Policia e Fierit ka dhënë detaje mbi arrestimin e një 35-vjeçari mbrëmjen e djeshme, teksa udhëtonte me një automjet “Range Rover”.
Antonio Bregu është kapur nga shërbimet e policisë në lagjen “Kastritot” të Fierit duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe iu sekuestruan në makinë 70 mijë euro.
Përpara policisë, i riu nuk ka justifikuar dot shumën e eurove që kishte me vete, të cilat dyshohet se vinin pikërisht nga veprimtari kriminale.
Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike.
Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
l.h/ dita
