Mario Baloteli i përgjigjet kritikave ndaj tij në rrjetet sociale. Sulmuesi i Nisës është kritikuar pas barazimit të Italisë me Poloninë, ku ai u shfaq mbipeshë dhe luftoi për t’u përfshirë në ndeshje.
Shumë prej tyre kanë pyetur pse trajneri i Italisë, Roberto Mançini e ka grumbulluar atë, duke pasur parasysh se ai nuk kishte një sezon të plotë dhe ka luajtur më pak se 80 minuta të futbollit të klubit gjatë gjithë sezonit.
“SkyItalia” ka postuar një imazh të Balotelit si “Super Mario” dhe kritikat i vazhdoi në komentet.
“Duke lexuar komentet e njerëzve dhe duke parë se sa njerëz më urrejnë në Itali është me të vërtetë mirë,”- u përgjigj Balotelli.
“Kur gjërat shkojnë mirë unë shpresoj se ata do të vazhdojnë të më urrejnë dhe të mos më përkrahin, është e drejtë që të mos jemi në një mendje.
Shënim: patjetër që ishte një arsye e vërtetë dhe e vlefshme që nuk desha të kthehesha në Serie A, mendoj se është e qartë tani …”
