe pranimin e saj në infrastrukturën e internetit në botë. / VOA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *