Xherdan Shaqiri, futbollisti i Liverpoolit i ka dërguar mesazh trajnerit, Jurgen Klopp. Ai është shprehur se dëshiron më shumë minuta.
Ai ka thënë se trajneri e di pse më ka marrë. Kam kualitete të luaj dhe të jem pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Na presin shumë ndeshje para dhe mendoj se është momenti.
“Natyrisht se dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime, por që të luaj dhe të ndihmoj skuadrën”, u shpreh ai.
Xherdani foli edhe për takimin e nesërm me Tottenhamin, që do të zhvillohet nga ora 13:30.
“Nuk kanë bërë ndonjë transferim të madh, por ata luajnë që një kohë së bashku dhe e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, kjo është një përparësi e madhe”, tha Shaqiri.
M.H/ Dita

Sa ekipe ke ndryshuar o Xherdan !
Nuk po te ecen fare, megjithese je lojtar cilesor.
Trajneret te marrin e ato po te lejne ne stol ose te japin pak minuta loje.
Nuk e meriton kete sjellje te tyre.
Me kujtohet Mancini, nje trajner qe nuk te vleresoi fare.
Te prifte e mbara
Shaqiri,vjet lozi me nje ekip anglez qe nuk mundi te qendroj ne kategorin e pare.
Megjithate traineri gjerman i Liverpulit,duke u ngritur mbi opinionin e zakonshem,ka pare vlera te Shaqiri,qe mund ti hyjne ne pune ne ekipin e vet.
Dhe mbas kesaj zgjedhje,qe mund te quhet jo e zakoneshme,Shaqiri del mbi trainerin dhe i kerkon me shume kohe aktivizimi ne fushe.
Mbas kesaj logjika e ftohte te thote,qe Shaqiri jone eshte shume me i trashe nga mendja se nga trupi.