Kur humbi zgjedhjet u betua,
se do largohej fare,
por kjo askujt nuk ju besua,
në trojet shqipëtare!.
Deshte të mbetej një baba,
në qoshe të shtëpisë,
dhe Lulit seriozisht ja dha,
drejtimin e partisë!.
Se Lulin mund ta komandonte,
se Sala mbetej dashi,
ndaj Sala kurrë s’dëshironte,
të zgjidhej Kol Olldashi!.
I dimë të gjithë ato që ndodhën,
e dimë të vërtetën,
mbasi fitoren paq ja vodhën,
i morën edhe jetën!.
Zgjedhja e Kolit në parti,
për Salën do qe tmerr,
sepse e dinte mirë ai,
që Koli qe “kokëderr”!.
E dinte mirë se Atë,
s’e komandonte dot,
ndaj lartësoi këtë gdhë,
servil edhe idiot!.
Ndaj Lulëzimin lartësoi,
nga zgjidhjet-më e mira,
dhe asnjëherë s’e pengoi,
të bënte marrëzira!.
Usta i vjetër është Saliu,
që di të lozë çdo lojë,
e la të digjej Luli ziu,
ta heqi kur të dojë!
Vërtetë që Luli është gdhë,
po Sala është zhivë,
tani PD-ja nuk ka më,
tjetër alternativë!.
“Dum Babën!.”-që të gjithë thonë,
të rinj edhe të vjetër,
dhe Sala ka goxha firomë,
dhe për një ndeshje tjetër!.
Po Sala kurrë nuk ka ikur,
kurrë s’ka fjetur gjumë,
kur e mendonin zjarr të fikur,
ai u ndez më shumë!.
Ai çdo ditë vazhdon përpjekjen,
askush mos e harrojë,
dhe pikë takimi s’ka me vdekjen,
do rrojë sa të dojë!.
Vazhdon çdo ditë me dixhitalin,
dhe pse i marrë komplet,
dhe pse gënjeshtra veç i dalin,
mëndjen aspak s’e vret!.
Nuk di të verdhet-as të kuqet,
dhe turpin e ka vrarë,
tani të gjithë ja dimë huqet,
e dimë që është i marrë!.
Tani PD-ja është shkretuar,
nuk ka asgjë në thes,
gjersa Saliu i shkalluar,
është e vetmja shpresë!.
Kështu e katandisi Luli,
që kur frenat ka marë,
flamurin gjysëm shtizë ja uli,
që nga ndeshja e parë!
E asnjëherë s’ja ka dalë,
të ketë mini-fitore,
po u mësua ai djalë,
me humbje madhështore!.
Edhe së fundi nuk e ndiu,
as fati-as Monika,
po nuk u kthye xha Saliu,
PD-së nuk i del frika!.
Ndeshja e radhës po afrohet,
s’e dimë çdo bëjë Zoti,
po SHQUPI prapë do shpartallohet,
nëse s’mbaron bojkoti!.
Luli s’do ketë më dorë të lirë,
që listat të hartojë,
me dorë të hekurt xha Saliu,
çdo gjë do kontrollojë!.
Saliu pak do kthejë besimin,
ai kollaj nuk tutet,
me këdoqoftë-pa Lulëzimin,
çdo humbje do të zbutet!
A.DUKA

Kur Saliu te ike nga kjo bote,
do ta qaje me fort PS or shoke,
nuk ka mall sot SHQUP per Salen jo,
por eshte Rama qe pa Sal dot nuk rro,
Sala ka faj, Fajin e ka Saliu,
kaq di te thote akoma ky Ram-ziu,
kur Sala ne varreze neser te shkoje,
me shume se Liria, Rama do vajtoje,
por dhe kur Sala te ike nga kjo bote,
Fajin e ka Saliu, prap Rama do thote.
Sala ketu dhe Sala atje prap,
Rama pa Salen duket krejt trap,
dhe trapi Ram ate Salen do perjet,
qe Fajin e ka Saliu ne goje ta kete.
ka ardhur koha per Shqiperine sot,
pa Sal e pa Ram kete cop idiot.
RAPSODI POPULLOR! Ti vetem popullor nuk je. Akoma truri yt nuk e ka kuptuar se çdo poshtersi ne kete vend e ka mbjelle qoftelargu vampir Salih. (E ka emrin Salih, jo Sali siç i thua ti. E ka ndryshuar si datlindjen per ta patur sa me afer Enverit dhe Ramizit, ndaj e ka çuar ne tetor). Mjere ti per trute e kokes.
Dysh famkeqe
Në këtë tufë vjershash ndoshta s’ ka lule-manushaqe
po shqetësime të sinqerta që vlojnë diku në shpirt,
s’ janë këngë tallava e as imitime budallaqe
që nëpër ekrane me bujë po na mbytin çdo ditë.
Më ther në zemër për këtë Atdheun tim të bukur
brengën që më brengos me juve desh ta ndaja,
në vend që të fluturonim në qiellnajë si flutur
baresim kuturu rrugëve e rrallë nëpër maja.
Për njerëzit më duket bëra një libër të sinqertë
se ju më jeni porsi lule e pastër në pranverë.
Për vjershat kam besim se prapë do jeni të vërtetë,
ndaj u lutem, vërejtjet mos m’ i kurseni asnjëherë.
Më dhemb vendi, nga thelbi i zemrës ju përshëndes
ky është takim i ri, me poezi po u shtroj sofrën,
sepse ëndërr kam që Shqipëria jonë në univers
të më ndrijë si Skënderbeu kur mbrojti Europën.
Është e fundit kjo tufë me vjersha, që desh e grisa,
nuk më bën zemra, të këndoj vuajtjet që heq atdheu.
S’ mund të kem mirësi për atë dyshen Nano-Berisha,
zot, për ta pse s’ më dhe atë forcën që kish Anteu?!..
Ata kanë njëzetë e pesë vjet që na morën zvarrë
sa popullit në tru ia jepte kjo famëkeqe dyshe,
se vendin e bekuar dhe brilant bënë për të qarë,
në histori për mafiozët s’ ka si të flitet ndryshe.
Ata herët kërkuan të futemi në Europë
birbot që në hapat e para na hodhën hi syve.
Në të vërtetë vendin e zhytën më keq në gropë
ne fakirët tani u falemi më kot perëndive.
E kjo pari që mashtrimi të mos u dilte sheshit,
prodhuan veç fjalë hipokrite për të bukurin vend;
aq sa popullit prej tyre i dhembte daullja e veshit
nga psikoza tani s’ ka mjek të na shërojë nga mendt.
Dhe ne heshtëm pa mbarim para parisë së dështuar
lejuam krimin e llahtarshëm të këtyre bandave,
duke humbur vite e dekada, jemi të vonuar,
kaq gjatë u bëmë përkulje këtyre të marrëve.
Kapur nga klane mafioze, grupe, banda e çeta
janë akoma në sinkron me kompaktësi të frikshme,
sa shohin dhelprat se u rrezikohen zhvatjet e veta
kërcënojnë me jetë, shpikin teori të përbindshme.
Tjetër gjë kërkuan studentët në vitin nëntëdhjetë
mafja u mori lirinë që e ndanë në ngastra;
popullin e vuajtur zhytën në llum siç deshën vetë
përbetoheshin se do drejtonin me duar të pastra.
Me të drejtë revoltohem për heshjen tonë të gjatë
që i lamë të na shkelin banditët si gjethet në vjeshtë.
Në tërë globin s’ është parë më e poshtër fushatë
ne rrimë, shikojmë, shullëhemi në diell, të mefshtë.
E dini që nuk janë kaq trima këta minj gjirizash
kur populli ngrihet si uragan për drejtësi të paparë?
Vini re si përbetohen dhe si zvarranikë drizash,
servilosen, sikur ç’ u takon ata paskan marrë.
Për atdheun e bukur do më flasë pareshtur zemra,
se në kokë vazhdimisht duhet ta ketë zemrën burri,
e jo të përplasë buzët mekanikisht si në ëndrra
është rasti si trimat qëmoti t’ i bëjmë ballë çdo llumi.
Unë s’ dridhem në kaos të globit, bëma kanibalësh,
që vendin tonë të diellt’ me një popull krejt qelibar,
kopukët e futën në errësirë të zhytur hallesh
betohem atdhe, për ty do mbetem më i miri ushtar!…
Shenim: Ty rapsodi popullor te duket vetja rapsod i madh. Po s’ ke lidhje fare me kete pune. Nuk je as nje qime e Azis Ndreut, bie fjala e sa e sa te tjere brilant, por i ndjeri Azis m’ u kujtua per momentin.
Shoke te mire mos u zemeroni,
se ju thashe ca te verteta,
nga une kurre mos shpresoni,
te them “Rama tungjatjeta”,
nuk kam lindur une servil,
si ca poete te ndoj partie,
se sot vetem ndonje debil,
i thur lavde kesaj qeverie,
per mua Sala edhe Rama,
jane nje e te pandare,
te dyve tu bjere flama,
te shpetoj popull shqiptar.