Apple zbret nga froni, Samsung firma më popullore e celularëve

Leda Hysa

 

Apple nuk është më në krye të listës botërore te shitjes së telefonave.

Raporti më i fundit i botuar nga Newzoo, bën të ditur se kompania e famshme amerikane ka zbritur në vendin e dytë duke i hapur krahun gjigandit koreano-jugor Samsung.

Sipas këtij raporti në muajin qershor të këtij viti ishin në qarkullim 3.6 miliardë telefon aktiv në përdorim në të gjithë botën.

Firma më popullore në botë për telefon ishte Samsung, me 893 milionë pajisje aktive dhe një pjesë të tregut prej 27%.

Apple ishte në vend të dytë, me një pjesë tregu prej 24%.

Avantazhi i Samsung është kryesisht për shkak të përzgjedhjes së pajisjeve të lira të kompanisë, të cilat janë të përshtatshme në tregjet në zhvillim si India.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Apple prej kohesh duhet te kishte zbritur nga vendi i pare, vendi i dyte per ta eshte nder, por do te shkojne me poshte.
    Nuk po investojne ne teknologji kane mbetur pas te tjereve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *