Brunet kthehen në bionde për t’u dukur më tërheqëse?

Mila Hysotoci

Motrat e famshme Kardashian kanë sfiduar gjithmonë me ngjyrat e ndryshme të flokëve. Kim Kardashian, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner kanë provuar disa herë të jenë bionde gjatë jetës së tyre dhe kush mund të thotë se nuk janë dukur bukur?

Nëse pajtoheni edhe ju me idenë që biondet bëjnë më shumë qejf dhe janë më tërheqëse, atëherë ja ku janë tri motrat që mund t’jua vërtetojnë këtë.

Kylie është brune dhe e tillë mbeti deri në ditëlindjen e saj të 21-të. Nëna e re dukej e mrekullueshme me flokët e gjatë biondë, veshur me një fustan në rozë të zbehtë me rastin e festës së saj.

Kim, gjithashtu, tenton të kthehet pas në kohë duke kujtuar flokët e saj të gjatë platin. Edhe pse daljet e fundit i ka sërish me flokë të errët, ylli i reality show-t përfshihet vazhdimisht në stilin e flokëve të ҫelët që i duken po aq bukur.

Khloe është një tjetër Kardashian që mund të duket gati-gati e pabesueshme si bionde, por ja që edhe ajo ka tentuar të jetë e tillë. Ashtu si motrat e saj, Khloe ka eksperimentuar me ngjyrën e flokëve gjatë viteve dhe po ashtu si ato, ia del gjithmonë të duket bukur.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *