Ditën e djeshme kanë përfunduar punimet në aksin rrugor Pogradec- Qafë Plloçë , të pranishëm kanë qënë ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, Afrim Qendro.
“Jemi në harmoni me programin e plotë të infrastrukturës kombëtare, që do shtrihet në dy drejtime. Së pari, përmirësimi i gjithë rrjetit ekzistues, dhe së dyti investime në segmentet e reja rrugore duke u hapur disa kantiere të reja, dhe duke u përfunduar ato që janë nisur”, tha ministri Gjiknuri.
“Ka përfunduar 5.5 km rehabilitim, prej të cilave 2.1 km janë brenda qytetit të Pogradecit dhe 3.5 km Qafë Plloça, e cila ka përfunduar 2 muaj para afatit me të gjithë elementët e duhur” u shpreh Qendro.
M.H/ Dita

Uau, 5,5 km rruge! (rehabilitim)!
M’u desh ta rilexoj shkrimin qe t’u besoj syve se behet fjale per 5,5 km.
C’jane keto lajme idiote me ministra qesharake qe mburren me nje cope rruge te rehabilituar?!