Gabimet në veshje që ju bëjnë të dukeni më të vjetra

Mila Hysotoci

Mosha juaj mund të ndryshojë edhe stilin tuaj të veshjes, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshme.

Kjo do të thotë se një fund i papërshtatshëm ose ngjyra e papërshtatshme e flokëve apo edhe gjatësia e tyre mund të bëjnë që të dukeni 10 kile më të plota ose 10 vjet më të vjetra.

Këto janë gabimet që beni dhe ju bëjn të dukeni më të vjetër dhe më të plotë  se ata që jeni në të vërtet.

Masa e gabuar e rrobave

Në këtë pikë, ju duhet të dini se shumë shpesh, ne blejmë rroba që janë në madhësinë e gabuar.

Kjo është arsyeja pse duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur bleni rroba dhe sigurohuni që t’i blini ato në madhësinë e duhur.

Shumë ngjyrë e zezë

E zeza është elegante në pothuajse çdo rast.

Megjithatë, sa më shumë plakeni, e zeza bëhet ngjyra që ju duhet të shmangni.

Nëse parapëlqeni të vishni një fustan të zi të shkurtër, ju mund ta vishni atë, natyrisht, vetëm sigurohuni që të përfshini disa aksesorë me ngjyrë.

Veshja e fustaneve shumë të gjata

Vetëm për shkak se jeni më e vjetër, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të vishni funde të shkurtër kështuqë mos e egzagjeroni duke u mbuluar e gjitha me fustan.

Kujdes me shallët

Ju mund të mendoni se dukeni “cool” ndërsa mbani një shall mëndafshi rreth qafës tuaj, por na besoni, nuk dukeni. Në të vërtetë ju dukeni si një stjuardesë nga vitet ’60.

Mos harroni, shalli është një aksesor shumë i mirë. Megjithatë, në vend që ta vendosni në qafë, mund ta përdorni atë në çantën tuaj ose mund të bësh vetë një byzylyk mëndafshi.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *