Zjarr në portin gjerman, digjet jahti luksoz

Leda Hysa

Një jaht luksoz me emrin “Sassi” është djegur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në portin e Lyrssen-it në Gjermani.

Mësohet se bashkë me të u dogj edhe një barkë lundruese.

Për shuarjen e zjarrit u mobilizuan 160 zjarrfikës, raportojnë mediat gjermane.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve, nuk pati viktima apo të lënduar.

Mësohet se dëmi i shkaktuar nga zjarri  llogaritet rreth 500 milion euro. Jahti luksoz me gjatësi 220m dhe gjerësi 45m, pritej të largohej të hënën nga porti.

Ndërkohë autoritetet gjermane, kanë nisur punën për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *