Zëvendësi i Peleshit tregton kimikate dhe pesticide për bujqësinë (?)

Nela

“Ju them me kompetencë, që shqiptarët nuk po helmohen. unë jam një konsumator si ata bashkë dhe nëse do ndodhte një gjë e tillë, nuk do rrija më në detyrën si zëvendësministër. Kuptohet, që ka raste të veçanta e sporadike në treg, por është në objekt dhe në vëmendje të ministrisë dhe të Ministrit Niko Peleshi”.

Kjo është deklarata e zv.ministrit të Bujqësisë Dhimitër Kote (në foto me Peleshin) mbrëmë në ekran, i pyetur për sigurinë e produkteve ushqimore që po tregtohen në Shqipëri.

Por sipas një dokumenti të botuar sot në disa portale zv.ministri rezulton aksioner në një biznes që merret pikërisht me bujqësinë dhe ushqimet.

Sipas këtij dokumenti, firma me emrin “KOTE FARM”, kryen eskport-import dhe tregti të brendshme plehrash kimike, fidanë të cdo lloji e kulture, pesticide, impute të ndryshme bujqësore, grumbullim, seleksionim, ambalazhim, eksportim e shitje agrumesh brenda vendit.

Biznesi është hapur në 9.10.2016

“Zëvendësministri që mbrojti prodhimet kancerogjene OMGJ e pa asnjë vlerë ushqyese, qenka një nga batakçinjtë e zyrave të larta të pushtetit, që importon dhe fut në tregun e bujqësisë shqiptare, plehra e hormone kimike, të cilat prodhojnë, fryjnë e pjekin brenda ditës, perimet dhe zarzavatet” – shkruan portali Pamfleti.

Edhe sikur të mos jetë kështu, fakti që një zyrtar i lartë shtetëror posedon biznes privat, me objekt tregtim lëndësh ndihmëse për bujqësinë, duke qenë vetë zv.ministër i Bujqësisë është një konflikt i dukshëm interesi.

n.s. / dita

 

Share This Article
14 Comments
  • Z.Thano
    shume mire qe nkeni nisur denonconi edhe aferat e ketyre te qeverise krahas kujteses per ndeshkimin e krimeve te perbindshme te kryekriminelit te Vicidolit
    Ky legen qe fut ne Shqiperi hormone kimike dhe fara OMGJ eshte “manekini” dhe sekseri i Niko Peleshit pasi ka qene me pare sekseri i Cac Angjelit.
    Kjo eshte ndershmeria e Rilindjes?
    Ndaj nuk ndeshkohen krimet e vjetra, sepse lulezojne te rejat mbi ato rrenje

    • Ky zoteria pra z/ministri duhet te pushohet menjehere nga detyra vetem per konflikt interesi dhe z Peleshi duhet menjehere te shohe ligjin per importimin e pesticideve dhe se ne kete fushe toleranca duhet te jete ZERO dhe te kete denim me heqje lirie pasi shqiptaret po helmohen ne menyre te ngadalte nga keta monstra qe nuk ndalen ne asgje para fitimit.Peleshi duhet te distancohet dhe nga ata te 5 dyqaneve dhe te pushoje urgjentisht z/ministrin e tij ne te kundert ai duhet te pushohet dhe te ndiqet penalisht si varrmihes kryesor i SHENDETIT te shqiptareve.kjo nuk duhet te bjere mbi kurrizin e socialisteve…

  • Nuk mjaftohen me varferimin kafsheror qe po i bejne ketij populli por dhe po e helmojne kafsherisht. Mos dije gje Paleshja per zullumet e zevendesit te tij eshte absurde. Ja ku ka shkuar poshtersia e ketij pushteti, ja kush jane ato “Rilindasit” e leshit dhe Peleshit. Nje tufe maskarenjsh qe rrjepin duke qene edhe ne qeveri edhe ne bisnes edhe ne trafiqe droge. Yyyyy plehra

  • Keta Jane PRA ATA qe futin pesticide te ndaluara, qe futen ne te gjitha pikat doganore te ndihmosh nga Angjelina Vuksani pergjegjese e pesticideve ne Aku dhe fatos semi pergjegjes I doganave, Vuksani eshte bashkpronare e firmes pirate shega me shkoder, ministri nuk Di cbehet.

  • Ne te RIPJEDHJES ,duam leke ,te fitojme sa me shume ,hani mut ju komentues ,kush na kontrollon ,ne kemi cdo gje ne dore . Ne e bejme ligjin ne dogana . Ne i fusim helmet ,pa problem ,bile pa dogane . Kanserin , ja kemi futur e keni ngrene o popull dele qorre ,por ne , ju kemi droguar femijte e juaj ,dhe dihet rinia te ngre zgupthi ,ajo ben revolucion , por na marshi te keqen ,i kemi mare masat .E kemi zgjidhur problemin me rinine .
    Ky zevend Min duhet te futet ne burg .Peleshi te mos justifikohet .Kurse fai kryesor ,pervec Peleshit ,bie mbi Ramen ,ku dihet nje zevendes minister , nuk lejohet te beje ligjerisht aktivitet ,sidomos ne kete fushe .Nuk e di do prononcohet ky Rama per kete lajm ,apo do tregohet indiferent , ashtu si me aroplanet qe sperkatshin mushkonja para ca kohesh. Faleminderit O Edi Rama ,per te gjitha …Me keqeardhje paska me keq se Sali Berisha ….

  • Qudirat në botën shqiptare janë të pa fundmë dhe nga më absurdet saqë zorë ti hasish në ndonjë vend tjetër të kontinentit tonë, e ndofta asgjë kundi në rrozullin toksorë! Mjerishtë mëngjesët në vendin tim hapen më lajmë dhe kronika të zeza e po ashtu ngryset dhe mbremja duke na mbeshtjell gjithë qënjen tonë më një tis të zi ku jeta bëhet gati gati e barazvlershmë më vdekjen.
    Njërez të lodhur e të rraskapitur që ënden rrugeve pa rrugë dhe bulevardeve që herë të djegin nga vapa e herë të qullosin më ujerat e mbledhura të shiut perzier më ujëre të zëza,që derdhen kudo sipas rastësisë zollumqarë.
    Anash rrugevë plasë muhabeti i atyre pak klienteve që munden më rrufitur një kafe të dytë shoqeruar më ndonjë gotë raki ashtu sa për të shtyer disa çastë demek defrimi si e vetmja menyrë për të larguar ca çaste stresin e perditshëm që ka kapluar sot çdo shqipetar e shqipetarë.
    Të rinjët fale tekologjise modernë qe bota ka shpikur dhe po na e shet më një çmim thuajse të perballueshem i ngrysin oret në sallat e internetit dhe në telefonat e tyre inteligjent ndofta duke shpresuar se mos gjëjnë ndonjë menyrë të voliteshmë për tu larguar sa më parë nga ky vend i mallkuar që nuk po i afron asnjë mundesi per ta dashuruar atdheun e tyrë, dhe si të vetmen mundesi shohin turitjen nga sytë këmbet tamam si zogjë të plagosur e të drobitur që i ka braktisur turma e zogjeve shtegtarë.
    Ndersa pushtetarë dhe politikanet tonë horra mburrën çdo ditë demek më arritjet e tyre në permbushjen e detyrimeve dhe premtimeve të dhenura fushatë pas fushatë në keto 28 vitë të kobëshmë per qytetarët ku rrealisht ju është veshtersuar jeta deri në skajnë më ekstrem çka e deshmojnë vrasjet dhe vetëvrasjet që ndodhin orë pas ore dhe ditë pas ditë,ndersa shtetarë vazhojnë ti bjenë trumpetës tyrë duke aluduar për arritje në të gjitha aspektët.
    Çfarë absurditeti çfarë dhimbje dhe ironie ata na mburren se po punojnë ndesa qytetaret e mjerë mundohen si e si të emigrojnë larg vates tyrë pa shpres e pa kurrë farë mbeshtetje nga basdardet dhe tiranet ku për ironi të fatit na kanë shtuar mbi korriz demek një minisri pre emigracionin dhe diasporën.
    Të gjithë sa janë sot politikanët tanë kanë vetëm një qellim të pasurohen pafundesisht dhe të lahen e të shplahën nga mekatët e tyre qoftë edhe duke e djegur SHQIPERINË per të ngrohur ujin në pishinat e tyre….!

  • Perdorimi i stimulanteve ne prodhimet bujqesore(perime , fruta , drithera,)mbas atyre ne blegtori’ perbejne sot per njerzit rrezikun me te madh vdekjeprures . Ne keto kushte eshte detye emergjente e ministrise se Bujqesise te paraqese nji ligj te vecante ne kuvend per ndalimin e perdorimit te tyre ne vendin tone!
    Neqoftese me te vertete ky zv.ministri i bujqesise qenka aksioner ne kete kompani si ai kryetari i Bashkise se Vores me trgetine e pesticideve dhe stimulanteve bujqesore duhet te dorehiqet!

  • Me këtë biznes, usta “Miçoja”, që njëherazi është dhe sekser i “mumuthit” Anastas Angjeli, për “ca punë biznesesh fetare” në Greqi, duke shfrytëzuar postin e Zv/ministrit të Bujqësisë u bëri thirrje publike konsumatorëve, të mos besojnë denoncimet e bëra nga mediat dhe individë dashakeqë që duan të nxijnë e sabotojnë punën e shkëlqyer të ministrit Niko Peleshi për sigurinë ushqimore, por të shkojnë në treg, të blejnë e të hanë ushqime, mbasi janë pa asnjë rrezik dhe me cilësi të lartë, si në tregjet e vendeve të BE, madje sipas tij atje blen edhe ai, ministri Peleshi dhe gjithë zyrtarët e ministrisë Bujqësisë e të AKU.
    Pra “manekini” dhe sekseri i Niko Peleshit e militantuci i PS, po broçkulliste e mashtronte shqiptarët publikisht, duke fshehur krimin masiv ushqimor..
    Hapu dhe sa budallenj na dine. Apo jemi???

  • Ore cfare ka ndodhur mes Pe leshit dhe rilindjoteve se e sulmoi edhe kriepsikoja? Natyrisht tani Dita i vjen pas isos se kriepsikos si media e kazanit rilindjot.
    Po te jete per skandale eshte shume me i madh ai me pikat e basteve po helbete urdhrat nga lart thone te heshtet per keto e te merren me Pe leshin.

  • Neser Rama do pershendese:
    Miremengjes.Nje mrekulli turistike prej leshi i eshte shtuar qeverise.Ne hame aksionet dhe jo buxhetin.qeveria rrit te gjatin

  • JA PSE DITA DHE TEMA JANE GAZETAT ME E LEXUARA NE SHQIPERI….!

    Replike me hicat dhe kerricat

    From: Alban Dega
    Date: August 30, 2018 at 6:41:42 AM EDT

    MEDIAT ME TE LEXUARA NE
    SHQIPERI !

    Nuk ka analize serioze ne Dita ku numri I komenteve te mos i kalojne tri shifrat !
    Ata thone nuk botohen komente!
    Ka komente qe i kalojne gjatesine e analizave apo artikujve te redaksise … !
    Ata shpifin ka censure tek Dita!
    Ka komente krejt jashte teme !
    Ata genjejne nuk lejohen mendime te Dita !?
    Ka komente qe perseriten pike per pike 2-3 here tek i njejti shkrim!
    Ata qe i shkarrashkruajne kukasin se nuk e botohen komentet ….
    Kjo ndodhe edhe per aresye teknike, per cka moderatoret duhet te vene dore dhe ti qethin pa meshire duke lene variantin e fundit pasi e neveritin jo vetem lexuesin, por edhe autorin serioz cka ka ndodhur disa here edhe me komentet e mia qe per nje gabim drejtshkrimor gjate postimit qe prekte permbajtjen eshte postuar edhe 3 here dhe botuar tre here !
    Ata thone nuk gjejme hapesire tek Dita apo Tema !
    Ka komente ala Intelegomari, ala Markuku, ala Anticensure, ala Clausi, ala Infoanali-stiku, ala BLACK SWAM- Korbi i Zi i Vicidolit…
    Ata ia futin kot qe tu dali plot dhe akuzojne Diten a Temen se po i censurojne !
    Mesoni te lexoni para se te shkruani !
    Dita e botuesve Dabulla dhe Thanos, Tema e Mero Bazes nuk jane as RD- ja e Bledi Babales, as Panorama e Mafias se Pogradecit, as 55 e Fahri Derrit Mach te Berishes, hajnia te Gerdecit, bashke vrasesin te 21 janarit… as !
    Jane dy mediat me liberale, me te lexuara, me te komentuara, me tolerante, me te lira e me te pavarura ne te gjitha mediat shqiptare!
    Kane qendrimet e veta, por jane te hapura ndaj mendimit te lire dhe mendimeve ndryshe ..
    Eshte liris e mendimit, pavaresia nga grazhdet e te tjereve, demokracia e botuesve dhe kryeredaktoreve dhe radaktoreve e moderatoreve te tyre, talenti i gazetareve dhe analisteve, prekja e zemrave dhe halleve te popullit, shtetit dhe kombit tond celesi i arte i suksesit te tyre !
    Kjo eshte aresyeja qe jane gazetat me te klikuara e me te komentuara, gazetat me te lexuara ne Shqiperi !
    Me shume lexohet e komentohet nje pordhe ne to se nje bombe tek te gjitha mediat e Kazanit te Vicidolit te marra se bashku !
    Kjo per merite jo vetem te botuesve e kryeredaktoreve te tyre, por edhe te pendave me te mprehta e mendjeve me te ndritura te publicistikes shqiptare si Viktor Malaj e Bedri Islami, Lorenc Vangjeli e Skender Minxhozi, Arben Duka e Moikom Zeqo… e temave te mprehta e mesazheve demokratike e liridashese, atdhetare, te se vertetes qe ato percjellin tek lexuesit !
    Jane dy sojsez shkarrashkruesish qe akuzojne Diten dhe Temen per censure: hicat dhe kerricat !

  • plerat te ndyra te qeverise bejne para me jetet e shqiptareve
    pak se eshte konflijt interesi, por ju bejne mire thote, ti hani

  • ALBAN DEGA @….Paj zotin more cun ,mos na i lavdero TEMEN e MERO BAZES ,ai ka kohe , qe nuk i jep komentet e mia ,mi ka bllokuar . . Me sinqeritet ta them ,eshte byth lepiresi i Rames .Kurse nga ana tjeter kjo gazeta DITA ,mi ka botuar komentet e mia ,pa as edhe me te voglin problem dhe ne kohe. Pra kane nje ndryshim te madh Dita sic e ka emrin e ashtu eshte ,nga ana tjeter Baze Tema eshte erresire . .Nuk kam interes te genjej ,sinqerisht nuk njoh as edhe nje nga keto dy gazeta personalisht . Prandaj mos propogando ne kete gazete te nderuar apolitike Dita ,per gazeten e Bazes ,qe i jargavitet vetem Edi Rames dhe te tjeret i kritikon ,prandaj te ndrehyra ,dhe te uroj shendet ..Baze eshte i barabarte me gazeten 55 e fahriut ,qe lavderon Saliun dhe shan vetem Ramen , jane ne kahe te kunderta ,por jane ,per te mos ndihmuar shqiperine ne pozita te barabarta. Tamam si pjuralizmi i deri me socem ,ku qe te gjithe jane me te njejtin program ,si PS ,PD e LSI e me dreqi me te birin ,jane binjake , me kundershto po te duash , por me fakte . Edhe ju personalisht ,mos luani me nje porte ,dilni edhe nga nahia tjeter ,ne qofte se doni sado pak te ndihmoni!? ….Ta them kete se Saliu nuk vjen me ne pushtet ,ka cof ,nje here e pergjithmone ,por cfare ti bejme ,kesaj tepsise ,dhe timonit qe po ja liron nenen keti populli te mjere ..Ku ti personalisht ,as edhe nje here, nuk e ke kritikuar .Nuk eshte bureri dhe karakter do thoshja , e nuk ndihmon as edhe dreqin me te bir.Nuk durohet hipokrizia ,,te keshilloj luaj me dy porta.Ose ???????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *