Itali, burri vret gruan dhe më pas veten

Leda Hysa

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Itali në provincën e Potenzës.

Një 41-vjeçar nuk ka duruar dot problemet që po përjetonte me bashkëshorten e tij dhe si “zgjidhje” e ka vrarë dhe më pas ka qëlluar dhe mbi veten.

Mediat italiane raportojnë se trupi i 30-vjeçares është gjetur i pajetë në makinën e saj nga një roje sigurie, pranë shtëpisë së tyre.

Policia është njoftuar nga roja dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ishte trupi i 30-vjeçares dhe më pas ka gjetur edhe trupin e burrit të saj që kishte kryer vetëvrasje.

Dyshimet e para lidhur me këtë ngjarje tragjike janë ato të problemeve në familje, por policia po heton në disa pista.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *