Një nga të arrestuarit pak kohë më parë në portin e Durrësit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete “Toyota Yaris”, kërkon lirinë.
Klevi Lika ka kërkuar lirinë nga trupi gjykues sepse dëshiron të vazhdojë shkollën. Kërkesa është bërë nga avokati i tij Saimir Visha, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme.
Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.
Kurse polici vazhdon hetimin për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët sipas Policisë janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, që u zbuluan në portin e Durrësit. Të dy rezultojnë pronarë biznesesh në Tiranë, por njëri prej tyre, Alfred Vladi, ka në pronësi edhe dy kompani që merren me dhënien e automjeteve me qira.
M.H/ Dita
