Policia e Korçës ka vënë në pranga 6 persona për shkelje të qarkullimit rrugor.
Burime pranë policisë, bënë të ditur ndalimin e 6 personave në sektorin e qarkullimit rrugor, dy prej të cilëve ishin në gjendje të dehur dhe 4 pa leje drejtimi të mjetit, shkruan Vizion plus.
Edhe pse jo zyrtarisht, arrestimi i 6 personave, mosha dhe identiteti i të cilëve nuk saktësohet, pohohet edhe nga Drejtoria rajonale e policisë.
Ky aksion u krye në bashkëpunim të policisë vendore me forca të ardhura nga Tirana, që ushtruan kontrolle edhe me radar në akset rrugore të rajonit të Korçës.
l.h/ dita
