Plotësohet kushti i BE për ligjin e teatrit, mazhoranca voton pro hapjes së garës

Mila Hysotoci

Kuvendi i hapi sot rrugë miratimit të ligjit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese shqyrtoi dhe miratoi ndryshimet në ligj me anë të të cilave plotësohet edhe kushti i BE dhe hapja e garës.

“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Kemi rastin kur është kërkuar të rrëzohet dhe kemi rastin kur me argumente është pranuar. Kemi ndërmarrë edhe disa diskutime me individë të ndryshëm apo disa sugjerime që kanë ardhur në vëmendjen e komisionit, psh afatet për një thirrje të hapur. Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shqyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”, tha Eduard Shalsi në mbledhjen e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Shalsi bëri të ditur se këto amendime i janë dërguar për mendim edhe Autoritetit të Konkurrencës për t’u shprehur për këtë çështje. Opozita nuk ka qenë dakord me dekretin e Presidentit, Ilir Meta. Albana Vokshi përsëriti qëndrimin e opozitës për ligjin për Teatrin dhe deklaroi se nuk mund të bëhet arnime në ligj.

M.H/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Atehere,meqe plotesohet kushti i BE-s,tregon se
    ligji per Teatrin paska qene i kundraligjshem!
    Kush pergjigjet per kete?-e gjith”rilindja”,perveç
    Pandeli Majkos.Pra,te gjith ne burg,sepse
    keto bastarde,qe kan shkelur ligjet,nuk kan më te
    drejte te votojn hapjen e gares,kur te gjith
    jan te inkriminuar.

    • Jo o bastard Karri Zigur. Nuk ka “Ligj te kundraligshem”. Tautologjia eshte tipar i njerezve mendjengushte si ty qe emocionohen me cka u serviret ne gavete dhe jo me thelbin e problemit. BE e beri te qarte qe Ligji eshte i rregullt ne sinkron me marreveshjen e MSA. I vetmi sugjerim i tyre eshte te ftohen edhe kompani te tjera ne gare ndonese firma Fusha ka perseri avantazhin ligjor se zoteron nje perqindje te caktuar te truallit ku do ngrihet godina e Teatrit. Heren tjeter syzet coji te okulisti dhe jo te kuzhina e helmatisur e SHQUP-it.

  • @Zigur Qarri mbase do te ishte mire te njihesh me mbiemrin “Qorri”, per aresye se shkruan teresisht si i verber. Ndryshoje nje here mbiemrin, a i zi më i zi se qymyri, se mbase do te vije shikimi dhe intelekti. Nuk eshte ndonje gjè e madhe nderrimi i mbiemrit… Faleminderit per mirekuptimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *