Sekretet e një martese të lumtur

Mila Hysotoci

Ka mjaft çifte, që pas 10-15 vitesh martesë ia kanë dalë të qëndrojnë bashkë, të lumtur e të kënaqur. Po cili është çelësi për një martesë të lumtur? Kemi përzgjedhur disa këshilla, të cilat ndihmojnë që martesa juaj të zgjasë sa vetë jeta…

Jini vetvetja në fillim të marrëdhënies

Jini vetvetja që ditën e parë, në mënyrë që partneri t’ju pranojë dhe t’ju dashurojë për atë që jeni, jo për atë që beson se jeni.

Ushtroni ndjenjën e humorit

Një ndjenjë e fortë humori është i nevojshëm për të pasur një martesë të lumtur. Mundohuni të nxirrni në pah humorin edhe në situatat e pakënaqshme. Do t’ju ndihmojë të kaloni momentet të vështira.

Falni, falni, falni

Falja është fjala më e rëndësishme për një martesë të shëndoshë. Keni ndërtuar marrëdhënien bazuar te besimi. Mos supozoni se partneri i bën gjërat me qëllimin e vetëm për t’ju mërzitur. Ndoshta vetëm nuk e kupton se gjërat që bën ju bezdisin.

Mos u inatosni për vogëlsira

Le të ketë diferenca mes jush pa i kthyer në çështje të rëndësishme. Nëse diçka ju bezdis me të vërtetë, flisni pa e akuzuar dhe dilni në krye të bashkëbisedimit pa u grindur.

Ndani përgjegjësitë

Nëse të dy punoni 80 orë në javë, përse duhet të jeni ju ajo që duhet edhe të gatuani, edhe të pastroni? Gjeni së bashku punë që të dyve ju shkojnë përshtat, për shembull larja e enëve apo hedhja e mbeturinave në kosh. Gjeni mënyra për të krijuar një rutinë ku të përfshiheni të dy në punët e shtëpisë.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *