Cristiano Ronaldo “rizgjohet”, shënon dy gola ndaj Sassuolos

Mila Hysotoci

Juventusi arriti të fitonte 2-1 në transfertë ndaj Sassuolos, sulmuesi portugez zhbllokoi ndeshjen me një gol me fat, pasi topi që bëri karambol në zonë dhe u përplas në shtyllë, i erdhi në këmbë CR7-s, i cili vetëm sa e shtyu në rrjetë.

Për kampionët e Italisë problemi i vetëm deri tani kishte qenë se blerja 100 milionësh Cristiano Ronaldo nuk kishte gjetur ende golin e parë, por në minutën e pestë të pjesës së dytë, “CR7” shënoi, pasi u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur, pas gabimit të Ferrari, gjatë një goditje nga këndi.

Ndërsa goli i dytë erdhi pas një goditjeje të bukur me të majtën në zonë.

Në fund të ndeshjes shkurtoi diferencën Babacar me kokë, ndërsa Douglas Costa u ndëshkua me të kuq pasi pështyu kundërshtarin.

https://www.youtube.com/watch?v=I9lHPbkk2NA

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *