Policia e Korçës ka arrestuar tregëtarin e mishit, shtetasin Nazar Dvorani, 57 vjeç, banues në Korçë dhe ka sekuestruar 500 kg mish dhe produkte të tij. Ky subjekt tregtar është bllokuar nga ana e AKU-së me datë 1 gusht 2018.
Sipas policisë mishi ishte i ngrirë dhe malli dyshohet të jetë kontrabandë. Gjatë kontrollit të ushtruar i është konstatuar një sasi prej 350 kg mish në gjendje të ngrirë, e cila ishte jashtë standardeve higjeno-sanitare.
Nga kontrolli i kryer rezulton se ky subjekt ka vijuar të ushtrojë aktivitetin e tij, duke tjetërsuar sasinë e mallit të konstatuar gjatë kontrollit të datës 1 gusht 2018 dhe duke e zëvendësuar atë me sasinë e mishit prej 500 kg të lartpërmendur, për të cilën ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
M.H/ Dita
