Një këngë për ish-udhëheqësin komunist që tronditi si tërmet opozitën shqiptare. Me kë është kryebashkiaku i Tepelenës: me ata që por ngrenë muzeun e “Aushvicit shqiptar” apo me ata që vazhdojnë të jenë nostalgjikë të Enverit. Pengu që e mundon Tritan Shehun që kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit dhe pse shqiptarët kanë filluar ta adhurojnë masivisht atë që i sundoi për gjysmë shekulli…
Xhevdet Shehu
Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi është bërë një personazh mediatik vitin e fundit për shkak se, në kuadrin e luftës kundër krimeve të komunizmit, lejoi që kampi i internimit të rrethit të tij të kthehej në muze si “Aushvici shqiptar”. Ndërsa u kritikua skajshëm për këtë qëndrim pro ndërtimit të kampit muze nga veteranët e luftës antifashiste, nga historianë seriozë, analistë e gazetarë të ndryshëm, madje edhe nga jashtë shtetit dhe nga zgjedhësit e tij tepelenas, ai u lëvdua, qoftë dhe në heshtje nga ata që ishin pro kampit, nga ish-të persekutuar të regjimit komunist dhe nga opozita aktuale. Ky qëndrim, si i prerë me thikë, u vu re qartazi në inaugurimin e fillimit të punimeve në ish-kampin, ku mbase i vetmi tepelenas që mori pjesë ishte pikërisht Tërmeti. Tepelenasit e tjerë e bojkotuan ceremoninë. Pjesëmarrja qoftë dhe e heshtur e kryebashkiakut në ceremoni donte të thoshte tërthorazi: nuk më përket mua të vendos për këtë, pavarësisht se kampi ndodhet brenda zonës sime administrative. Vendimet merren atje lart, në Tiranë…
Kjo është plotësisht e vërtetë. Tërmet Peçi rrjedh nga një familje e madhe antifashiste. Gjyshi i tij, Shefqet Peçi, nuk ka qenë një njeri dosido që ta bëjë Tërmetin të ndihet keq. Shefqet Peçi ka qenë një nga komandantët e shquar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Komandant të Përgjithshëm ka pasur Enver Hoxhën. Pseudonimin e Shefqet Peçit gjatë luftës, “Tërmeti” e mban për emër nipi i tij, tashmë kryebashkiak. Mbajtja e këtij emri të çuditshëm në të vërtetë tregon nderimin për gjyshin Shefqet. Në fund të fundit atij ia kanë vënë këtë emër, nuk e zgjodhi vetë. Që nuk e ka ndërruar emrin, ka bërë mirë dhe tregon se është një njeri me integritet. Ai ndihet krenar me luftën që ka bërë gjyshi dhe familja e tij. Ai ndihet i dinjitetshëm me këtë emër dhe për këtë besoj se e ndjen edhe nga bashkëqytetarët e tij që e votojnë. Ndaj mos u përpiqni ta hidhni Tërmetin matanë dhe ta bashkoni me atë që janë kundër Luftës Antifashiste, kundër dëshmorëve, pra dhe kundër anës më të ndritur të historisë sonë.
A gaboi Tërmet Peçi pse i mbajti iso një kënge labe për Enver Hoxhën në 75-vjetorin e çlirimit të qytetit që e ka zgjedhur kryebashkiak? Mendoj se në aspektin zyrtar nuk bëri mirë. Po para kryebashkiakut është qytetari Tërmet që e bëri këtë. E, ai tregoi se i mbetet besnikë traditës familjare. Ai bën pjesë në një grupim politik të majtë, shumica e të cilëve vazhdojnë ta kenë idhull Enverin, pavarësisht se partia e tyre është distancuar zyrtarisht nga ish-udhëheqësi komunist. Në rastin e këngës me Golikun, në një moment euforie, këndoi qytetari Tërmet dhe jo kryebashkiaku Peçi. Si kryebashkiak, ai “braktisi” bashkëqytetarët e vet dhe shkoi në ceremoninë e inaugurimit të kampit muze. Në një darkë me bashkëqytetarët e tij, pardje u mbajti iso atyre në një këngë për Enverin. Sepse bëhej fjalë për një ngjarje historike që lidhej me luftën. Mbase me këtë gjest ai ka dashur t’u tregojë bashkëqytetarëve të tij se kujt krahu i përket. Në fund të fundit nuk kreu ndonjë vepër penale, nuk vrau njeri, si ata që vranë në Gërdec apo në 21 janar…
Atëherë, çfarë të bëjmë me Tërmetin? Pse duhet ta paragjykojmë dhe, për më tepër ta ndëshkojmë? Të shkarkohet menjëherë, thotë PD. Kjo parti e politizoi menjëherë çështjen. Kërkoi ndëshkimin e Tërmetit, një pushtetari socialist, ndërkohë që nuk kërkoi ndëshkimin e Golikut. Sepse Goliku është sinonim i këngëve për Enverin dhe do ta sosi jetën duke kënduar për Enverin. Golikut ata nuk kanë se çfarë t’i bëjnë. Në këtë rast, Goliku është më shumë se një parti politike. Duke kënduar për Enverin e tij të shtrenjtë, Goliku mund të ngrejë në këmbë më shumë se kryebashkiaku jo vetëm tepelenasit, por gjithë Labërinë.
Nuk e njoh fare Tërmet Peçin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Por përgjigja e tij lakonike dje mëpëlqeu. Tërmeti, iu përgjigj dje fare shkurt e pa asnjë mëdyshje atyre që kërkuan shkarkimin e tij: “Po le të më heqin, ça të them unë. S’do merrem me këto histori”, tha ai. E ka thënë qetësisht këtë, pasi ka mësuar një të vërtetë të thjeshtë, postet venë e vijnë, por dinjiteti mbetet. E, mbi gjithçka ai ka të shtrenjtë emrin e tij si trashëgimtar i një familjeje me histori dhe emër të nderuar.
Vetëm për këtë fakt, pra se ruan traditat e familjes, ai mund të sigurojë mandat të përjetshëm në Tepelenë. Duan apo nuk duan këta në Tiranë që bëjnë përzgjedhjen e emrave.
***
Mirëpo, problemi duket se është më i thellë se mbajtja iso për një këngë. Qoftë dhe nga një kryebashkiak për Enver Hoxhën. Cili është problemi?
Sepse ka ndodhur një fenomen i çuditshëm gjatë këtyre afro tridhjetë vjetëve pas përmbysjes së regjimit komunist. Ndërsa në dhjetor të vitit 1990 e disa vite më pas, në kushtet e një zjarrmie politike dhe një zemërimi të madh popullor për gjendjen katastrofike në të cilën ishte Shqipëria në ato vite, gjithë retorika negative drejtohej nga Enver Hoxha, gjithë mallkimet dhe epitetet më të zeza hidheshin mbi njeriun që udhëhoqi dhe e sundoi Shqipërinë për gjysmë shekulli, qytetarët e këtij vendi prisnin mrekullinë premtuar me bujë. Në krye të anatemuesve të asaj kohe ishte pikërisht lideri i demokratëve Sali Berisha. U ndaluan dhe u harruan këngët për Enverin dhe filluan këngët për Saliun. Vu e vu këngët nga Tropoja në Vlorë, nga Myzeqeja në Dibër… Me çifteli e lahutë, madje dhe me iso labe e gërnetë,si ajo që u këndua para ca vitesh në një fshat të Beratit: “O Sali t’u bëfsha ferrë,/ merr pushtetin dhe njëherë…” Hapni YouTub-in dhe i kini aty me bollëk si këngët për Enverin, ashtu dhe ato për Saliun e Azem Hajdarin. Por nuk ka ndonjë ligj që t’i ndalosh të dëgjohen apo këndohen, qoftë edhe publikisht këto këngë. Shkoni nëpër dasma dhe do ngeleni pa mend se sa me zjarre patos këndojnë të dy palët, si ata për Enverin, dhe ata për Saliun. Madje edhe mu në mes të Tiranës ka nga ata të çartur që i hapin në kupë të qiellit bokset e makinave dhe tundin dynjanë…
Saliu u ngjit në pushtet e ra nga pushteti dy herë. Ai u bë i pari i vendit si Enveri dikur, por nuk e arriti kurrë autoritetin dhe prestigjin e udhëheqësit që e kishte idhull dikur dhe që e urreu si askush më vonë. Duket se urreu sepse nuk kishte këllqet e tij për të drejtuar shtetin, pale më të shkruante një histori suksesi. Në vend të mrekullive të premtuara me shumë bujë, ky njeri i solli gjëma të paimagjinueshme këtij vendi, si 97-a, 98-a etj., të cilat i dinë të gjithë shqiptarët. E megjithatë, ka nga ata që i këndojnë edhe sot e kësaj dite që vazhdojnë t’i këndojnë këtij njeriu. Është e drejta e tyre të këndojnë për një njeri që duan. Sepse edhe ndonjë ligj për t’i ndaluar këto këngë nuk ka. Ashtu si dhe për këngët e Enverit. Ndalimi i këtyre këngëve do të ishte një akt antidemokratik, po të përdorim një term të zbutur. Është i ngjashëm me iniciativën për të ndaluar filmat dhe gjithë krijimtarinë artistike të kohës së socializmit. Një ish-ministër socialist i Mbrojtjes, Pandeli Majkoja, u përpoq disa vite më parë ta bënte këtë, jo vetëm për Enver Hoxhën, por nuk ia arriti qëllimit.
Që kanë filluar të këndohen këngë për Enverin hapur, që flitet e shkruhet shpesh për udhëheqësin komunist, kjo e ka një arsye. Pasi kaloi rrebeshi i parë shumëvjeçar i anatemimeve, baltës dhe fyerjeve, duke parë realitetin që jetojnë, njerëzit kanë filluar të arsyetojnë me mendje të kthjellët: në kohën e Enverit u bë kjo e ajo (hidrocentrale, arsimim, emancipim shoqëror etj), ndërsa prej kaq vitesh çfarë është bërë? Në atë kohë, pra në diktaturë) kishim këtë e atë (kishim ushtri, kishim shtet, kishim rend e qetësi, etj), po tani? Dhe çdokush ka të drejtë të bëjë krahasime e të gjykojë. Kurrsesi nuk mendojnë njerëzit që të kthehet sërish diktatura, sepse kjo është e pamundur në çdo aspekt që ta marrësh. Por që të thuhet e vërteta, këtë nuk mund ta ndalojë askush. E kjo vërtetë ka vite që shkruhet edhe në libra, nëpër faqet e gazetave, në analizat që bëhen… Veteranët e luftës dhe komunistët mbajnë në duar fotografitë e Enverit në raste përvjetorësh që lidhen me luftën antifashiste. Disa e shprehin adhurimin e tyre për Enverin edhe me këngë, sikurse e shprehin edhe adhuruesit e Berishës dhe nuk u thotë askush “Mos këndoni!”
E çuditshme është se i pari që e artikuloi ndëshkimin për Tërmet Peçin pse këndoi për Enverin dhe parashtroi kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut është Tritan Shehu. Deri dje një adhurues i flaktë i ish-udhëheqësit komunist (me të cilin ka edhe një fotografi të rrallë nja 50 vite më përpara), ndërsa tani një ndjekës i flaktë i Sali Berishës, për të cilin është gati të bëhet kamikaz. As Saliu nuk ka fotografi me Enverin, ka me familjarë të Enverit, ka me Hysni Kapon e ndonjë anëtar të Byrosë Politike të kohës, por me Enverin jo. Thua të ndihet xheloz Saliu pse Tritani ka fotografi me Enverin dhe ai jo? Mbase. Prandaj dhe Tritani nxiton gjithnjë të sulmojë Enverin dhe të ngrejë në qiell Saliun.
Nejse, të kthehemi te thelbi i çështjes. Këngët që këndohen për Enverin tregojnë se ka një rikthim të nostalgjisë për Enverin. Është një fakt paradoksal ky. Por para se të kërkojnë ndëshkimin e një qytetari, qoftë ky dhe kryebashkiak, politikanët tanë duhet të shtrojnë një pyetje të thjeshtë para vetes së tyre: Pse është ngjallur kjo nostalgji për Enverin? Dhe arsyen për ngjalljen e kësaj nostalgjie duhet ta kërkojnë më së pari tek vetja e tyre. Sepse, si do që të vijë puna, është një nga absurditetet më të mëdha që ne përjetojmë fakti që politikanët tanë vazhdojnë të mbahen me luftën kundër krimeve të komunizmit dhe Enver Hoxhës edhe pas tridhjetë vjetësh. Për të fshehur paaftësinë e tyre në qeverisje, për të fshehur korrupsionin dhe krimet e këtyre tridhjetë vjetëve.
Në mënyrën më të thjeshtë dhe më filozofike të mundshme, e tha dje një qytetar në Tiranë, kur e pyeta pse është ngjallur nostalgjia për Enverin:
“Nuk ka asnjë çudi në këtë mes. Unë iu them politikanëve tanë të sotëm: Bëjini punët dhe veprat më mirë se Enveri dhe Enveri harrohet vetvetiu. S’ka nevojë për fushata propagandistike kundër Enverit dhe socializmit! Mos kini frikë se Enveri mund të ngjallet e të rikthehet në pushtet! Akoma nuk e keni kapur mesazhin e nostalgjisë për Enverin?”
Këndoi këngë për Enver Hoxhën, Tërmet Peçi i kthen përgjigje PD-së
Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.
Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti fill pas një koncerti – raporton DITA.
“Enver Hoxha kapedani legjendar, bëre Shqipërinë vigane,”janë disa nga vargjet e këngës.
Pas publikimit të videos ka reaguar deputeti i PD, Tritan Shehu duke i kërkuar kryeministrit shkarkimin e Peçit.
Sipas Shehut ky është “skandal dhe turp i vërtetë”.
Pas kësaj është përgjigjur edhe vetë Peçi:
“Gjithçka ishte në kuadër të festimeve. Nuk kishte asgjë tjetër. Sa për reagimin e deputetit të PD-së, për këtë qark, Tritan Shehut, do e pyes pse nuk erdhi dje në aktivitet? Le të më heqin, s’merrem me këtë histori”, ka thënë ai.

Nga fitorja ne fitorje.
E thene shume bukur: “Bejini punet me mire se Enveri dhe ai harrohet vetvetiu”! Zhgenjimi total nga demokracia e kthyer ne shkerdhatokraci riktheu nostalgjine per kohen e Enver Hoxhes. Interesant eshte se populli me intuiten e tij nuk u gabua nga dokrrat e PD-se ne vitin 1991, se do ta bente Shqiperine si gjithe Europa, por votoi perseri per PPSh-ne e kthyer ne PS. Vetem ne 1992-shin kur vete Fatos Nano ia kaloi me padurim pushtetin Sali Berishes, vetem atehere fitoi PD-ja. Sa per kujtese ishte po ky Nano qe ia dhuroi pushtetin perseri Sali Berishes me 2005-en me shpresen se do zgjidhej president! Une do te doja shume qe dikush te me rreshtonte ketu te mirat qe pane shqiptaret dhe Shqiperia nga demokracia. Duke bere edhe nje bilanc me anet negative te saj. Pastaj mund te benim edhe nje krahasim midis arritjeve dhe deshtimeve ne kohen e socializmit me ato te demokracise. Personalisht mund te them se ne demokraci ka tejet me liri se sa kishte ne kohen e diktatures. Mundesia e krijimit te nje te ardhmeje me te mire per veten dhe familjen diku gjetke jashte Shqiperise eshte po ashtu nje plus per demokracine. Por kur fillon e numeron anet e saj negative lista nuk mbaron. Atehere a duhen ndeshkuar ata qe kendojne ne Tepelene?!
Eshte e natyreshme dhe dialektike qe koha pasardhese te jete me e mire se koha paraardhese, por kjo nuk do te thote kurre qe te harrohet e shkuara, ajo qe eshte bere mire atehere, ajo qe eshte bere mire me pare, jane shina te sigurta per me pas. Po kur e pasmja eshte si sketerre, kur ndryshimet jane te padukeshme dhe sidomos kur ka regres, patjeter qe nostalgjia do te jete evidente.
Edhe sikur e tashmja te jete me e mire, qe do te ishte gjeja me normale, protagonistet progresiste te se shkuares, patjeter qe do te kujtohen e permenden per gjithcka te mire qe kane bere. Dikujt edhe mund t’i vije keq, por kjo eshte dialektika e zhvillimit te shoqerise njerzore . S’e ndal dot askush.
NE KETE DITE SHTARORI,
UNE JAM ME JU,
POSHT SALISERBI,
EJA ENVER THU..!
-ESHTE FAKT KOKFORT QE POPULLIT I KA VAJTUR NE MAJ TE HUNDES SHKERDHATOKRACIA QE PRURI BE+SHBA TEK NE.SE AI PO SHEF ÇDO DITE SE SI PO TALLET SALISERBI ME POPULLIN NE 23 VJET.
-TURRAVRAPI PD E TRITANIT THUTHUQ PER TE NDESHKUAR TERMET PEÇIN ESHTE SAJESA B A B A L E 3,4.
-JO VEREM PEÇI NE TEPELENEN E
ALIUT, POR NE ÇDO DASME MALLAKASTRIOTE KENDOHEN KENGET E ENVERIT,NE JUTUB PO ASHTU.KJO DO TE THOT QE PD DUHET TE NDALOI NJERZIT TE FLASIN E KENDOJNE SIPAS MENDIMIT TE TYRE POR SIÇ DIKTON PD E SALIU I DAL BOJE.
-SALIU MORI FUND ME DEKLARATEN E 13.SHTATIRIT”PD NUK FITON ME ME E.RAMEN KM,DUHET REVOLUCION,LUFTE..”NDAJ NUK KA KAUZE TJETER VEC SHPIFJES PER ÇDO GJE.
-ADHURIMI PER ENVERIN NUK ESHTE RASTESI.NE KETO 23 VJET SALIU ME TABORRIN E TIJ KRIMINAL SHKATERROI ÇDO GJE TE NDERTUAR NE SOCIALUZEM.SE VENDIN E NDERTOI POPULLI ME DJERSEN E BALLIT, NDERSA ENVERI PUNOI ME I D E PER NDERTIMIN E YIJ.DHE SALIZMI GJAKSOR ME URDHER TE UDB..E SHKATERROI PERFUNDIMISHT.ESHTE KJO ARSYEJA QE POPULLI MBI 95 % NUK E DO ME SALINE NE PUSHTET…E JO SE RAMA QEVERISE KEQ,NDONSE PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM.
– POPULLI PO FLET NEN Z E SE E DO ENVERIN TE NGJALLET QOFTE DHE 5 DITE PER TE DENUAR KASTEN E RE KRIMINALE PAS 1990.DHE AI DO BENTE ATE QE BERI NE 1946,KU BEILERVE E AGALLAREVE U HOQI MANDOT E GRAVE,DMTH,PASYRIN E VJEDHUR UA DHA QYTETAREVE.DHE TASHME NUK KA SHPRESE SE MUND TE NDODH NJE GJE E TILLE.PSE :SE DREJTESIA QE MUND TA BEJE KETE ESHTE AKOMA NEN SUNDIMIN E SALIUT.AI NDAJ RRI ATY,SE KA FRIK PER VETE E FAMILJEN E TIJ KRIMINALE.
-SHBA + BE DUHET TE KRIJOI ME SHPEJTESI BKH E SPAK..PER NDESHKIMIN E KRIMIT 28 VJEÇAR ME NE KRYE SB.PO RA KY-BIE E GJITHE KESHTJELLA E NGRITUR NE RERE.DHE VENDI DO TE MARRI FRYME I LIRE.
-POOULLI E KA TE QART KUSH ESHTE E KEQA E KETIJ VEBDI,POR POLITIKA 28 VJEÇARE NIK DO TA KUPTOI E TALLET ME TE.POR DHE SHBA+BE I MBROJNE AKOMA PESHQIT QE I VUNE NE KRYE 28 VJET ME PARE,NEN MOTIN:”TE LUFTOHET KOMINIZMI ME ÇDO KUSHT”.DHE KOMUNISTI ANTI-KOMUNIST U PA SE SI E LUFTOI ATE.PER “HATER” TE TIJ,KERKOHET RINGJALLJA E ENVERIT.DHE PO U VAZHDUA KESHTU,DITA E ENVERIZMIT DO TE VIJE,DO APO NUK DO SALIZMI,KAPITALUZMI E IMPERIALIZMI.
-TERMET PEÇI TE VAZHDOI TE KENDOI E MBAJ I S O SE TELELENA E ALI PASHES DO TE JETE ME TE EDHE PER 20 VJET TE TJERA.
Rrofte kolorizimi i Demokracise!!!
Ngrehina e kampit te Tepelenes si nivel i kampit Aushvicit gjerman i bahet ndere krenari dhe lavdi origjinalit Aushvic qe pakesh kene teper njerezor e te mos na kritikoj ashper bota per cnjerezimin.Nese ne kete stil vashdojme dhe vlersojme edhe kampet apo burgjet e tjera shqiptare me ato hitleriane.Jo nuk asht cudi.Po do rrevoltohen trashigimtaret e mbeturinave nazizste ti kerkojne botes damshperblimet nen shembullin e vellezerve armesh te lidhur e kalitur ne luften e dyte boterore te cilet pa kurrfare drejtesie u persekutuan nga monizmi.Kemi apo nuk kemi Komitetin e Helsinkit qe na mbron te drejtat te barabarta si juve dhe neve.Shembujt dhe pretendimet na cojne ne nji vlersim te kendshem Social.
Meqe te gjithe barbar.Lufta nji ngaterres kot se koti me perdorime armesh gjasme se po luftojme.Me te rrejte mendja sikur po luhej Kala Dibrance.
Përgjigje komentit “katarakti” por edhe komenteve tjera këtu!
“katarakti”, LIRIA në kohën e Enver Hoxhës; në Shqipërinë e Enver Hoxhës; në Shqipërinë “diktatoriale”, -ka qenë LIRI NJERËZORE, kurse, LIRIA në DEMONKRACINË shqiptare (sepse, DEMOKRACIA e shqiptarëve që prej pas vitit 1990 e deri më sot, asfare nuk ka qenë dhe nuk është DEMOKRACI E NJËMENDTË, por ka qenë dhe është bash D E M O N K R A C I nëse jo, edhe më keq e shumë më keq se kaq dhe kështu!), është DEMOKRACI SHTAZORE; madje, DEMOKRACIA shqiptare e prej pas vitit 1990, krejt vërtetësisht mund të thuhet se ka qenë dhe është DEMOKRACI jo vetëm SHTAZORE por, edhe MË SHTAZORE sesa SH T A Z O R E !!! …Dhe, këtë që e thash këtu më sipër e vërtetojnë t’vërteta dhe fakte të panumërta!!!
Ne vitet 90 bertisnit “..liri demokraci..”po tashti ku e kini lirine se demokraci s’ka qe s’ka!
fteri
1)..Plot pesë shekuj – Enver Hoxha – Grupi i Hasit – YouTube
Video for këngë kushtuar Enver Hoxhës !▶ 4:02
https://www.youtube.com/watch?v=Q56mpNhPkM0 Dëgjojeni me qetësi ,ju këndoftë zemra .Vetëm ai u vjen hakut kriminelve dhe hajdutëve të sotëm.
2-Mentor Xhemali – Enver Hoxha Tungjatjeta – YouTube
Video for këngë kushtuar Enver Hoxhës !▶ 3:17
https://www.youtube.com/watch?v=mC_BlGfduwY
Kenge kushtuar Enver Hoxhes, e kenduar nga i madhi Mentor Xhemali .
Dëgjoje me vemendje ju këndoft zemra gjithmon për legjendarin e pa harruar në shekuj Enver 3-)Lule mbi lule Enver Hoxha – Feride Kurti dhe grupi i Matit (Burrel)
3-)Lule mbi lule Enver Hoxha – Feride Kurti dhe grupi i rrethit Mat E, lum e lum ushtojnë malet, o, Shqipëri me drit Partie Janë njaty rrezet diellore t’ gjitha tela çiftelie..
Dëgjojeni këngën edhe ju cinikë ,se sa shumë e donte populli Matit si e gjhithë shqipëria E.Hoxhën .
Ka ardhë koha e dokumentave autentike për tua përplasur fytyrës dhe Tritan mashtruesit që e shqetësuan këngët për E.Hoxhën .
Këngët për Legjendarin E.Hoxha jan një trazhgimi kulturore dhe pasuri e popullit shqipëtar në shekuj.Kush i këndon i këndoftë zemra gjithmonë.
1)..Plot pesë shekuj – Enver Hoxha – Grupi i Hasit – YouTube
Video for këngë kushtuar Enver Hoxhës !▶ 4:02
https://www.youtube.com/watch?v=Q56mpNhPkM0 Dëgjojeni me qetësi ,ju këndoftë zemra .Vetëm ai u vjen hakut kriminelve dhe hajdutëve të sotëm.
2-Mentor Xhemali – Enver Hoxha Tungjatjeta – YouTube
Video for këngë kushtuar Enver Hoxhës !▶ 3:17
https://www.youtube.com/watch?v=mC_BlGfduwY
Kenge kushtuar Enver Hoxhes, e kenduar nga i madhi Mentor Xhemali .
Dëgjoje me vemendje ju këndoft zemra gjithmon për legjendarin e pa harruar në shekuj Enver 3-)Lule mbi lule Enver Hoxha – Feride Kurti dhe grupi i Matit (Burrel)
3-)Lule mbi lule Enver Hoxha – Feride Kurti dhe grupi i rrethit Mat E, lum e lum ushtojnë malet, o, Shqipëri me drit Partie Janë njaty rrezet diellore t’ gjitha tela çiftelie..
Dëgjojeni këngën edhe ju cinikë ,se sa shumë e donte populli Matit si e gjhithë shqipëria E.Hoxhën ,por edhe populli i shkodrës .
TI ENVER N’MES NESH KE MBETUN
Thon’ se vdiqe ,por s’ke vdekun,
ti, Enver, n’ mes nesh ke mbetun.
Do të rrojsh sa të jet’ jeta ,
sa t’ rroj’ bota ,e vërteta .
Vdiq Marksi ,por jo marksizmi,
vdiq Lenini,jo leninizmi.
vdiq Enveri siç po thonë.
Jo s’ka vdekur ,ai do rrojë .
Rruga e tij busull drejtimi,
vepra e tij, dritë ndriçimi.
Amanetin do ta mbajmë,
drejt fitoresh me gjoks do t’ çajmë.
(Shkodër)
Ka ardhë koha e dokumentave autentike për tua përplasur fytyrës kush e ndërtoi shqipërinë dhe kushë e tradhëtoi dhe shkatërroi si Tritan mashtruesit me shokë që na e shqetësuan këngët për E.Hoxhën ???…
Po për shtatoren e tradhëtarit dhe hajdutit A.Zogut te stacioni trenit sa një gomar si e duron ?!…. .
ENVERI NUK BERI ASGJE TE MIRE O NIPI I KRIMINELIT KOMUNIST, SHFQET PECI
Apo harrove kaqe shpejt pas inagurimit te Auschwitz-it shqypar ne Tepelene per lumenjte me gjak njeriu qe mbushi Enveri me Nexhmijen ne Shqypni?
Apo harrove ti o nipi i Shefqet Pecit si” mesalla me dy faqe” bashke me gazetarin e Nexhmijes, Xhevdet Shehu si Enveri falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin ne fundte jetes se tij?
NGA BURON KY CINIZEM ARROGANT I NIPIT TE KRIMINELIT SHEFQET PECI DHE E GAZETARIT TE NEXHMIJES, XHEVDET SHEHU?
Ne nje kohe qe vendi yne po pret te antarsohet ne BE?
Une per vete them se ky cinizem arrogant e ka strumbullarin tek qeverisja e Edi Rames qe akoma nuk ka kerkuar falje per krimet e babait te vet, qe ka urdheruar varjen ne litar te nje disidenti antikomunist ne vitin 1988 dhe qe ne kete menyre duke yshtur pas perdes xhelatet e Enverit, perpiqet te mbuloje te kaluaren e familjes se tij vrastare enveriste
NE CILIN VEND TE BOTES DEMOKRATIKE GJEN NJE KRYEMINISTER SI EDI RAMA ME BABA VRASTAR?
Ti hash mutin Shefqet Pecit o hale kurva alias intektualoqja qe vetem vjell blogjeve si ajo prostitute e perjashtuar nga kuplaraja qe perbetohej per ndershmeri.
O xhevdet, ngaterron shqipetaret me veten tende dhe termetin.
Te qenurit komunist ne ate kohe nuk duhet te quhet se ke te gjitha te kqijat.Po te jesh me tipare komuniste mbas 28 vitesh eshte i denueshem.Te shkelesh ligjin sot me qellim sic eshte rasti i nipit te kryekriminet te shqiperis Shefqet Pecit eshte denueshem.Kjo duket qart nga paseardhesja e saj PS nuk ka hequr dore,bile as nuk ka kerkuar falje.Tre her ndyshoj kjo parti emrin,po vesin e keq qe kishin.
O mark haleja, o idioti noterik i blogut. Te ishte Shefqeti gjalle ty sdo denjonte te perdorte as per leter higjenike se je zhul dhe vulg i zbritur nga rrepirat e qoftelargut.
Fix fare o xha Beqo
keta as per koshin e funderrinave te Shefqet Pecit nuk do sherbenin,
Po pse o Mark ku e shkeli ligjin, se kendoi? Po sali e ka shkele ndonjehere? Pastaj me duket se kenga nuk shkel ligjin asnjehere ne demokraci apo ngaterron sistemin ti se je mesuar .
Tritani, Saliu, Fatosi e zhvatwsit ,rrjepesit e popullit shqiptar pas 1990 do te vdesin e do te zhduken me turp.
Enver Hoxha eshte i gjalle ne popull (dhe kjo eshte e thelbesore). Kete na i tregoi anketa e nje viti me pare ne nje popull dhe populli e ka dhene verdiktin pa ngurim:
Vdekje hajduteve dhe shkaterruesve te shtetit shqiptar
te pas 90-es dhe kolaboracionisteve te gjithe pushtuesve dhe UDBse e Ashalise si injorantet “Intelektuali”, Arbeni, Mark Uku e Co.
Ky eshte verdikti qe dha sovrani ne anketen qe beri Europa Demokratike vitin e kaluar. Anketen e fitoi ai qe punoi per Shqiperine dhe e humben shkaterruesit e saj te pas 90-es.
O Xhevdet ore Xhevdet je bere gazetar pa bereqet.Nje kryebashkiak qe i kendon Enver Hoxhes sot duhet te shkarkohet dhe me ceromoni.Tani nuk po flasin per gjyshin apo baben e ketij Termetit; lere ate pune; por ai duhet te ike nje ore e me pare.Saliu me Tritanin mund te jene enveriste e ndaj e cuan vendin si enveri.
Turku anadollak, serb sllavi, alias arber Iliri
Ik vrome shqipfolese, ik vemje, ik shtaze me bisht.
Flet ti e kujton see Po te ka vlere fjala o gomar.
Ngele ti morracak dhomb palare te shash Enverin.
Shko shih we mungojne 300000 femijet be 9 vjecare. Jo vetem qe di permirrsua jeta e popullit pas 90 test Po te pakten te kish mbetur popullsise ne vend.
Po stop femnat e fisit tat e bojne at Pune dhe kenaqem nuk them, Po femijet I abortojne. Nga nje ane mire se te pakten NUK shihemi raca juaj Po do mbesni shterpa.
Turku anadollak, serb sllavi, alias arber Iliri
Ik vrome shqipfolese, ik vemje, ik shtaze me bisht.
Flet ti e kujton see Po te ka vlere fjala o gomar.
Ngele ti morracak dhomb palare te shash Enverin.
Shko shih qe mungojne 300000 femijet ne 9 vjecare. Jo vetem qe sure permirrsua jeta e popullit pas 90 tes. Po te pakten te kish mbetur popullsise ne vend.
Po tan femnat e fisit tat e bojne at Pune dhe kenaqen nuk them, Po femijet I abortojne. Nga nje ane mire se te pakten NUK shtohet raca juaj Po do mbesni shterpa.
Ore ti karagjoz fanatik me MUT dhe HALE do ta zhvillosh debatin ne gazeten DITA? Po kulturen e komunikimit intelektual a e njihni ju o kafshe prehistorike te Enverit? C’do te thote ne gjuhen shqipe “T’I HASH MUTIN”? Po keshtu do ta beni Shqypnine antare te BE-se o kafshe prehistorike te Partise se Punes?
sepse:
MUTI Shefqet Peci qe nuk ishte vetem MUT servil enverist, por me pare kishte qene edhe MUT qe i kishte sherbyer me devotshmeri Ahmet Zogut si edhe Enver Spiuni, ky pra MUT-MUTI i dyfishte ishte edhe kriminel i lindur me nje thes me krime kunder njerezimit nga pas, ja shikoje si shkruan Wikipedia per kete kriminel:
“…Shefqet Peçi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale…”
Pak me poshte Wikipedia Boterore vazhdon:
“…Pas 1991 u akuzua për genocid. Vdiq në spitalin e burgut të Tiranës më 22 tetor 1995 me damken e kriminelit. Pas zbulimit dhe dokumentimit me fakte te pakundershtueshme të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, kriminelit Shefqet Peci iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste…”
HE MO KAFSHE PREHISTORIKE KUSH JA KA NGRENE MUTIN KRIMINELIT SHEFQET PECI TANI?
Wikipedine e ke ndryshuar vete o mut Shkodre S.S.
Edhe ti me MUT e do debatin?
PO A HANI PYKA LLOGJIKE JU FANATIKET?
sepse:
Ja edhe Wikipedian nuk e beson, ja ku ke nje material tjeter nga media shqyptare:
“…BUZËMADHI, FSHAT FETAR, MIKPRITËS DHE I BESËS
Buzëmadhi njihet si fshat fetar. Sot në këtë fshat ndodhet një teqe nga më të përmendurat e Veriut. Kjo tyrbe dhe dervishlerët e saj i kanë shërbyer popullit gjithmonë, edhe në kohë të vështira.
Më 2 shtator 1944 Muharrem Bajraktari takohet në Kalis me Dali Ndreun, Haxhi Lleshin, Hysni Kapon dhe majorin anglez Smith.
Sipas Haxhi Lleshit (Vite, njerëz, ngjarje, f. 274) – Bajraktari u deklaroi atyre preras: “Me ju nuk bashkohem, por kundra jush nuk luftoj”. Pra, ai nuk ishte kundër Lëvizjes NaÇl;, por donte të luftonte armikun si forcë më vete.
Ndërsa Muharremi në letrën që i shkruan Y. Dishnicës, thotë: “Na u desht me e lanë frontin, se partizanët na nxuerën pengime të mëdha… Duen me na detyrue që të hyjmë në Frontin e tyne ose të presim luftën që ata nuk e dëshirojnë, mbasi nuk asht luftë partizane…”.
Më 20 shtator 1944 shtabi i Brig. V pushkatoi në Kolesjan kryetarin dhe sekretarin e këshillit NAÇl të Lusnës (Rexhep Gjeta, Kadri Peposhi) që kishin shkuar atje në emër të fshatit për të kërkuar që të shtyhej mobilizimi i partizanëve, për shka të festës së Bajramit. Lusjanët u acaruan tej mase dhe me 21 shtator sulmuan shtabin partizan në Kolesjan. (H. Xhelo, 860 ditë luftë, 291).
Luftimet në Lusën e në rrethinë vijuan tri ditë me shumë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët, ndër ta qenë edhe 5 lusjanë të pushkatuar pa u gjykuar (Bajram Peposhi, Ramë Peposhi, Sulë Lashi, Bajram Peposhi, Ahmet Peposhi). Në ndihmë të Lusnës u çuan edhe bajrakët e Topojanit dhe të Çajës.
Novosejasit rrethojnë një kompani partizane që kish konfiskuar bagëtinë e M. Bajraktarit në bjeshkë. Më 22 shtator, në një ndeshje të ashpër te Lera e Zezë, mbi Buzmadhe, vriten 7 partizanë, ndër ta edhe Hysen Cino, kom. i bat. III. 9 partizanë të tjerë të sëmurë e të plagosur zihen robër e strehohen në stanet e fisit Lale (Buzmadhe).
Për të përballuar këtë situatë të rëndë, forcat partizane rrethojnë fshatin. Kërkohen të gjenden pjesëmarrësit në betejë, por ata qenë larguar në Maqedoni. Sh. Peçi organizon një mbledhje me disa kryefamiljarë në Krue të Bardhë, i premton falje fshatit, veç 2-3 organizatorëve. I njofton se të nesërmen do të mblidheshin të gjithë meshkujt e fshatit. Të vinin edhe të larguarit, sepse ishin falur… – u tha ai.
Në mëngjesin e 26 shtatorit, duke i besuar fjalës së Kom. të Brigadës, burrat e fshatit, shoqëruar nga partizanët, që i kishin strehuar, tubohen tek Kroi i Bardhë, por aty u gjendën të rrethuar nga forcat partizane. Aty iu kërkua të tregojnë organizatorët e vrasjes së partizanëve, por pa rezultat. Ymer Lala, 24-vjeçar, që do të martohej pas dy javëve, përgjigjet: “ata që kanë marrë pjesë në luftë, nuk janë këtu, kurse ne jemi të pafajshëm” –
I irrituar tej mase, plaku i nderuar Ramadan Lala, strehues i partizanëve robër, i thotë Sh. Peçit: “Ja ku më ke mue, baj ç’të duesh, por liro katundarët, se janë të pafajshëm”. Por kjo fjalë nuk ia ndryshoi mendjen komandantit. Vendimi ish marrë, lista ish gati: për një partizan – tre banorë të fshatit :
21 burra të lidhur me litarë i nisen për në Lerën e Zezë; aty ku kish rënë Hysen Çino, dhe i pushkatojnë.
Dy ditë më vonë, më 28 shtator, Shefqet Peçi, Halim Xhelo e Nuri Arapi pushkatojnë pa i gjykuar më parë Mehdi Nokën, Muharrem Nokën, Hysni Bashën e Rexhep Nokën. Brigada e V me komandant Shefqet Pecin kaloi kalimthi në Buzëmadh. Në përpjekje me forcat e bajraktarit u vra komandanti i batalionit Hysen Çino. Askush nuk e kishte shënjestruar komandantin Hysen Çino. Përkundrazi Ramadan Lala dhe djemtë e tij shpëtuan 7 partizanë, dy partizane femra dhe pesë partizanë duke u përballur me bajraktarin: “Partizanët janë në besën time dhe nuk i dorëzoj”, deklaroi ai. Dhe kështu ndodhi. Udhëheqja e Brigadës së V si hakmarrje thirri në pabesi në Kroin e Bardhë, aty vrane Hysenin, dhe jo pak te tjere, 21 fshatarë, 14 të fisit Lala, ndër to 4 pjesëtarë të Dan Lalës. Dani foli me burrëri: “ Mos pushkatoni të tjerët, pushkatoni mua se ata nuk kanë faj, aq më tepër që po marrin pjesë edhe në rradhët e Brigadës së V. Partizanëve të Brigadës së V të shpërndarë nëpër shtëpitë në Buzëmadh ju vu për detyrë që të merrnin nga çdo shtëpi për një mbledhje në Kroin e Bardhë. Katër veta pranuan me dalë partizanë. Ishte hartuar një listë, përjashto ata që dolën partizanë, të tjerët ishin vënë në plan për tu pushkatuar. U pushkatuan 21 veta sikur te ishin zogje pule dhe 21 kufoma u varrosën nga plakat e katundit…”
Mos keqperdor nofken time ore HALE fashiste
SEPSE
vetem nje intelektual ka
dhe:
VARGJE PER ENVER HOXHEN DO TE SJELL
Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilit e të pishës,
Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
Dhe pa ata që sot ngrenë turbina
intelektuali ka “kulturë të madhe ! ” haaaaaaaa….
Ja çfar shkruan mavria :
“Ore ti karagjoz fanatik me MUT dhe HALE do ta zhvillosh debatin ne gazeten DITA? Po kulturen e komunikimit intelektual a e njihni ju o kafshe prehistorike te Enverit? C’do te thote ne gjuhen shqipe “T’I HASH MUTIN”? Po keshtu do ta beni Shqypnine antare te BE-se o kafshe prehistorike te Partise se Punes?” !!!!……..
Kjo është kultura dhe botkuptimi i intelektuaklit dhe kriza imorale që e ka ka përçur në deje e reflektuar si krizë e kapitalizmit gjakatar në të cilën jetojm.
Kurse unë i them intelektualit respekto veten që të respektojnë të tjerët .
Unë si shumë shqipëtar e kuptojmë ndryshe integrimin në BE . Duam hapsira të vërteta demokratike si në kohën e munizmit ku njeriu ishte kapitali më i çmuar ,ku njerzit donin njëri tjetrin , uniteti e familja ishte e bashkuar ,respektohej çdo njeri ,respektohej dinjiteti dhe krenaria kombëtare e sejcilit . jo të OFENDOSH gjeneralin madhor SHefqet Peçi mut e kriminel si shprehesh ti.Shqiptarët e ndershëm ndër to edhe ti duhet ta kuptojnë integrimin europian kur në shqipëri të investohet realisht siç i ndërtoi shqiprinë nuse legjendari E.Hoxha .
Të investohet për ndërtimin e fabrikave ,të uzinave e të ndërmarrjeve ,që shqipëria të prodhojë vetë ,dhe jo të “përkdhelen “me asistencën sociale të kapitalizmit të pa ngopur gjakatar e shfrytëzues të popullit varfër ,duke i gënjyer me filantropizmin vulgar .
Populli po ndeshet çdo minut ,orë e ditë me vështërsi të mëdha ekonomike ,shqetësime të mëdha sociale ,të vrasjeve e hasmërive që jan ringjallur dhe ke gojë të shashë komunistët të cilët punuan totalisht për shqiprinë ,jo për gjepin e tyre siç bëhet sot.Në periudhën e socializmit u thanë kënetat ,u përfituan mijra ha tokë të reja (sot të përmbytura në kapitalizmin tëndë gjakatar ),në të cilat u mbollën panxhar sheqeri,grurë ,misër pangjar sheqeri ,lule dielli etj.U siguruan sasira të mëdha prodhimesh të pa krahasuara me të kaluarën ,këto vetëm në shërbim e mirqenjes të popullit. Shqipëria vendi i prapambetur sëmundjet si malarja dhe sifilizi mbillnin çdo ditë vdekjen .masat që u morën çuan në rritjen e popullësisë dhe jetëgjatësisë së tijë.
Mos vallë është e nevojshme të theksojm se socializmi në çdo fshat kishte mjek,infermjer,mami,bibloteka,çerdhe ,kopshte ,kishte shtëpi e pallate kulture ,salla kinemaje e argëtimi për rininë,pa drogë imoralitet dhe vrasje.
Po sot ore intelektual mavria si u bëmë- lesh arapi ?
Zihen edhe mundë të vriten babë e birë ,si në mulli bërtasin.Dikush bënë sehirë , ska edukim kolektivi , rinije dhe partie më .Prej vitesh nuk flasin .Kush ishte moj grua ?Pyet burri në shtëpi .S’due me të tregue .S’mund të të shohë me sy .Se don vllai-vllanë ,që i ka bë një nanë.U grindën dhe u ndanë,vetëm për një rrugë ,apo për një thanë !.
Jan rritur në një shtëpi ,bashkë në një votër ,veç për xhelozi .S’ flet edhe motra me motër. I thotë nëna djalit ,Hajde të të puthë njëherë ! Ikë pash sytë e ballit ,Të ka marrë goja erë.
Sot Shtëpia si çerdhja e edukimit familjar lëkundet para e mbrapa ,i jan kalbur trarët, i vjen era degjenerim krim,vrasje drogë konflikte familiare e shoqërore .
Ke edhe gojë të shashë gjanralizmin heroin SHefqet Peçi palcën e gjanralizmit shqipëtar që bënë historinë e lavdisë të këtijë vendi . Vetëm vlera e hidrocentraleve dhe termocentraleve që u ngritën në kohën e socializmit llogariten mbi 400 milard dollar që i shfrytëzojn e vjedhin edhe sot klasa e re politike e degjeneruar dhe e droguar.
Ku është gjithë kjo pasuri që komunistët shqiptarë ndërtuan gjatë periudhës të socializmit me djersë dhe gjak ? Apo i gjithçka u grabit nga kapitalizmi juaj gjakatar situatë e egër që po jetojmë.Shqiptarët të detyruar morën arratin për shkak të varfërisë e papunësisë dhe gjakmarrjes së egër që krijuat ju ,jo E.Hoxha ,u kthye përsëri kanuni i Lek dukagjinit edhe fëmijët kan ngelur pa shkollë në demokraturën tënde .
Prandaj z. Intelektual -Mavria :
-kthelloje mendjen s’mund të injorohen e përçmohen vlerat e luftës legjendare nac-çlirimtare të E.Hoxhës ,Shefqet Peçit ,ata kontribuan duke dhënë gjithçka edhe gjakun e tyre për ndërtimin e shqipërisë socialiste. Prandaj respekto veten që të të respektojnë të tjerët,ky është parimi njerzor.!
Te lumte Goja dhe te kendofte Zemra ore Termet ti qe kendon per Komandantin ton te shtrejte. Mos u merakos nga ata te pulave qe kakarisen se aty kete pun kan. Ate qe me krijim e Ballit tradhetar e deri ke so e ne te ardhmen vetem to te kakarisen se ne themel te tyre kan pulen dhe jo luften per liri. Prandaj dhe kenga per Komandantin gjemon hijeshem.Te kendofte Zemra.!
Le te lehin qenerit saliste, karvani i Komandantit ecen perpara!
Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Enver?
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh
O Dita-wow-po mire mo Termetit I takon the kendoje per Pederas Tarasin se helbete e merte mishin e sallamit 1 Here Ne Muaj me Tollona, Po ju mo gazetare the fthiqur te blere nga Lady Macabeth one me Mire “NEXHMIJE FASHISTJA” pse kerceni si kurva pa breke kur kapin ne goje Pederas Tarasin”? Po mire mo kaq leka ju ka blere mo “NEXHMIJE FASHISTES” (Lexo TANET nga Liljana Hoxha)?
Opo e Kame Thene Une: “E Mjera Shqiperi per keta Bastarda we Lindi” – O Komunistat e Derit po ndaloni njehere mo kengen: “Parti Enver Bythen Ma Lero Njehere”!
I ke ngaterruar o intelektuali nag Ferizaj se I kendohet partise ,asaj qe nen udheheqjen e enverit dhe me ndihmen e spiuneve si puna jote jane mori te gjitha te mirat ketij populli dhe I beri dhe buken me racion,flas per qytetaret sepse fshataret hanin vetem buke misri nga misri hibrit qe edhe derrat I benin naze dhe kete buke e benin vale me spec sepse skishte as qumesht per da bere pershesh e up me gjalp apo djath e mish.
O Xhedo faleminderit se me saktesove motivin kryesor pse Edi Rama ben ndonje pune te mire per Shqiperine.Shtysa ne punen e tij qenka kjo.Kete e ka patur.qe kur mbante fjalime si te.Duces.Vetem se Edi.qe te largoje nostalgjine e dashurine per Enverin duhet te ndertojr ne sheshin Skenderbej Tirane Piramiden e Keopsit qe te filloje krahasimi.