Henry Tseng është 111 vjeç dhe ende bën stërvitje çdo ditë.
Ai pedalon në biçikletë për 30 minuta dhe bën yoga teksa është i ulur në karrige.
Kur ishte 90 vjeç ai shkonte çdo mëngjes në një stërvitje aerobie në orën 6 dhe bënte yoga.
Vajza e tij Linda tregon se ai ka qenë gjithnjë një njeri me një jetë aktive, që i pëlqenin sportet dhe noti, dhe kurrë nuk ka pirë alkool apo duhan.
Por përveç kësaj ai ka dhe një regjim ushqimor të shëndetshëm. Në mëngjes ha dy vezë të ziera,gjysmë banane, bukë me gjalp dhe reçel dhe gjysmë tasi me drithëra. Në fund e shoqëron më një filxhan kafe ose një gotë lëng portokalli.
Në drekë ai porosit ushqim të shëndetshëm në restorante kineze, italiane ose meksikane. Ndërsa në darkë ha pulë, mish derri, omëletë ose supë.
Ai thotë se ky është dhe sekreti i jetës së tij të gjatë.

l.h/ dita

Diete e shendetshme me darke: mish derri, pule ose omelete!!! O shoke a e kuptoni cfare keni shkruar apo mos e vrisni mendjen se Granit Drenica i lexon keto!
Nji fakt qe hedh posht te gjitha keshillat e shkences per nji jetegjatesi te garantume ne vecanti ne lidhje me te ushqyerit ne prani te keshillave te ndonji diatologeje.
Kontrasti i keti jetgjati te shendetshem e teper aktiv per tu patur lakmi nga cdo njeri i botes.Po tregoi nji shembull te nji jetegjati 110 vjec qe gjithe jeten nuk u ngop si duhet.Piu duhan qe cilitdo ne prezence te pirjes duhanit do i zinte frymen dhe jo vashdimisht por kur rastiste apo i binte huj per te e deshte “barin e zemres” keshtu e quante goten e rakise.30 – 40 vitet e fundit nuk hante 3 vaktet.Por vetem nji vakt ate te drekes qe e deshte per tu ngopur hak.
Shkenca merret me eksperimente.Po nuk hulumton per te gjete sekretin e jetgjatesise te ketyne tipave qe nuk zbatojne keshilat e saja.Mandej ti gershetojne cfare thon faqet e letrave shkencore.