Prej ditës së sotme nis taksimi për Rrugën e Kombit.
Kompania konçeisonare prej ditësh tashmë ka gjithçka gati. Tollet e shkatërruara nga protesta e para disa muajve janë ndërtuar nga e para.
Psportelit ndodhen edhe forca policie të pranishme për të evituar çdo incident.
Më 31 mars të këtij viti në sportelet ku do të paguhet taksa pati protesta të dhunshme nga banorët e Kukësit të cilët parashikoheshin të paguanin të njëjtën tarifë si kalimtarët e tjerë.
Siç është bërë me dije, banorët e zonës dhe përdoruesit e shpeshtë do kenë tarifa të lehtësuara.
Kompania koncesionare është shprehur se procesi ka nisur pa probleme. Janë 10 sportele ku do të kryhet pagesa, ndërkohë që vetëm për banorët e Kukësit janë vënë në funksion 2 sportele.
Referuar paketës lehtësuese, banorët dhe 11 linjat e autobusëve që operojnë në Qarkun e Kukësit do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim në rrugën e Kombit.
Për të përfituar reduktimin e vlerës, këta përdorues do të marrin falas pajisjen elektronike telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Kjo tarifë e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Pjesë e uljes së tarifës do të jenë edhe bizneset që kryejnë mbi 20 kalime në muaj. Për këto kategori do të përdoret një reduktim çmimi i përshkalllëzuar, i cili rritet me rritjen e numrit të kalimeve.
Kështu, për 20-30 kalime në muaj, këto automjete përfitojnë 10% ulje të tarifës, duke shkuar në 40% reduktim për automjetet me mbi 60 kalime në muaj. Kjo do të thotë se për një kamion të rëndë, që për 20 kalime do të duhej të paguante 450 euro, duke u aplikuar tarifa e reduktuar prej 10% do të duhet të paguajë 405 euro, apo 45 euro më pak. Ndërkohë që, për të njëjtin kamion, që kryen 60 kalime në muaj, vlera e reduktuar shkon në 540 euro, duke qenë se me tarifat e paracaktuara do t’i duhej të paguan 1350 euro, ndërsa tani 810 euro.
Skema lehtësuese u miratua pas kundërshtimit të tarifave të vendosura dhe djegies së kabinave ku do të kryhej pagesa nga banorët e Kukësit. Ndërkaq, për automjetet që nuk bëjnë pjesë në këto kategori, mbeten në fuqi tarifat e bëra publike më herët. Më konkretisht, për mjetet me 3 rrota kjo pagesë do të jetë 2.5 euro, për veturat 5 euro, për autobusët dhe kamionçinat 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro, ndërsa për kamionët e rëndë 22.5 euro.
Taksimi i autobusëve të linjës
Janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;
Për të eliminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;
Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;
Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqipëria dhe Kosova):
Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;
Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;
Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;
Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%;
Shembulli i reduktimit të tarifës për kamionët e rëndë:
Tarifa zyrtare 22.5 euro/kalim
Për 20 kalime/ muaj 450 euro
Përfiton 10% reduktim (45 euro)
Paguan 405 euro
Për 60 kalime/muaj 1350 euro
Përfiton 40% reduktim ( 540 euro)
Paguan 810 euro
Pagesa për kategoritë që s’bëjnë pjesë në paketën lehtësuese:
Motorr 2.5 euro
Veturë 5 euro
Autobusë dhe kamionçina 11.2 euro
Kamionët e mesëm 16.2 euro
Kamionët e rëndë 22.5 euro
l.h/ dita

Shyqyr qe ja arritem dites,.ishte kusht per integrimin.
Ja ku u dha me koncension dhe rruga, ne menyre qe te behej me kalimi me pagese. Te pakten hiqni taksen e qarkullimit nga nafta, o qeveri grabitesish.