Dasëm në vjeshtë dhe nuk di çfarë të veshësh. Zgjidhjen e kemi ne.

Mila Hysotoci

Në përgjithësi dasmat  zhvillohen gjatë sezonit veror por tashmë  kanë filluar të preferohen dhe dasmat e vjeshtës.

Por shqetësimi ynë nuk është ky, por veshja e cila duhet të veshim gjatë dasmave në këtë periudhë. Mjaft e vështirë por ne i kemi disa sygjerime për ju:

  • Zgjidh pëlhura të fisme si kadifja e butë.
  •  Atë fustanin e bukur të hollë? Vishe me dicka sipër!

  • Gjëra të thurura në dasëm? Një pulovër kashmiri mbi një fund tyli shkon për bukuri!
  • Vish çizme  të shkurtra, elegante dhe me takë, duken fantastike!

  • Zgjidh ngjyra pastel, që përshtaten me stinën.
  • Kur mendon për një pardesy , këtë vit ajo duhet të jetë e gjatë, minimuni poshtë gjurit!

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *