Dhimitër Shtëmbari
Fshati Mazhaj shtrihet në juglindje të rrethit të Lushnjes, buzë lumit Seman.
Edhe pse është i vogël, megjithatë ka nxjerë shumë arsimtarë, mes të cilëve edhe dy mësues të shquar: Jani Nushin – Mësues i Popullit dhe Rrapi Mërtirin – Mësues i Merituar.
Personazhe të shkrimit tonë do të jenë figura të shquara të fisit Zegali, ose Nushi, siç do të njiheshin kohë më vonë.
Nga ky fis do të dilnin mësues në pesë breza, filluar nga shekulli i XIX e deri në këto vite të fillimshekullit XXI.
Plejadë priftërinjsh nga fisi Zegali në Mazhaj
Nga gjiri i fisit Zegali (Nushi) kanë dalë mjaft priftërinj me emër në mbarë Myzeqenë. Ndër më të hershmit klerikë nga fisi Zegali (Nushi) njihen Papa Mitrushi, Papa Josifi, Papa Anastasi, At Dheodhori (Ikonomi), Papa Thanasi, (Dhaskali), Papa Petrua, Papa Nikolli e të tjerë. Kanë qënë të njohur këta Papa jo vetëm në Mazhaj, por deri edhe në Manastirin e Ardenicës të rrethit të Lushnjes.
Kishën e përdornin për të bashkuar e vëllazëruar banorët e fshatit. Herë – herë shkonin e meshtonin edhe në kishën e Shën Todrit të fshatit Kadipashaj. E kryenin këtë detyrë vullnetarisht, pa pretenduar taksën, ose hakën, siç ishte bërë zakon të thuhej kur binte fjala për shpërblimin që mernin për shërbesën që kryenin. “Kemi gjetur belanë me priftërinjtë Zegali të Mazhajt, dëgjohej të shpreheshin fshatarë të ndryshëm, sepse nga që u vinte zor të vinin vet në fshatra për të marrë hakën që u takonte, ishim të detyruar t’ua çonim vet në shtëpi”.
Arriti një kohë, në dhjetë vitet e fundit të shekullit XIX, konvikti i shkollës në kishën e Shën Todrit falimentoi, kështu që dhaskejtë Nushi hapën një tjetër konvikt pranë kishës së Kokotovës së Mazhajt. Këtu mbaruan shkollë disa klerikë, mes të cilëve edhe Papa Petro e Papa Ilia. Në kohën që Papa Petron e lanë fuqitë, për të mos ndërprerë veprimtarinë e kishës, me interesimin e vet banorëve të fshatit te Dhespoti i Beratit – At Dhangjeliu, prift u caktua i biri i Papa Petros : Papa Nikoll Nushi. Ca më pas në këtë kishë shërbeu xhaj Konomi dhe, në fund, Papa Ilia Zegali.
Një dinasti e tërë klerikësh atdhetarë.
Për veprimtari atdhetare e internojnë në Zvërnec
Ndër më të hershmit figurë e shquar e familjes Zegali (Nushi) është Thanas Llazar Nushi, ose dheskali, siç thirrej nga tërë ata që e njihnin.
Thanasi qe lindur në fshatin Kadipashaj të rrethit të Lushnjes më 16 janar të vitit 1865. Mësimet e para i mori në shkollën e hapur pranë kishës së Kokotovës. Pak më pas, me interesimin e prindërve rregjstrohet në shkollën Qindrikon të Beratit dhe, mbas tre vjetësh studim këtu, caktohet mësues pranë kishës së Mazhajt. Mirëpo… dheskal Thanasi teksa shqipëronte librat e shënjta gjatë psaltjes bëhej shprehës i ndjenjave atdhetare të besimtarëve.
Veprimtaria e Thanasit ra në vesh të eprorëve të vetë klerikalë të Beratit. Duke e konsideruar të rrezikshëm, e internojnë në Zvërnec të Vlorës, ku i duhej të kalonte pesë vjet: 1890 – 1895. Mirëpo Thanasi rastisi të ishte me fat: njihet dhe bashkëpunon me atdhetarin e madh, Jani Minga.
Mbas Zvërnecit e dërgojnë në Lushnje, ku do të mund të ishte nën vëzhgimin e autoriteteve të vendit. Mirëpo ngjau e kundërta: djaloshi nga Mazhaj lidhet me episkopin e kishës, Vasil Priftin, dhe e vazhdon veprimtarinë e vetë atdhetare. E pushojnë nga puna! Teksa e ndjeu se mund ta burgosnin, arratiset nga Shqipëria dhe e mban frymën në Janinë! Aty ia filloi punës si gjeometër pranë një inxhinieri francez.
Me shpalljen e Pavarësisë kthehet në Atdhe. Me interesimin e Jani Mingës emrohet mësues dhe shërben në shkollat e Kallaratit, Mekatit, Nartës, Vlorës, ndërsa më vonë, shumë vonë, emrohet në shkollat e Myzeqesë; të Halilajt, Bishqethmit, Këmishtajt, Krutjes etj.
Në vitin 1928 del në pension .
Një jetë kushtuar vetëm Atdheut.
Papa Ilia Zegali: Zoti i ka një e të pandarë; fenë dhe Atdheun
Edhe pse klerik i mirënjohur, me veprimtari të gjërë, Papa Ilia Zegali gjatë LANÇ u lidh menjëherë me Lëvizjen Antifashiste. Në kamollaf vendosi yllin e kuq të partizanit. “Nuk jam duke bërë ndonjë gjynah, u thoshte bashkëfshatarëve të vetë: “Zoti i ka një e të pandarë: fenë e atdhen”.
Duke e njohur si antifashist të vendosur, një ditë Papa Ilias i vjen një letër me anën e së cilës i kërkohej që ditën e Roshajave, kur do të mblidheshin shumë njerëz në kishë, të flisnin dy militantë të Luftës Çlirimtare. Kishte pranuar Papa Ilia.
Ditën e festës fetare, pasi pat mbaruar shërbesën, Papa Ilia u qe drejtuar tërë të pranishmëve: Besimtarë të nderuar! Ju bashkë me mua po shikoni dy shokë të armatosur. Ju mund të mendoni se këta janë duke bërë gjynah! Ma lini mua ta marrë këtë mëkatë”.
Të armatosurit ishin dy antifashistë të njohur në mbarë Myzeqenë: Naim Kuçi e Rauf Nallbani. Atyre çasteve kishin folur të dy. Kishin folur me gjuhën e Papa Ilias: A na lejohet neve, besimtarë të nderuar, që të qendrojmë duarlidhur para atyre që na kanë pushtuar?! Cili Zot na pengoka ne që të kërkojmë të drejtat tona?!
Dhe që të nesërmen e kësaj ngjarjeje shumë djem të këtij fshati vunë pushkën krahut dhe dolën partizan.
Nga familja Zegali (Nushi) dolën partizan disa djem; Themiu, Llazari, Kozmaj, Josifi, vet Papa Ilia…
Ballistët nuk ia falën klerikut partizan. Pasi e torturuan mizorisht, Papa Ilia Zegalin e vranë në prill të vitit 1944! Dhe mbeti ky Dëshmor i pavdekshëm.
Nxënës i Aleksandër Xhuvanit, bashkëpunëtor i Sotir Koleas
Ndër figurat më të shquara të fisit Zegali (Nushi) është Jani Nushi. I lindur më 6 qershor të vitit 1902 në fshatin Kasimbejaj, ky do të rritej në mesin e një familjeje që kishte nxjerrë mjaft priftërinj e deri edhe dheskal.
I ati, Thanasi, i këshilluar nga Jani Minga, e merr Janin e vogël në Vlorë, ku shërbente si mësues, kështu që tre klasat e para Jani i kreu në Vlorë. Klasat e tjera i plotësoi në Lushnje, ndërsa Normalen e kreu në Elbasan. Këtu do të kishte të bënte me Aleksandër Xhuvanin, Kostaq Cipon, Simon Shuteriqin…
Dhe nisi e vazhdoi të shërbente si mësues në Bularat, Vuno,…
Ajo që e bën të veçantë Jani Nushin është puna për mbledhjen e fjalës së rrallë dhe e folklorit. I pasionuar mbas kësaj pune, bëhet ndër më të shquarit në shkallë vendi. Në vitin 1931 folkloristi i shquar shqiptar, Sotir Kolea, në një letër që i drejtonte Jani Nushit, ndër të tjera i shkruante, se “…u ndodhe ti, një mësues i vogël, një copë mësuesi, për të bërë këtë punë të madhe. Të lumtë! Mos harro; se janë mësuesit e vegjël ata që bëjnë kombet e mëdhenj. Në këtë rrugë nuk je i vetëm, por je ndër të parët e pas shëmbëlltyrës sate po dalin përditë të rinj me zell e zemër…”.
Në revistën “Folklor”, faqja 4 e vitit 1939 do të shkruhej: “… më i pari ndër këta folklorist vjen Jani Llazari (Nushi – shënimi ynë), i cili ç’prej motit asht dhanë mbas punës folklorike, tue mbledh e tue botue ndër revista landë të çmueshme folklorike”.
Ish drejtori i Institutit të Folklorit, Profesor Zihni Sako qe shprehur: “Shqipëria të kishte nja pesë xha Jana, t’í vendoste në krahina të ndryshme të vendit, folklori dhe gjuha shqipe do të mund të vilej deri në fund…”.
Falë pasionit ngjitet në lartësinë e Mësuesit të Popullit
Duke qënë me banim vetëm një kat më lart zyrave të gazetës “Shkëndija”, organ shtypi i Komitetit të Partisë të rrethit të Lushnjes, shkonim herë mbas here në shtëpinë e folkloristit të madh Jani Nushi dhe e gjenim mes librave e fletoreve. Sapo futeshim në dhomën e tij të punës, ai ngrinte sytë e, përmes syzeve, na shikonte ngultazi dhe, pa pritur ta përshëndesnim, na drejtohej:
– Hë, çfarë na keni prurë?
– Asgjë, mësues Jani…
– Si asgjë! Ju keni rast të bisedoni me shumë njerëz, mirëpo ata kanë xhevahire në gojën e tyre, prandaj…
Qendroi një hop dhe vazhdoi:
– Tani sapo u ktheva nga jashtë dhe, në radhën ku isha për të blerë mish, mora falas; më dëgjon, fare falas gjëra të bukura.
Pasi zumë vend, nisëm të dëgjonim me vëmendje.
– Atje në radhë, dikush i thoshte shokut të vetë: “Filani është i zgjuar, por… s’e le hunda!” “Ai mund të bënte përpara, por ka hundë!”, “Atij nuk i flet buza, por hunda…”, “Ia ka bllokuar hunda buzën…” …
Vazhdojmë ta dëgjojmë dhe presim të dëgjojmë se ku kërkon të dalë. Dhe ai nuk na e zgjat:
– E dini përse po jua tjerë pak gjat bisedën?
Nuk iu përgjigjëm .
– Jua kujtoj këto, sepse shikoj që në shkrimet tuaja në gazetë nuk lexoj nga këto shprehje. Këto shprehje e zbukurojnë shkrimin. I japin kripë e piper. I japin lezet. Lexuesi kur ndesh në të tilla shprehje në shkrim, ndjen një lloj kënaqësie… Apo e kam gabim?
Kishte plotësisht të drejtë.
Jani Nushi është autor i disa librave me materiale folklorike.
Në vitin 1972 i qe dhënë titulli “Mësues i merituar”, ndërsa në vitin 1980 iu dha titulli më i lartë: Mësues i Popullit.
Dy kolonelët Zegali dhe Llazar Nushi
Nga rrënja e thellë e fisit Zegali kanë dalë shumë kuadro të mirënjohur, por le të ndalemi në tre prej tyre: te vëllezërit Josif e Kozma Zegali dhe te Llazar Nushi (Zegali).
Të zgjuar prej natyre, vëllezërit Zegali, Josifi e Kozmaj, nuk iu ndan shkollës. Dhe kudo – të dalluar në mësime. Josifi, nga që doli shkëlqyer në një shkollë të Beratit i doli e drejta për t’i vazhduar studimet në Itali. Shkoi e vazhdoi, por nuk mbaroi. I ndërpreu studimet, sepse u kthye në Atdhe për t’i kontribuar Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Po kështu edhe Kozmaj e Llazari. Ndërprenë Normalen e Elbasanit dhe nxituan t’i bashkoheshin Batalionit Partizan të Dumresë. Më 15 gusht të vitit 1943 ishin ndër partizanët e përzgjedhur, që do të përfshiheshin në radhët e Brigadës I Sulmuese Partizane.
Në Luftën e Marglliçit Llazari do të plagosej rëndë! Shumë rëndë! Dërgohet në spitalin e përgjithshëm të Tiranës, por nuk arriti t’i mbaronte mjekimet, sepse hafijet kishin spiunuar te nazistët. Detyrohet të kthehet në vendlindje dhe të aktivizohet si antifashist.
Josfi, Kozmaj dhe Llazari mbas çlirimit dërgohen për studime të larta në ish Bashkimin Sovjetik. Dy të parët bëhen ushtarakë madhorë, ndërsa i treti kuadër i lartë në Qarkorin e Beratit, në Komisionin e Planit të Shtetit dhe në Tregtinë e Jashtme. Ndahet shpejt nga jeta teksa ishte me shërbim në Bullgari.
Dinjitozë mbetën deri sa mbyllën sytë, duke lënë mbas emrat e tyre, që i bëjnë nder jo thjesht fisit, por mbarë Myzeqesë.
Historiani i shquar myzeqar, Kliti Nushi
Një nga djemtë e Jani Nushit ka qënë Kliti, që do të ishte ndër universitarët e parë të rrethit të Lushnjes. I lindur në fshatin Mazhaj, ai do të shërbente si punonjës, por edhe si kuadër i Arsimit në rrethet Tropojë, Berat e Lushnje. Ka punuar nga mësues i thjeshtë, deri shef i Seksionit të Arsimit në rrethin e Lushnjes.
Si redaktor i librave të tij historik, i pata shkuar disa herë në shtëpi në Lushnje. Ndërsa ndodhesha para tij, diçka e brendshme më ngacmonte shpirtin. Ndihesha tepër i vogël para atij njëriu aq shumë të përkushtuar.
– Çfarë kërkoni?! – i drejtohesha teksa e shikoja që lëvizte nëpër dhomë me një lupë të madhe në dorë.
– Këtu pata vendosur ca materiale që i pata pas nxjerrë dikur nga Arkiva e Shtetit në Tiranë…
Dhe vazhdonte të kërkonte.
Ja, kështu, me një pasion të jashtëzakonshëm, bashkuar me një stërmundim të madh për shkak të shikimit të kufizuar, Kliti arriti të botojë tre vëllime me material interesant historik, titulluar “Myzeqarë që i përkasin historisë”, sikurse botoi edhe monografinë kushtuar klerikut të shquar Papa Ilia Zegali – Dëshmor i Atdheut, si dhe një libër voluminoz: “Liria e ka emrin grua”, kushtuar grave e vajzave antifashiste myzeqare.
Kur mësova, se Klitit i qe dhënë titulli “Qytetar Nderi i Lushnjes” ndjeva një ngazëllim të veçantë: ishte shpërblyer një njëri që i ka bërë vërtet nder Lushnjes dhe tërë Myzeqesë.
Mbas një letre përgëzuese të Enver Hoxhës
Më 28 prill të vitit 1971 Enver Hoxha i dërgon një letër shumë të ngrohtë Jani Nushit. Mes të tjerave ai i shkruan, se “Në faqet e revistës “Studime filologjike” herë mbas here kam kënduar me interes materiale leksiko – frazeologjike të mbledhura nga goja e popullit prej gjemtuesve të pasionuar, në radhët e të cilëve bën pjesë edhe ti…”. Ndërsa në fund të kësaj letre thuhej: “Dëshiroj me këtë rast të uroj shëndet e punë të mbarë për të përpunuar gjithë materialin e grumbulluar…”.
Mbas kësaj letre, edhe pse i moshuar dhe me shëndet jo të mirë, Jani Nushi iu përvesh punës shkencore. Në ndihmë i erdhi djali i vogël, Ptolemeu, si dhe bashkëshortja e këtij të fundit – Tefta. Dhe nuk vonuan të botojnë disa vëllime me leksikë nga Myzeqeja dhe me këngë e rite popullore po nga kjo krahinë.
Jani Nushi ka vite që është ndarë nga jeta, por materialet e tij të lëna në dorëshkrim vazhdojnë të përpunohen nga Ptolemeu.
* * *
Ditët e fundit njëri nga djemtë e Jani Nushit – Petroja, ish kuadër i lartë në organet shtetërore të para vitit 1990, nxjerrë nga shtypi një libër shumë interesant me materiale nga saga e Nushajve të Mazhajt.
– Është një libër që u kushtohet familjes dhe fisit tonë, – na thotë Petroja.
Dhe shton:
– Fisi ynë ka pasur mësues në pesë breza, filluar nga stërgjyshi – Llazari, gjyshi – Thanasi dhe deri te djali im – Ferdinanti.

O Dhimiter Trapi:”I dergoi leter Pederas Tarasi Edhe Jani edge pse I semure (o shkreti sa gjunaf) u hothe prape ne pune- Ahhhhh u Komunistat e Derit:((((Kaqe Shume mo ju mongon Sallami I Pederas Tarasit we Jua Serviste me Tollona 1 Here Ne Muaj mo? Po bleni ndonje loder Sallami mo edhe mereni njehere ne muaj edhe vashdoni kengen tuaj: “Parti Envey Bythen Ma Lero Njehere”. Opo e kame thene une mo “E shkreta Shqiperi Per Keta Bastarda qe Ka lindur, Lind edge vashdon the lindi”!
Ore Xano,
se Partizan nuk ke qene, nuk je, e nuk do te mund te jesh perderisa Tradhetar i lindur je dhe i tille shfaqesh.
Sa per Dhimitrin.
Ai shkruan per njeriun, gjithmone. Te lumte pena, Dhimiter, dhe te falenderoj per kohen qe harxhon te gjesh dhe shkruash per gjera qe i bejne nder e lavdi shqiptareve – perjashto Partizan Tradhetarin.
O PARTIZAN, PSE BYTHEN ME DORE E MBAN?!!!! APO SE SALI KOMUNISTI TA ÇAN?!!!
Duket qe PARTIZANI ka patur mamin ose motren ne çetë!!!!
Aty Ishte Joteme edhe me duket edhe Gruaja Jote mo Molomen. Po ehhhh thuaje tije? Ce do qe mbanin Ere Qeni edhe per fate te keqe edhe Gomari I Nastradinit Nuk I Qaste. Ore Klush Komunisti I thuaj mo te Lahen Pake se Gomari nuk pret me!
Mo Pederasat e Tarasit. Po nuk vute mende mor Gomera. Ore Molomen Provinca mos je gje ti mo Prapanica e Pederas tarasit? Po pae mo Der Prej Derash nuk e keni kuptuar sa dem ka bet Komunizmi Atdheut Tone. Po Ju Makaistat Skeni Atdhe keni Parim: Sallamin Me Tollon dhe ulerisni “Parti Enver Bythen Ma Lero Nje Here”. Edhe se harrova mo: Saliu ishte eshte edhe do vdese mo Klush I Pederas Tarasit, prandaj pse e shani mo? Epo keshtu w kane Klushat Kommunista gjithmone shajne Prapanicen e tyre-Klusha Bushtre
Faleminderi penes suaj i nderuar Dh.Shtembari..
Te dihesh e mira e KAUT-nuk therrej dhe kjo puna e te nderuarve; klerike atdhetare sa mesues te pare dale.
Shume faleminderit i bderuar adashi im Dhimiter Shtempari,qe me jepni kenaqesine, te komunikoj me Ju,si gjithnje”Korespodent vulnetar”ne te gjitha gazetat e kohes sa biseda ne R’T.(Nga Lushnja nisur 1955-58,qe i falemderoj te gjithe.me sa shkruani i nderuar adash, Me bere te jetoj me ato vite 60-70 ne punen me Kulture,(nisur 1964-65) Pergjegjes Kujture ne Shengjergj, sa ne Zall-Mner e Zall-Dajt si drejtor shkolle nje jete(1973 ne Tirane). Me keto probleme jetuar dhe ruajtur kujtime me te mira.Me fal se ato ditaret e atyre viteve i kam ne Tirane,po nuk harroj pasionante, sa krerert e Kultures dhe arsimit shqiptar,Te ndieret;qe nga Bedri Spahiu,Rektori pare i Un.Karaman Ylli saThoma Deliana dhe i madhi penes sa kryeredaktori i pare i gazets mesues deri Zv.Ministe i Arresimit Pr. Akademik Bedri Dedia sa Luftetari Spanjes Petro Marko,Dhimiter Shoqriqe,me bashkeshorten,ndjekur na Dailan Shapllo me Kin Dushin me shoke.Megjithse ishin ne funksione te larta, me jave dhe dite me ne ne malesine e Tiranes, per te kryer detyrat e kohes me perparesi;Shkollen dhe Kulturen.Permenda “kokat”po punen e benin kuadrot e bazes me mesuesit.mjeket,ekonomiste deri ushtarake, shkrire me ne. Ju erdhet ne rrethi e Tiranes ne keto vite arritieje ne arrsim-Kulture,s’po zgjatem.
Me falni po do ju letem botuesve te gazets sone”Dita” ,ketyre si soi i; “Partizanit”.”Populli”e nonje tjeter qe jane shume,te mos jua shohim emrat,ne kete gazete te te gjitheve.
Me vjen keq qe,shkolla e Zal-Dajtit hapur(me 1967si shta-vjecare dhe ne vijimesi e MESME, pas 90tes), Mbetur me nje klase kolektive fillore!. C’tu themi ketyre te sotmeve opozitare, qe te paren mohojne,arritiet e mbas clirimit.nga Arresim e Kultura qe, kan paraprire e duhet nderuar te perkushtuarit, Sa denuar-dashakeqet.
Vit te mbare nxenesve te te gjitha kategorite shkollave te vendit,qe dhe ne keto kushte,paraprijne
83 vjecar-Mesues pensionist aktiv,
deri ne emigracion.
Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)
I nderuar “Guri Naimit”, gjysmat e atyre qe permend zotrote, Enver Hoxha i shpalli “armiq”.
Po mire mo Guri I Naimit, kaq shume te mungonkan ato dite mo qe Ike ne immigriim me mundesin e pare qe gjete? Mo Der Prej Deri pse nuk ndenje mo me Klushin e Pederas Tarasit Sali Protopapen? Po si nje Komunist I Vertete Ja mbathe Jashte Shtete. Ahhh mo klush Komunisti si ta mer Goja mo Molomen edhe ze nxenesit? Po gjusma e ature ishin te prosekutur nga Pederasi Jote Tarasi? Po Na Thuaj Ti Mo Tradhtar: Cfare kishin bere femijet qe ju mesusit Buthqira I rifnit edhe I quajnit Femije Kulakesh ose me Shqip Kopila? Jazeg Te Qofte Mor Bushter Komunisti!
O PARTIZAN QE K…..N NE GOJE E MBAN!!! Mesuesit kane qene njerez te nderuar ne ate kohe, pasi benin me dhjetra kilometra rruge ne kembe per tu dhene dije femijeve. Por nje TRAP ZALLI si puna jote duhet ta kete q.. kryetari i kooperatives!!
Jo vetem per “Partianin” komentues.
komentoj.
Te pekten si “Partizan”mos komento,ne e ke parasysh c’perfaqeson ai emertim HISTORIK ata sjelle clirimin..
Sa per ato qe aludon per figuren time,po te them; bej hap nje diskutim deri ne media,dhe do mesosh kush jam. Ate ikien tej oqeanit kush nuk e di pse u be dhe kush e beri,qe femijet tane u detyruan moren rruget emergimit nga te paret.Pa tjeter nuk ishte ajo;Emigrimi masiv, zgjidhia,po ishte e parapergatit nga antishqiptare .Kush se di kete… Jam i kenaqur jo vetem me te mijte,po me shumicen e emigranteve,me ta 24 vjet,qe na nderojne me se pari atdhetarizmin dhe te nderuar ne pune.Mirenjohes atyre.
Ketu ne Toronto,jam aktivist i Komitetit te VETERANEVE dhe i kenaqur mes tyre, Brezi i Ri mbeshtetur…Ju faleminderit.
Po keni kurajo me dilni direkt me emer e mbiemer si une,qe te gjithe e dine kush eshte “Guri Naimit”D.dhe pse e perdor kete. Une jam DHIMITER XHOGA “Pasues Veterenit,Jano P Xhoga,rene me nedor 1913-t, kryecetes qe komandonte,kunder pushtuesve sa u shpall Pavarsia,sa familie Partizane e nderuar ne Dangelli vellai me 6 bashkefshatare nga Partizanet e pare . Pra jo TRADHETAR,si akuzoni ju. Faleminderit istancace perkatese atdhetare dhene nderime te duhura fisit tone Xhoga. Na bejne krenar.
Pra zoti apo shoku kjo si “Partizan”qe shkruan, para se te flasish mendohu e mendohu mire.Per mua: -Qente le te lehin karvani te shkije perpara me Atdheun paresor!
Do me; o pseudo”Partizan”komentues?!
( Ne organet kopetente te drejtesise,do japesh logari per akuzen TRADHETAR, leshuar si pa te keq per njerez te ndershem e puntore atdhetare,bere akuza pa baza.
Pasuesi Veteren 83 vjecar
Guri Naimit D
( *Dh Xhoga tashme eshte nipi 15 vjecar..ditet 1000-je.)
Jani Nushi, qe u be “Mesues i Popullit”, sepse ishte krushku i Lenka Çukos, i ka thurur himn edhe pushtuesit italian. Ne Myzeqe eshte e njohur vjersha (ne fakt eshte nje bejte qe ngjan me ato te Arben Dukes) e tij : Lum si ne per Italine/ o shoke more/Sa te madhe per Shqiperine/ o shoke more/ Kosoven dhe Çamerine/ o shoke more/ Lum si ne per Musoline/ o shoke more. Apo jo o Dhimiter Shtembari ? Sa per Klitin, lushnjaret e dine mire qe ka qene drejtor shkolle dhe gjithe kohes i tallur nga nxenesit, por shef i Arsimit nuk ka qene asnjehere. Genjeni ne toke dhe jo ne qiell. Ose prisni qe te vdesin te gjithe lushnjaret e asaj kohe, pastaj shtremberojeni historine sa te doni, po te keni mbetur gjalle edhe vete.
I nderuar Dhimiter .
Kam njohur DR Josif Nushi ne Wiene .Ka shume ngjashmeri me fytyren e profesorit ne kete artikull. Me gjithe se e njoh DR Josif Nushin prej 30 vitesh,,po ju jap disa te dhena ..Ka qene djal i vetem ,rrjedh nga nje familje shume e pasur para clirimit . Ka ardhur 5 vjec ne Wiene ,natyrisht para clirimit , i derguar nga i jati i tij ,paguar privatisht , nje familjes Austriake me napalona Flori .Arsyeja qe e dergoi kete djale vetem fillikat ne Wiene ne moshen 5 vjecare eshte ,qe ai te shkonte ne kopesht me femijte e tjere austriake ,per problemin e gjuhes Gjermane .. Ishte moshatar me Papen eRromes (Polakun )Ka vdekur para dy viteve RReth 92 vjec Kreu shkelqyeshem filloren ,tetvjecaren gjimnazin dhe universitetin ne Wiene ,dhe punoi si Mjek i nderuar specialist ., deri sa doli ne pension kirurg ..E di mire ka pasur shance dhe i jane lutur ne ate kohe ,ta benin deputet dhe deri ne minister te shendetesise ne Wiene ,por nuk ishte karjerist ,dhe kurre nuk pranoi..Ka ardhur per here te pare ne shqiperi mbas viteve 90 ,vetem dy here . Kurse ne kohen e diktatures ,ku ishin kufijte mbyllur ,vinte ne Mal te Zi ,afer kufirit te shikonte sado pak ato minuta kodrinat e shqiperise kishte mall ,dhe kthehej prap ne Wiene . Ne nje nga historite qe me tregonte , nga ajo qe u mbyllen kufijte dhe ishte i vogel ne ate kohe ,me thonte se me ka shpetuar Babai mua nga burgu . Kishja mall ,doja te kthehesha ne shqiperi te punoja si mjek ,nuk e kuptoja mire diktaturen ,bile shtonte dr ,me keto ment qe kam tani Regjimi nuk do me kishte futur direkt ne burg ,por mbas disa vitesh ,kur tme zevendesonin ,me tjeter mjek ,atehere do sajonin ndonje gje dhe do me kalbnin ne burg .Ishte shume i zgjuar .me gjithe se nuk e kishte idene cishte shqiperia mbi 75 vite qe nuk shkelte ne token nane .,i shkruaja babait tim qe banonte ne Berat.Dua te vij edhe ndoshta te punoj ne shqiperi . Babai me zgjuarsi ,qe tme shpetonte nga kolera komuniste dhe e ruante dhe vehten e tij nga sigurimi , me shkruan me taktike ,
Josif Nushi bir i im , “ti je shume i semure nga tuberkolozi dhe azma , mos puno si mjek brenda ne Wiene ,por shko puno ne Alpet Austriake te Tirolit se atje ke ajer te paster . Nuk ishja i semure ,me ndihmoi dhe natyrisht me shpetoi babai me te vetmen leter kallxonte Dr i nderuar ..
Z Dhimiter ,do tju tregoj edhe nje ngjarje qe kam qene deshmitar . Me lutet nje DR me titull PR DR Shqiptar ta bisedoja me DR Nushin qe ta priste kete mjekun , nuk e them Emrin se e njohin te gjithe . Pranoi Dr Nushi dhe e cova per vizite . .Ne bisede e siper PR DR nga Shqiperia , e pyet dr Nushin ,kush ju ka investuar ju Dr Nushi per shkollimin tuaj . Ai i pergjigjet , babai i im ,me verdhushka ,ky eshte realiteti . Kurse ky mjek shqiptar ja kthen ,kurse une e kam bere shkollen pa para gratis . Pa u menduar Dr Nushi e talli dhe i tha ,ti je djali dhe kelyshi i Enver Hoxhes ,prandaj e ke bere shkollen gratis ??,dhe per te mos te ofenduar me shume ,nuk ka ne te gjithe boten shkolle e universitet gratis e pa para ,o DR i Enverit . Ndyshoi fytyren e kuptova qe nuk e pertypte dot hipokrizine . . Mbasi ikem ,mbas ca ditesh me mer ne tel Dr Josif Nushi ,u takova dhe me thote ,te lutem here tjeter, une nuk kam qejf te takoje keta karabusha nga trute e kokes ,qe edhe gjerat me te thjeshta nuk i kuptojne . Ka qene relativisht i vogel ne trup ,shume fisnik dhe me nje temperament te jastezakonshem ,tamam ballkanas nga jugu .Ka lene dy djem ,njeri eshte dipllomat ,ka qene ne greqi mbas Greqise Itali ,tani nuk e di cfare shteti eshte ,kurse djali i tjeter ka punuar ne Bashkine e Wienes ,por nuk e di tani . I martuar me nje Wienese ,pra Austriake.,Bile cunave i ka vene emra shqiptar ,dhe njeri nga djemte quhet Jani Nushi . Tme falin Lexuesit ,se kam shkruar gjera jo interesante per to ,,por e shkruajta ,per ju Z Dhimiter sa per informacion .E pershendetje nga une . Ju faleminderit.Dh .Shtembari.
nJE PROFIL LETRAR DHE HISTORIK, I BUKUR! aUTORI SHKRUAN ME DASHURI PER NJEREZIT DHE ASGJE NUK DITON ME KETO SHKRIME, kY ESHTE THELBI I DHEMBULLIT TE GAZETARIT = HUMANIST! aI SHKRUAN PER NJE BLETE PUNETORE SI XHA jANI QE E KEMI NJOHUR NE mYZEQE, QE QEMTONTE NEKTARIN E POPULLIT, FOLKLORIN! kETE FAMILJE E NJOHIN NIRE SEPSE NXOEEI KATER PARTIZANE NE LUFTE KUNDER OKUPATORIT TE HUAJ; E NJOHIM SEPSE KA NXJERRE SHUME KLERIKE ORTODOKS DHE NJE NGA ATA ESHTE pAPA iLIA zEGALI (nUSHI) QW ESHTE TORTURUAR NGA GJERMAMET DHE BASHKEPUNETORET E TYRE VETEM E VETEM SE MBANTE MBI KAMILLAF, YLLIN PARTIZAN. pO NE RRUGEN TONE KEMI EDHE DISA DERRA QW BAJGAT E TYRE BNUK VLEJNE AS PER PLEHRA. uRIME dHIMITER E MOS E LESHO PENEN DHE partizani i zi QW KOMENTON SI NJE IDIOT I NGJAN NJE NIZE QW RRI NE ORAPANICE TE KALIT POR QE NUK E PENGON ATE TE KALEROJ!
I nderuar zoti Adih!
Shume ju faleminderit per nderhyrjen! Nga sa jam ne dijeni, nuk besoj se doktori per te cilin flisni ju te jete nga rrenja e Jani Nushit – Mesues i Popullit. Besoj se mund te jete nga fisi i mirenjohur Nushi, qe banonin ne Berat. Gjithesesi, do te interesohem te mesoj diçka lidhur me kete figure vertet interesante, femijet e te cilit qenkan intelkektuale te shquar. Me shume respekt: Dhimiter Shtembari, gazetar.