Vjeshta nuk ka ardhur ende, vishni ngjyrat e hapura sa keni diell

Mila Hysotoci

Prej dy javësh jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës, por veç rrezeve të diellit, nuk shohim asgjë tjetër…

Temperaturat vazhdojnë të jenë të larta si të ishte pranverë prandaj vishuni me ngjyra sa ka diell… Përpara se bezha , grija, kafja, e zeza të pushtojnë garderobën tuaj  luani me ngjyrat.

Paleta e ngjyrave të vjeshtës i afrohet mësë shumti ngjyrave të tokës, por kjo nuk do të thotë që ngjyrat më pranverore duhet të përjashtohen nga garderoba juaj. Baby blue ngjyra pastel romantike që përcjell mësë miri feminilitetin mund të vishet shumë mirë edhe në vjeshtë!

Pantallona të bardha në vjeshtë? A nuk janë këto të fundit vetëm për verë apo pranverë? Kush e tha këtë??

Kombinimi i rombeve e rrathëve “nuk bën zhurmë”, përkundrazi i jep gjallëri outfitit. Ju mund të provoni çfarëdolloj forme gjeometrike duke qenë se këto të fundit janë edhe në modë.

Më shumë sesa një trend, pantallonat kulot janë një veshje thelbësore në garderobën e një femre. Të gjata apo deri tek kyçi i këmbës, të ngushta apo të gjera, këto pantallona vijnë në aq shumë modele, saqe eshte e pamundur te mos gjesh te duhurat përshtat formës së trupit.

Idealë për rastet e veçanta si një mbrëmje elegante apo ceremoni, tepër komodë për pjesën e parë të ditës ! Nëse ende nuk e keni kuptuar, po flasim për fustanet e gjatë ose njohur ndryshe në botën e modës si “Maxi Dress”.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *