Një pronar i një pike këmbimi valutor ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi sapo pronari, Arsen Lilaj mbylli dyqanin. Shuma që grabitësit i morën ishte 8 mijë euro dhe 4 mijë dollarë.
Së bashku me të birin e mitur ai është drejtuar drejt makinës së parkuar, kur tre persona të maskuar i janë afruar, e kanë kërcënuar dhe goditur me sende të forta.
“Njëri prej grabitësve ishte i armatosur“, shprehet ai.
Grabitësit i kanë marrë çantën ku mbante dhe paratë janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.
Për disa minuta, pavarësisht goditjes nga autorët, pronari është vënë në ndjekje të tyre dhe fill pas tij dhe policia e Vlorës por pa mundur të bien në gjurmët e grabitësve.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
l.h/ dita
