VIDEO: Shkolla “Kosova” hap dyert në Tiranë pas një lufte 15 vjeçare

Leda Hysa

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur një formë të veçantë urimi me rastin e fillimi të vitit të ri shkollor 2018-2019.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Rama thekson se pas një lufte afro 15-vjeçare me ata që morën padrejtësisht shkollën 9-vjeçare ‘Kosova’, tashmë ky institucion ka rilindur. Sipas Ramës, kjo shkollë është simbol i historisë së Tiranës, i cila do të inaugurohet sot me rastin e kësaj dite të shënuar.

Po ashtu në videon në fjalë shihet edhe një nga personazhet e dashura për publikun shqiptar, këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea. Ky i fundit është një nga nxënësit e shkollës ‘Kosova’, ndërsa nuk nguron që të shprehë emocionet për ndryshimet që ka pësuar ai vend ku studioi për 4 vite.

MIRËMËNGJES

dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Komuniste! Po kopjoni Dullen i cili hapte shkolla shqipe! Poshte komunizmi dhe Edvin Kristaq Rama.

    Shkolla eshte ndertuar nga eterit tuaj komuniste ndaj duhej dekomunistizuar me themel sic edhe u be, po ju e ngritet perseri. Priteni deri sa te vije PDja ta dekomunistizoje prape me eskavator.

    Poshte komunizmi! Rrofte Sali Berisha! Rroshin skemat piramidale!

  • Dhjeliaj harroi se sa oborre shkollash u dhane nga kriepsikoja si sheshe ndertimi sa ishte kriebashkiak. Piesni Lame ziun se ai jeton ne nje pallat te tille madje ka ndertuar dupleksin e tij ne nje kat shtese pa leje qe e legalizoi sa u be Drejtor i Aluiznit, njesoj si Lulushi qe i dha leje vetes per kat shtese. Mos beni kot gerr verr se njesoj jeni PD-PS-LSI hajdute e xhambaze qe po i vini hakut fukarait popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *