Rama-Veliaj përurojnë shkollën “Kosova”: Basha donte ta bënte pallat, sot është shkolla më e bukur e Tiranës

Leda Hysa

Pas 15 vitesh, shkolla 9-të vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës, si shkolla më moderne dhe më e bukur e Tiranës.

Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas 15 vitesh merr fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës Kosova në pallat.

Këtu në këtë truall u ngatërruan të gjitha së bashku që nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykatave. Shkolla u dogj trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme më pas u prenë pishat që ishin këtu më parë dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për ta marrë lejen e pallatit që do kishte zënë përfundimisht këtë kënd historik të arsimit të Tiranës. Pastaj administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan të ndërtonte pallat dhe më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e  Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri që sot nuk është më një projekt në 3D por është një projekt përpara syve tanë. Besoj se është koha dhe së bashku me Erionin do ta çlirojmë dhe pjesën djathtas në mënyrë që të kemi një hapësirë të denjë midis shkollës Kosova dhe gjykatës dhe fëmijët të përfitojnë më shumë mjedis publik”, tha Rama teksa dha lajmin e  mirë se është gati dhe nisja e punës për ndërtimin e  17 shkollave të reja në kryeqytet së bashku me Bashkinë.

Brenda pak javësh së bashku me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë projektin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që tanimë janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave, të projektuara nga arkitektë të mëdhenj të huaj që dhe që do jenë në vazhdën e kësaj pamje dhe kësaj cilësie të re për shkollat ku shkojnë fëmijët tanë”, tha Rama.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e kësaj shkolle. “Erion, ti se di sa më rreh zemra për këtë shkollë të re të Tiranës që ke bërë. Sot janë 10 mijë nxënës që po përjetojnë të njëjtin emocion. Investime janë një vlerë e paçmuar dhe ne do të vijojmë vijojmë”, u shpreh Nikolla.

Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi nxënësit e shkollës “Kosova” për fillimin e vitit të ri shkollor që këtë vit nuk do të duhet të studiojnë me dy turne të shpërndarë nëpër shkolla të tjera. “Mua sot më gëzon zemra kur shoh ish-shkollën time e transformuar pas një kaluari shumë shumë të gjatë. Jam i sigurt që sot i gëzon zemra jo vetëm atyre që janë nxënës, por atyre që janë prindër, atyre që janë gjyshër dhe gjyshe, atyre që janë dhe fqinjët e këtij komuniteti dhe anëtarët e këtij komuniteti se si shohin një tokë të shkretë, një histori të dhimbshme të tranzicionit tonë të transformuar në një mrekulli. Ne të gjithë kemi qenë krenar dhe kemi thënë, kemi bërë shkollën “Kosova”, u shpreh Veliaj, teksa tha se shkolla Kosova përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë, që nga djegia dhe tentativat për të bërë pallat e deri 5tek rindërtimi I saj me kushte moderne.

“Kjo shkollë pa edhe rrumpallën e viteve ’90 edhe ndërtime pa leje rreth saj, madje edhe në oborr kemi pasur disa ndërtime pa leje që ju e dini fare mirë me sa mund janë prishur. Kjo shkollë pa edhe atë kazino-kapitalizmin e dikujt që ishte gati jo vetëm ta digjte shkollën, por të mbyllte letrat në gjykatë me një eficencë që askush se kishte parë ndonjëherë në gjykatat shqiptare dhe ta përgatiste për një grabitje të madhe.

Ja ku jemi sot dhe unë besoj që pavarësisht se çfarë dëgjojmë në fund veprat mbeten dhe ajo që vendosëm me kryeministrin që dua ta falënderoj me gjithë zemër sot, si një nga meraqet e para kur ne fituam Bashkinë e Tiranës për të filluar punën, shkolla “Kosova”. Në fakt bëmë një shpronësim që na vlejti pothuajse sa e gjithë vlera e shkollës e megjithatë thamë, ia vlen, duhet bërë. Është domosdoshmëri që Tiranës t’i japim jo vetëm një shkollë të re, por edhe një simbol të ri se çfarë do të thotë të bësh punë publike”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë falënderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për vendimin e marrë për të mbështetur transformimin e kësaj shkolle ku do edukohen brezat e ardhshëm. “Të falënderoj Edi me gjithë zemër! Juve, Linditën, gjithë Qeverinë, jo vetëm ata që merren ekskluzivisht me arsimin, por të gjithë ata që si një fuqi transformuese vendosën të ndryshonin këtë shkollë. Falënderimi i shkon mësuesve, drejtoreshës, ministres sonë të Arsimit. Ndonjëherë edhe unë harroj sa shpejt ikën koha, mbaj mend që kemi qenë me Edin, Linditën, Mirelën, në krahun tjetër të rrugës, kur para një viti mbaroi Liceu, dhe çfarë transformimi kemi aty tani që po shtohet salla e aktiviteteve dhe koncerteve. Në fakt edhe këtu te shkolla “Kosova” po shtohet salla e aktiviteteve, sapo e kemi mbaruar mbrëmë. Do të thotë se pas mësimit mund ta përdorim, një koncert, një recital, një poezitë, një bandë muzikore, siç po bëjmë aktivitete e tilla në të gjitha shkollat komunitare”, deklaroi Veliaj, i cili ftoi nxënësit dhe fëmijët e këtij komuniteti që pas mësimit të shfrytëzojnë ambientet e shkollës së rindërtuar ‘Kosova” e cila hap dyert edhe si qendër komunitare. “Për herë të parë kemi filluar edhe nga klasat parashkollore, kemi filluar nga kopshtet. Kemi filluar me një klasë parashkollore pilot, e cila më pas do të vazhdojë edhe më tej. Dhe lajmi tjetër i mirë është se nuk është me një shkollë ushtrimore 4-vjeçare, as 6-vjeçare, është në fakt një 9-vjeçare e plotë. Kështu që për herë të parë do të jetë gjenerata e re, të cilët do të thonë jemi te shkolla 9-vjeçare “Kosova” dhe jo shkolla ushtrimore 4-vjeçare”, deklaroi Veliaj.

Shkolla Kosova është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Po per cfare i doni 17 shkolla more te pangopur ??? Shifrat e femijeve qe shkojne ne shkolla eshte e frikshme. Renia qe nga viti 1991 eshte 263 000 me pak se sot qe shkojne 296 000 dmth 23% me pak se ne 1991. Dhe e krahasuar nga viti i kaluar renia eshte 7.1% qe do te thore 23 000 me pak se nga viti i vjetshem. Per cfare ju duhen 17 shkolla qe ishalla shkofshi te 17 ( pavioni 17 i famshem )

    • Po si thua ti , perse i duan 17 shkollat ? Per idiote si ti , ndoshta duhen mbyllur edhe keto shkolla qe jane…..
      Ne shkalle vendi , more i sapo dale nga 17-ta , vertet ka rene numuri i nxenesve , por ne Tirane , eshte rritur numuri i tyre , per shkak te levizjeve demografike . Edhe ne Tirane , edhe ne shkalle vendi , synimi eshte qe te eliminohet mesimi me dy turne , nje semundje kronike , qe nuk iu nda kurre vendit tone . Ja , per kete duhen , jo 17 shkolla , por ndoshta edhe me shume .

  • Ne kete gazete zoti me comentin “nje vezhgues i drejte” pak me poshte lexo,shkaterrohet banda shqipetaro italiane.Aresyeja qe ky vend i quajture Albania dhe jo Epir sic ishte para Turqise edhe te dokumentuar nga Marin Barletti,tregon qe ky shtet nuk mund te behet se mohon vetveten,historine,identitetin ne Tij ne emer te nje nacionalizmi te nje shteti islamik.
    Por ironikja eshte qe ky shtet me Identitet islamik mbeshtetet akoma nga fashistet e Romes qe Epiri i Pirros ju iku nga duart per 1100 vjet Bizant.
    Kush ve ne diskutim Presidentitn Bush apo edhe te gjithe historianet serioze qe pershtypjet qe deklaruan per kete state pa histori e quajten thjesht nje shtet myslimane.
    E verteta dhemb dhe do guxim dhe ndergjegje ta pranoje dikush,por me nje popullsi qe e ndalojne te mesoje te verteten dhe behet vegel e propagandes percarese dhe jo historike,eshte shume e veshtire.

  • Milet hajdut injorant , dogjen shkollen te benin pallat dhe me skandal akoma qe per gjith keto vite e shnderruan ne parking
    U mallkofshin per jete ata.qe e dogjen dhe ata qe lejuan parkimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *