Punë e paqme në shërbim të gjuhës

redaktor

 

Letër e nënshkruar

Gjon Neçaj

 

Mbaj mend, se kur Kryeminsitri i zgjedhur, Edi Rama, mori mandatin për të qeverisur Tiranën, këtu e vite më parë, administratën, si të thuash e mori në “provim” për drejtshkrim .E ishte i vetmi pushtetar që mbronte gjuhën e bukur shqipe,”të bekuar nga Perëndia”, siç kanë lëçitur rilindasit e mëdhenj. E siç duket edhe tani, po në detyrën e Kryeministrit, hodhi llafin për të punësuar në zyrat e shtetit redaktorë letrarë, pasi, siç tha ai, e kjo më se e vërtetë, shkresat në zyrat e shtetit shqiptar shkruhen jo në standardet e gjuhës shqipe. E mendoj se nisma është një punë e paqme në shërbim të gjuhës dhe kulturës, për çka këto 23 vjet kemi patur shumë dilema e trysni për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Ndaj janë shumë kuptimplote fjalët e mëposhtme të përkthyesit Hans- Joachim Lanksch, i cili para pak ditësh më shkruante në adresën time në rrjetin social facebook: “Shpresoj që qeveria e re, nën udhëheqjen e nji artisti, me një ministre kulture përkthyese dhe një ministre arsimi gjuhëtare do të bajë ma shumë për kulturën dhe do të merret ma seriozisht me kulturën sesa qeveritë e derimëtashme. Ju përshëndes, Hans.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *