TURIZËM / Nuk është vetëm për plazh, ka një histori mbresëlënëse. Një guidë mbi “qytetin me dy dete” që lulëzoi pas rënies së Apolonisë dhe Orikut

Mila Hysotoci

Sot e njohim si “Qyteti i flamurit’’, “qyteti me dy dete” apo “porti jugor i Adriatikut’’.  Konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, me Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit.

Vlora zë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë duke gëzuar edhe statusin e qytetit hero. Qyteti ku u martua Skëndërbeu, ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, arenë e luftërave për liri dhe qëndresës shqiptare, Vlora ka edhe një status tjetër si atelje natyrore e piktorëve, vatër e artistëve dhe urë lidhëse e Shqipërisë me botën.

Vlora në lashtësi quhej Aulona. Ajo përmendet nga shumë udhëtarë dhe kronikanë të huaj, si një nga qytetet – skelë kryesore të Ilirisë së Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apolonisë dhe Orikut.

Emri i Vlorës është ndër të paktët emra gjeografike të bregdetit lindor të Adriatikut që i ka qëndruar kohës qysh nga lashtësia.

Amantia, e themeluar në shek. V p.e s., është një nga qytetet e pakta të Ilirisë jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare.

Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më të lashte të bregdetit të Vlorës, i themeluar si vendbanim në shek. VI-V p.e s.

Oriku u bë port i fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në Adriatik dhe në shek. II-I p.e.s ishte kantier i rëndësishëm detar për ndërtim e riparim anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës.

Në shek.II p.e.s., Oriku u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e tij, pa mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha kur në gjirin e Vlorës del në pah një tjetër qytet-Skelë, që ishte “Aulona – Vlora e sotme”.

Dëshmi arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë është edhe vetë simboli i saj – “Vajza aulonase”, një skulpturë “hyjnesh” 87 cm., e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që simbolizon veshjen e grave ilire.

Për t’u vizituar:  Kurora e Ullinjve ndodhet në hyrje të Vlorës në kodrat e Bestrovës, përgjatë rrugës së vjetër automobilistike. Janë me dhjetra ullinj shekullorë; midis tyre gjejmë edhe llojet e tipit kalinjot dhe vlonjat të përmendur për frutat dhe vajin.

Sheshi i Flamurit përbëhet nga disa objekte kulturore. Në qëndër ndodhet Monumenti i Pavarësisë, simbol i qëndresës kombëtare. I ndërtuar në vitin 1972 ai është 17 m i lartë dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e skulpturës monumentale. Midis gjashtë figurave të bronzta spikat ajo e Ismail Qemalit, arkitektit të Pavarësisë Kombëtare. Në të majtë të monumentit ndodhet shtiza e flamurit, një piedestal në formë kolone me faqe të dekoruara nga data e pavarësisë dhe shqiponja kombëtare. Ajo u ndërtua në vitin 1937 nën kujdesin e kryetarit të atëhershëm të bashkisë, poetit lirik Ali Asllani.

Pas shtizës së flamurit, disa metra brenda lulishtes ndodhet varri i Ismail Qemalit. Varri është ndërtuar në vitin 1932, kur eshtrat e tij u zhvendosën aty nga Kanina. Sipër tij qëndron skulptura e Luftëtarit Kombëtar, vepër e skulptorit Odise Paskali.

Muzeu i Pavarësisë ndodhet në Skelë përballë portit detar. Përbëhet nga një ndërtesë e thjeshtë me disa dhoma, e cila ka shërbyer si seli e Qeverisë Shqiptare në vitet 1912-1914. Midis sallave dhe relikeve në katin e dytë ndodhet edhe studjoja e kryeministrit Ismail Qemali.

Kalaja e Kaninës ndodhet në pjesën J-L të qytetit të Vlorës në një kodër të lartë 380 m. Ka patur funksion mbrojtës për bashkësinë e ilirëve amantë qysh nga periudha antike.

Arkeologët kanë specifikuar mure të periudhave të ndryshme historike që i përkasin stileve dhe teknikave të ndyshme. Sipërfaqja e konsiderushme prej 3.5 ha tregon për arsenalin ushtarak dhe njerëzit që mund të strehonte.

Karaburuni është gadishulli më i madh që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë, i cili ndodhet midis detit Adriatik (gjirit të Vlorës) dhe detit Jon. Me një gjatësi prej 16 km, Karaburuni shërben si kufiri ndarës midis midis këtyre dy deteve.

Peisazhi i çuditshëm i tij ofron forma nga më të ndryshmet si gjire të vegjël, pllaja, shpella karstike, kepe, plazhe, shpate të zhveshur, maja malesh, etj. Maja më e lartë e Karaburunit është Koreta me lartësi 826 m, kurse fare pranë saj ndodhet pllaja karstike e Ravenës me lartësi që varion nga 200-300 m, në lartësinë e të cilës sovietikët mendonin të instalonin raketat e tyre në fund të viteve 1950.

Përhapja e dukurisë gjeografike të Karstit ka bërë që në gadishull të zhvillohet dukuria e shpellave.

Fare pranë Karaburunit ndodhet ishulli i Sazanit i cili njihet nga të gjithë si Ishulli më i madh i Shqipërisë. Me një sipërfaqe prej 5.5 km2 ai ndodhet në hyrje të gjirit të Vlorës, 16 km larg kësaj të fundit dhe ndahet nga Karaburuni prej ngushticës së Mezokanalit, 4.8 km e gjerë, ndërsa largësia e tij nga kepi i triporteve është 8.5 km.

I përbërë nga dy kodra pothuaj “binjake”, Sazani ka një lartësi maksimale prej 342 m, dhe një vije bregdetare të lartë e shkëmbore, të pasur me gjire të vegjël. Më i rëndësishmi ndër ta është ai i Shën Kollit ku ndodhet edhe Porti ushtarak i Sazanit.

Parku kombëtar i Llogorasë shtrihet atje ku nis lugina e Dukatit përgjatë shpateve të Lungarës dhë Rrëzës së Kanalit. Me një sipërfaqe prej 1010 ha kjo hapësirë shtrihet nga lartësia 500 m duke u ngjitur deri në lartësinë 1100 m. Brenda tij ndeshim një bimësi të dendur që nis nga shkurret mesdhetare, halorët e ndryshëm, drurët gjethegjërë, kullotat, etj.

Llogoraja përmendet edhe për faunën e pasur të saj ku mund të përmendim shpendë të rrallë dhe gjitarë të ndryshëm. Brenda parkut, buzë rrugës në lartësinë 910 m ndodhet edhe monument kulture shumë I veçantë, siç është pisha flamur, e quajtur kështu nga forma e degëve të përpunuara nga era.

Poshtë Llogorasë ndodhet fshati i Dukatit i përmendur për folklorin, historinë dhe traditat. Këtu ndeshim një nga monumentet e kulturës popullore, kullat e Dervish Aliut, një shtëpi-kështjellë e shekullit të XVIII-të.

Laguna e Orikumit ndodhet midis Karaburunit dhe qytetit të Orikumit. Dallohet për shpendët dhe speciet e shumta të liqeneve detare, ku nga veprimtaritë ekonomike mund të veçojmë peshkimin.

Zvërneci është një nga zonat turistike të Vlorës. Këtu ndodhet Triporti një bukuri natyrore e paeksploruar nga vizitorët. Në vitet 1970 arkeologu Vasil Bereti kreu këtu disa fushata gërmimesh, ku dolën në dritë porti detar, disa mure rrethuese, disa ndërtesa, karkasën e një anijeje dhe qeramika të ndryshme.

Manastiri i Zvërnecit ndodhet në një nga dy ishujt e lagunës së Nartës. Kisha ndodhet në ishullin më të madh i cili lidhet me bregun nga një urë druri me gjatësi prej 200 m. Ajo i përket shekullit të XII-të dhe ka shërbyer edhe si mauzoleum, sepse brenda saj ndodhet varri i gjeneralit bizantin Argjiro Karanxhas, varrosur këtu në shekullin e XI-të.

Në varrezën e këtij manastiri ndodhet që nga viti 1932 edhe varri i qëndistares së flamurit të Pavarësisë, Marigo Pozios.

Laguna e Nartës me sipërfaqe 45 km2 është liqeni i dytë detar për nga madhësia në Shqipëri. Veçori e saj është numri i madh i shpendëve dhe peshqve që jetojnë në të. Prej disa shekujsh këtu jeton edhe një koloni pelikanësh.

Edhe sot në këtë lagunë ruhet tradita e peshkimit me varka druri. Në kodrat përreth peshkatarët nartiotë kanë treguar se janë kultivues të famshëm edhe të vreshtarisë, e cila prodhon verën e njohur të Nartës.

 

m.h. / dita

Share This Article
33 Comments
  • Lumkush-ia din kimetin atij vend-PERLE-Shqiperi!

    Faleminderi i nderuar MH sa botueses gazetes Dita te ketij shkrimi te perkryher,per Vlpren dhe krahinen e saj me ate bergdet te ralle.
    Vlora qytet me Histori s natyre qe na imponon rrespekt.
    Urimet me te mira per ate komunitet atdhedashes,qe na nderon.
    Fotot shoqerues flasin shume per sa pershkruhet Ju faleminderit realizuesve.
    Me dashamiresi e mall emigranti 83 vjecar.
    Pasues veterani,
    Toronto 15-09-2018 Guri Naimit D.(Dh .Xhoga).

  • Sa herw qe jam ndodhur ne Vlore qofte per pune apo edhe per pushime kam pare ndryshime qe ja shtojne bukurine ketij qyteti qe mbetet nga me te bukurit e vendit tone !Vlora eshte qyteti ku kombinohen aq bukur kaltersia e detit dhe e qiellit me gjelberimin e ullinjve dhe te pemeve te tjera qe i japin qytetit nji bukuri mahnitese! Kjo bukuri eshte e pashtereshme , gjithvjetore si rralle ne vend tjeter.
    . E pergezoi redaksine e Dites qe po na njeh me qytetet tona per te pare edhe ndryshimet qe ndodhin ne to pervit apo pse jo edhe ne disa prej tyre me shpesh!
    Fatmir Xhamallati

    • Mos na bej te qeshim o Fatmir, ndryshimet jane per keq.
      Ne qe jemi vlonjate e shikojme te zhduken gjurmet e Vlores perle, qe nga bregdeti me portokalle, qe nga kodrat me ullinje qe po priten dhe po treten, qe nga plazhet e virgjera qe po zhduken dhe nga betoni qe eshte hedhur mbi gjithe Vloren.
      Te mos flasim per shemtimin qe ju be rruges se famshme Vlore – Skele qe ja prene palmat dhe ndertuan ate Lungomaren e shemtuar me pisha te thara. Plazhin dhe lulet i zhduken dhe tani eshte nje shemti e llojit te vecante qe vetem ardhamanet e quajne te bukur, vetem banda e Ramutit beri leke me betonizimin dhe tani do i shtojne dhe Kastratin.
      Me pisllek ndaj Vlores nuk behet

        • O ZIGUR ORE BREKET KU I KE TI KA MARR LARASKA TI KA BERE FOLE’…
          kto perlat tuaja te 2018-2020 e te cilat vazhdojne ende nuk i shtojne ndonje bukuri vendeve, perkundrazi.
          dhe ata qe vazhdojne me te njejeten retorike: shqupsat vs rilindasit nuk jane vecse krimba qe prej dekadash hane kermen. Nuk po them qe qytetit nuk i jane ri-sistemuar shume probleme, por te jemi realiste qe qytetit dhe qyteteve qe ju eshte vene dore i eshte hequr autenticiteti. Te rrofte qyteti cool i 2020 kucdo gje eshte e re fringo. Ti ndoshta nuk e di por perbale stadiumit flamurtari jane gjetur rrenoja muresh te cilat u betonizuan me pallat persiper (ashtu sic eshte bere edhe ne Durres). Tani, nuk po rri te merrem qe atehere ishte pd tani eshte ps, kush ka faj le ta paguaje nje me nje.

          • @hetr
            By the way, thuaji mamase tende te me ktheje breket…. nuk e dija qe emrin e kishte Laraska.

  • Pronat e Gjergj Arianitit fillomin ne Sopot te Librazhdit dhe mbaronin ne Sopot te Gjirokastres.Qe Donika,vajza e pare e Aranitit te kete dale nuse ne Kanine dhe te jete celebruar ne Ardenice,ka deshire te madhe,por nuk ka dokumente.Barleti nflet per dasem ne Kruje.Skenderbeu e shetiti nusen neper keshtjellat rrotull,qe ta njihte populli.Keshtjellat rrotull Krujes jane Preza,Petrela,Gur i Bardhe(Petralba,qe u be rezidence e qendryeshme e familjes se Skenderbeut)Stelushi,Cidhna..Ne raste rrethimesh te Krujes dhe rreziku nga ushtrite turke,sipas Barletit, gruaja e tij Donika strehohej ne Ulqin.Zybat,qe ne i quajme koka te medha,kurre nuk e kane permendur Ulqinin si REZIDENCE TE FAMILJES SE SKENDERBEUT,sepse nuk edine.Po jua thote Demo falas.Tani shko o plagjator,or llum hajdut patetik,idjot i palexuar i quajtur Marin Mema dhe shtoja edhe kete rendesi ULQINIT,por shpejt ama merr 13 fuoristrada dhe 13 kamera,se Moikomi Molotov eshte me i shpejyte se ti,..

  • Vetem nje kujdes se ish ministri kultures, dikur ne erresiren saliniane, i nenquajturi Ferdinand Xhaferi, kishte biseduar me autoritetet italiane per te sjelle ne Vlore trupin e Ismail Qemalit! Per te vene kujen me keta ministra e me ate ish kryeminister. Megjithate, eshte frekuente dhe faktoriale prezenca e injorances ne vendin tim te bukur Shqiperi dhe ne qytetin Hero ne Vlore. Mos prisha valle humorin me Ferdinandin? E lashe qe mbase vitin qe vjen siell diellin me afer Durresit kur Hena saliniane te mos nxjerre me detin ne steré.

  • Me 2 dete, me.bukuri perrallore me nje fatkeqesi te madhe

    mbi shpatulla.

    I dha zoti per ta banuar nje popull qe.me.mire, lere se nuk

    po flasim fare.

      • Ja vlonjati i pare qe e tregoi veten..
        Murrel ciniku,shpirtligu ,egoisti qe do cdo gje qe i jepet (ose bejne)tjetrit e do per vete ose do qe te jete ai pervetsusi..
        Ky horr horri duhet te jete mesuar me spiunime,sharje e biografite e njerezve ne org. e partise dhe mund te kete qene sekretar partie si saliu….
        Megjithate ketij enveristi i ka ngel sahati,por eshte e para here qe nuk po ze ne goje RAMUTIN.

      • Qe Vlores i ruani rocken historikisht kjo dihet, sidomos Saliqeni i zgjebosur me dobicat e tij .

        • S’ka c’te bej vella, do bej gam – gam per boset e tij shqupisa se ata i hedhin kocken qe e lepn perdite.

  • ….dhe gjeja me e peshtire ne Vlore eshte kur mbas disa vite qe komuniteti i Vlores kishte firmosur nje peticion qe te ndalohej altoparlanti i xhamise te ulurinte duke shqetesuar qytetin , ka filluar prape kafsheria e pellitjes islamike kur vlora as qe do tja dije fare per islamqener, pervec tedisa cameve.

  • Mirel!, hiqe mutin nga goja, ndryshe verteton shumë ca ato që tha shkruesi i komentit para teje.
    E keni një çik hundën e made, se për nga të tjerat ha diskutim.
    Vajin e plazhit!

    • Epo mire, me hani c.rin.
      Nese ky artikull eshte postuar sot, ate koment nuk e kisha bere une, nese eshte postuar me pare, mbase, nuk e mohoj dot ti shaj mbare e prape ata qe shajne vlonjatet.
      te na hane mune, per te dyten here..

  • Me vjen keq qe Vlores i mungon keshtjella.Ne 1670 kur Vloren e vizitoi udhetari turk,Evliah Celebi,Keshtjella e Vlores ishte nje nga keshtjellat funksionale me te rendesishme.Pershkrimi i hollesishem i keshtjelles nga Celebi,me kullen e famshme ku banonte Disdari i Kalase,me hendeqet e mbushur me uje,per tu mbrojtur nga luftetaret e Venedikut dhe trimat e Dukatit,qe vazhdimisht sulmonin garnizonin turk ne Vlore.
    Keshtjella e Vlores mund te rindertohej,te pakten nje kulle e saj e famshme,do ti jepte krenarine e lashte qe ka pasur.Eshte pershkruar kaq me imtesi sa mbetet vetem ta vizatosh,ose te pakten te ndertohet nje Maket i saj.Keshtjella u prish ne vitin 1902 nga Qeveritaret Kaninjote te Vlores,pikerisht nga Xhemil bej Vlora,per te ndertuar me guret e saj kalldremin e rruges Vlore-Skele per qellime tregtare,sepse Skela i sillte fitime te medha familjes Vlora,sipas Eqrem beut.

    • Trima si zani,leber it vijne era dele dhe njihen per te pa bese dhe hajdute …ta gezosh nderin,Po juve qiheshit ne byth 500 vite me turqit paske dhe nder ti me emer Kongres islami .ku eshte shqiptarizma tek juve me emra Alessio dhe mbiemra turq ,,,harrova dhe kulturen mirmengjez o te qifsha motren….mire do ishte te kishte hedhur napalmin Saliu se do pastrohej qyteti nga kolera juaj shpirtkeqe.

  • Rrethina dhe kodra mbrapa qytetit të xhveshura lakuriq si në Sarandë turp i botës edhe Ulçini i diskriminuar ka gjelbrim çka është not vendig për çdo vendbanim bregdetar e lere ma qytete që pretendojnë të jenë turistike

  • Për sqarim, Aulona ka ekzistuar paralelisht me qytetin skelë në Triport, me Orikun dhe Kaninën. Filloj të përmëndet në shek. e dytë mbas Kr. kur qyteti në Triport me skelën fundesen tektonikisht. Muri jugor mbrojtës i Triportit, më shumë se 800 m. është ende sot në det por gati të zhduket nga mungesa e theksuar e kujdesit për trashëgiminë kulturore. Kur mbaron jeta në Triport, atëhere mer rol kryesor Aulona. Prej saj sot janë të vizitueshme muret e shek. VI mbas Kr. që ndodhen mbas monumentit të Pavarsisë dhe asngjë tjetër sepse nuk kanë vazhduar gërmimet më në thellësi. Një pjesë tjetër është dëmtuar me hedhjen e themeleve të hotelit që është në qëndër të sheshit. Vet Aulona është sipërfaqia pak më e ngritur që ndodhet nga varrezat e dëshmoreve deri tek isha fabrika e ekstrataninit dhe në veri deri tek pjesa e sahatit. Sa për kalanë tjetër ajo përrfshinte sipërfaqen përpara stadiumit, stadiumin dhe aneksin e futbollit. Janë konstatuar mure të fuqishme tek një një nga këndet e kur u ndërtua pallati i sportit, mure të ndërtuara me blloqe gurësh të mara nga qyteti në Triport. Më pas gjurmë janë gjetur aty ku ndodhen pallatet para stadiumit por ka munguar tërësisht vënia në dukje e tyre dhe krijimi i një zone arkeologjike. Gurët në Triport ashtu si edhe të Kalasë në Skelë janë nga gurroret e Karabrunit.

  • Vlonjatin me te mire e kane kapur ne nje garazh duke qire motren e tij.Quhej,kongres,menyr,allturka apo Alessio ibrahimi alla evropa.popull me te keq nuk gjen jane mix me camer te ligj dhe leber hajdute….qyteti eshte Aulona dhe gjithe jeten eshte qire ne byth te hiqet pak italion…jane njerezit me te peshtire qe ka shqiptaria ku per mirmengjes eshte te qifsha motren..pse nuk shkruani realitetin po beni Histori me rigon….banoret e sotem nuk jane njerez te mire….mos te harrojme se ky qytet nuk njihen fare ne Histori deri me 1920 kur nje grup hajdutesh me leber shkuan te vidhen in gazermat italiane….jane kelyshet e xhaxhit qe I sherbyen me zell per 50 vite…nje qytet me 90%islam nuk ka asgje shqiptare ne te.

  • Vlora eshte vend i bekuar.Ne dimer dhe ne vere,perendimet e saj jane mahnitese,plus atyre qe ngrihen ne shkrim.Me oerjashtim te ndertimeve pa kriter ne Skele e ujin e ftohte qe te krijojne idene se po asfiksohesh dhe do thyesh koken ne beton.Mbase eshte mire qe disa prej tyre tu ” bjere nje termet” Ashtu sic duhet te zhdukrt era e shurres nga Lungomarja e bukur.
    I brn Afrimi keto mos u beni merak….Afrim berberi nga Progonat qe ka vrne Edi me fore dhe brisk te forte.

  • Vlora eshte vend i bekuar.Ne dimer dhe ne vere,perendimet e saj jane mahnitese,plus atyre qe ngrihen ne shkrim.Me oerjashtim te ndertimeve pa kriter ne Skele e ujin e ftohte qe te krijojne idene se po asfiksohesh dhe do thyesh koken ne beton.Mbase eshte mire qe disa prej tyre tu ” bjere nje termet” Ashtu sic duhet te zhdukrt era e shurres nga Lungomarja e bukur.
    I brn Afrimi keto mos u beni merak….Afrim berberi nga Progonat qe ka vrne Edi me fore dhe brisk te forte.

  • Vlora nuk mundet me pretenfuar turizm: asnje kulture turistike nuk ke n’ate qytet! Kujtoni se vertete ´pedonalja ´ impresionon turistet qe kane pare nje mije here ma mire e ma bukur ?! Apo betoni ka mos pa asnje m hapesire ndermjet 2 pallate!? Ko vlora eshte turistike vetem per nje turizmen gabelsh me zhurme e tallavaneper baret! A ka shkue KM e deputetet e asaj zne ne Cannes a Nice , a kane degjuar ate zhurme neper rruget e neper lokalet?!
    Kur te pyetish njerezet per cka duhet me pa asnje nuk di me te treguar! Pra para se me va dhane kete guide turisteve duhet me va dhane njerezve qe sherbejne ne vlore , prej zyrtarit policit edhe deri tek kamarierit qe te din pak me keshilluar turistet( pervoja ime ne veren 2019)!
    Vjen nje here ´turisti ´ jo dy!

  • Edhe ketu ne kete guide kryeporja e vlores as nuk permendet! Vezhgimi i zojve aty me nje rruge kembsore fo ishte per familjet nje ide! Po shkoni e shikoni si bene bota bre! Ne hyeres per shembell apo ne belle ile se si e shfrytesojne per turizm edhe vendin ma te papershtatshme!
    Ps: rrugen per zvernec e keni pare?!

  • Ty ‘tuk tuk “do te te kete q… re gjithe cka ke ndonje vlonjat, se nuk spjegohet ndryshe (nga nje jo vlonjat)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *