Nga Nertila Maho*
Tonelata të tëra me ushqime të skaduara, mish i shoqëruar me dokumente jo konform ligjit, thertore e magazina janë bërë së fundmi pjesë e kronikave ditore televizive, debateve të gjera në rrjetet sociale, duke ngritur, mes të tjerave, pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore në vend.
Mes të tjera qëndrimeve të hasura më shpesh janë ato se çfarë po hamë sot?
Sa i sigurt duhet të ndihet konsumatori shqiptar? Deri ku duhet të shkojë transparenca në publik për kompanitë që nuk kanë respektuar rregullat? Por mbi të gjitha, a jemi sot përpara një lufte që synon të vendosë një standard të ri në treg apo përpara një beteje, efekti i së cilës mund të shuhet papritur, duke mbetur vetëm kujtesë e disa titujve bombastikë në lajme.
AKU: Po bëjmë punën e përditshme, nuk jemi përballë një aksioni
Të paktën 313 tonë produkte që u ka kaluar afati i skadencës janë asgjësuar gjatë periudhës 1 qershor 2018-15 gusht 2018. Nga këto, 1/3 janë produkt i kontrolleve që janë kryer nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ku është konstatuar shkelje ligjore. Ndërkohë 2/3 janë produkte që janë njoftuar nga vetë bizneset se u ka mbaruar afati i konsumit dhe se duhet të asgjësohen. Për çdo rast të tillë, AKU duhet të vihet në dijeni, në mënyrë që edhe pse kostot dhe procesi kryhet nga biznesi lidhur me shkatërrimin, ai të mbikëqyret e dokumentohet nga ana e autoritetit.
Një sasi e tillë konsiderohet si sasi rekord nga ana e institucioneve publike të cilët, ndër të tjera, theksojnë se pas vullnetit të mirë të biznesit për të njoftuar mbi sasitë e produkteve të skaduara fshihet pikërisht ndërgjegjësimi nga zëri që ju është dhënë së fundmi aksioneve në terren të AKU.
Në fakt, sipas këtij institucioni, nuk është se së fundmi po ndiqet një aksion i veçantë. Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Agim Ismaili, konfirmon për Monitor se po respektohet ligji, pa bërë asnjë ndryshim në kuadrin ekzistues dhe mbi të gjitha po zbatohet plani i kontrolleve me bazë riskun miratuar në fillimvit. Pra sot jemi përpara një pune rutinë dhe jo përpara një aksioni sikurse mund të jetë krijuar ideja.
Rritet numri i subjekteve që ndëshkohen, piku në sezonin turistik
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari në gusht të këtij viti janë penalizuar me gjobë mbi gjurmueshmërinë e produkteve 298 subjekte ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i gjobave ishte vetëm 27.
Për sezonin turistik duket se ka pasur një vëmendje të veçantë lidhur me inspektimet, ku rezultojnë të jenë kryer 6543 të tillë në terren në harkun 1 qershor-15 gusht. Nga këto janë paralajmëruar 1896 subjekte për shkak të parregullsive që mund të jenë konstatuar dhe sipas hapësirave që parashikon ligji.
Po kështu janë penalizuar me masa administrative gjobë 328 subjekte me një vlerë totale të gjobave prej 98 milionë lekësh. Për 58 subjekte të tjera është vendosur mbyllje e aktivitetit.
Shkeljet që konstatohen më shpesh te subjektet
Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nxjerrë në pah edhe shkeljet më të zakonshme që hasen brenda subjekteve që kontrollohen, sidomos tek ato që tregtojnë mishin apo baxhot dhe prodhimi i bulmetrave. Kështu, referuar kontrolleve te grupi i produkteve me origjinë shtazore, ndër shkeljet e konstatuara janë ato që lidhen me mungesën e vulës dhe certifikatës veterinare. Janë hasur raste kur produktet e peshkimit janë pa dokumentacion shoqërues. Të tjerë subjekte nuk kanë reflektuar lidhur me kërkesat që u janë bërë në fazën e paralajmërimit. Konstatohet mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë etiketimi apo mospajisje me NIPT nga QKB.
Për rastet e tjera të kontrolleve të përfshira nga sektori me origjinë joshtazore shkeljet që janë hasur më shpesh përfshihen në 11 pika. Së pari, mungesë e kushteve higjieno-sanitare. Së dyti mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë e sistemimit të ambientit të brendshëm, mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, mungesë e planit DDD, apo edhe mungesë e analizës bakteriologjike të ujit. Më pas, vijnë mungesa e librezave shëndetësore të punonjësve, prishja e shenjave dalluese dhe ushtrim aktiviteti nën masën e bllokimit, mungesa e planit të vetëkontrollit HACCP, mungesa e raportit të analizave të disa produkteve dhe në fund, mosrealizimi i detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës.
Në fokus të inspektimeve kanë qenë edhe farmacitë veterinare ku, jo në pak raste, ka pasur gjobitje për shkak të riambalazhimeve të gabuara, apo tregtim në këto farmaci nga persona që nuk mbajnë diplomën përkatëse.
Alban Zusi: Të ndryshojë edhe Kodi Penal
Aksionet e fundit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit tregojnë se ligji i ka të gjitha mekanizmat e kontrollit dhe rritjes së sigurisë ushqimore, por gjithçka varet nga mënyra sesi zbatohet ky kuadër. Për kreun e Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, duhet pasur kujdes për mënyrën sesi trajtohen rastet e operatorëve dhe publikimi i emrave, ndërkohë që ka nevojë që të përcaktohet qartë se deri në çfarë mase informacioni i punës rutinë i transmetohet publikut.
Ai nënvizon se opinioni publik dominohet nga dy qëndrime, ku i pari është publikimi i emrave për operatorët që kapen në shkelje dhe i dyti është për një menaxhim më të moderuar të informacionit, për të mos cenuar tregun dhe konkurrencën. Për të ndërgjegjësuar dhe për të rritur përgjegjshmërinë e operatorëve mbi sigurinë, ai thekson se është e nevojshme që të bëhen ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, kurse lidhur me kontrollet e autoriteteve, vlerëson se ato mbeten ende bazike, duke u ndalur te pjesa e higjienës kur, në fakt, tashmë duhet të ishim në fazë më analitike.
“Certifikimet e produkteve rrisin sigurinë, ja sa humbim nga mungesa e tyre”
Në luftën për mbijetesë të fermerëve të vegjël shqiptarë, certifikimi i produkteve mund të duket si një mision i pamundur dhe si luks vetëm i atyre më të mëdhenjve. Ky proces sigurisht që ka kostot e veta, sepse në fund të ditës, marrja e një certifikate të njohur, në mënyrë vullnetare, padyshim që rrit besueshmërinë e konsumatorit te produkti por mbi të gjitha hap dyert e eksportit për to.
Për Ilir Pilkun ekspert për çështjet e Bujqësisë dhe Ushqimit, në vendin tonë e kanë kaluar provën e sigurisë dhe të certifikimit me Global Gap të paktën 20 produkte.
Për këto, përfitueshmëria është sot më e lartë, sepse produktet “simotra” qarkullojnë në tregje ku eksporti bëhet edhe vetëm me certifikatën fitosanitare. Mungesa e një certifikimi më të lartë bën që në shumë raste të humbasë gjysma e fitimit. Lidhur me sigurinë ushqimore në vend, ai vlerëson se nuk ka vend për panik, por sigurisht që ka vend për përmirësim të punës, sidomos e lidhur kjo me ndërgjegjësimin e njësive të tregtimit për respektimin e afateve të skadencës.
*Marrë me shkurtime nga Monitor
a.s/dita

Gjithcka i afrohet ne tavoline dhe medie
shqiptareve kto 29-vjet –
eshte
si ajo qe marrin prej goje (qe nga jashte mashtron syrin e paditur te naivit shqiptare )
por edhe nga Media Tv dhe Politika –
nji Ushqim i Studjuar dhe i prodhuar extra per
Shqiptaret ,
sipas nji Politike te caktuar e Miqve tane
Satan 1 – Satan 2
siedhe vet Demokracia e cila ishte nji
Apokalips per jeten e shqiptareve ,
nji
sistem ku futej ne gracke shqiperia ,
duke e perdorur si nji Laboratore Natyral
si nji miu experimntal per zhdukjen e ktij populli
qe asnjiher s’diti ,
ta marri seriozishte jeten dhe Realitetin e asaj qe e rrethon !
Për mua, duhet të ishin pyetur edhe dy pyetje : 1- Pse asnjëherë nuk ka video të bllokimit e shkatërrimit të tonelatave me produktet ushqimore të bllokuara? 2- Pse asnjëherë nuk jepet emri i subjektit që i përkisnin këto produkte ?
Besoj se është e drejta jonë dhe detyra ligjore e AKU-së, të na informojë rreth supermarketeve, marketeve, dyqaneve të mishit e bulmetrave, restoranteve e picerive, që kanë përdorur në një ose në më shumë raste, produkte ushqimore të skaduara. Si edhe të publikojnë në media me emër e mbiemër, grosistët e kompanitë e tyre që importojnë : mishin e kalbur brazilian, farat e dorës së 4 për prodhimet bujqësore apo miellin e bërë nga drithërat që janë destinuar për kafshët në vendet fqinje e që këtu përdoret për bukë.
Pyetje per mikun e fresh Collakut te aku. Pse i dha urdhër inspektorit Sajmir kocibellit qe te ktheje ne origjine miellin e subjektit te bulgarecit korce kur nuk i kreu analizat pranë laboratorit te isuv Tirane. Apo zbatoj urdhërin e Alfred Collakut.
Z. Ministre Alfred collaku Berisha pazar me subjektin e Elbasanit me produktin miell qe e kethevi ne origjine . Nuk ra dakord me pazaret. Mielli kishte proteinën brenda normës te lejuar. Inspektori i kpshtices saJmir Kocibelli eshte kusheri i Alfred collaKut kryetarit te auditit ne aku drejtorine e pergjithshme. Sa pazare kane vere.