Një lagje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka festuar më herët Krishtlindjet këtë vit.
Banorët e lagjes janë bërë të gjithë bashkë për të bërë të lumtur një fëmijë 2 vjeç të cilit i ka mbetur edhe një muaj jetë.
Brody Allen është diagnostikuar me tumorin ETMR, një formë e rrallë kanceri.
Pasi kishte ditë që qëndronte i shtruar në spital prindërit e të voglit Brody morën në gusht lajmin e hidhur se atij i kishin mbetur vetëm dy muaj jetë. Pas 98 ditëve në spital prindërit vendosën që ta merrnin 2-vjeçarin në shtëpi në mënyrë që t’i kalonte ditët e fundit i rrethuar nga njerëzit që e duan.
Që prej ditës që doli nga spitali, familja e vogëlushit është kujdesur që çdo ditë që kalon për të, të jetë festë. Këtu përfshihet festimi i Krishtlindjeve përpara kohe në mënyrë që Brody të mos i humbasë këtë vit.
Babi i vogëlushit, Todd, i cili punon si shofer kamioni, u shpreh se e ka lënë punën qëkur i biri u diagnostikua me kancer në mënyrë që të sigurohej që ai të ishte i lumtur.
Ai është i lumtur. Ai po shijon jetën dhe kështu dua që t’i shpenzojmë ditët që i kanë mbetur. Kam punuar çdo ditë që ta bëj të lumtur”, u shpreh për WCPQ.

l.h/ dita
