Kristo Mërtiri
Tepelenasve nuk ua bën dot mendjen livadh. As i huton e as i trullos lehtë ndonjë lojë e pistë politike e financiare, mbarsur në metropol a gjetkë. Brenda e jashtë asaj treve ku gjen sot e kësaj dite mjaft rrënjë bari, gruri e misri të mbira në gëzhojat e Luftës së Dytë Botërore, debati për ish Kampin e Punës trazohet e rri ndezur si prushi në vatra. Sepse askush gjer më sot (i majtë e i djathtë,i persektuar apo jo) nuk e pranon që ai vend të kthehet në muze si “Aushvici shqiptar”! Madje i zemëron krejt natyrshëm. Dhe dëshmojnë mendjehapur, të prekur jo pak në sedër, krenari e dinjitet. Gjatë jetës së tyre kanë provuar edhe gjemba e gurë nga ata tipa barkngopur që fshihnin dorën e ndotur prapa dekoratave, favoreve e spaletave të pamerituara. Dhe sot i hedhin pas krahëve jo pa humor, duke shpalosur bukur magjinë e ironisë së mirënjohur labe. Magjinë e mençurisë së moçme në breza. Pas një refleksioni e replike publike me veten dhe të tjerët, botuar ditë më parë, reagimet, bisedat e telefonatat rrodhën jo të zakonshme për mua. Në numër e në problematikë. Sidomos nga tepelenasit e mi që përgjithësisht nuk i mbajnë mendimet e fjalët nën gjuhë. Kështu ndodhi edhe me Seitin, mikun tim të vjetër që i ka lezet puna e kuvendi. Tepër modest e aspak qaraman. Por një nga rrëfimet e tij nuk mund të mos e hidhja në letër…
“Po prisja të hyja në klasën e parë fillore, kur i thamë lamtumirë Salarisë, vendlindjes së bekuar. Ndërsa bashkë me kullotat e famshme të Këndrevicës i mora me vete kudo që shkova në jetë. Shtegtimi familjarisht me kopenë e dhenve, për mua ndoshta do të ishte i fundit, por jo për babanë. Shtëpia jonë ambulante lëvizte mbi samarin e mushkës xanxare. Do më digjte malli për zogjtë e drurët; për udhët erëqumësht; për mëngjeset e mbrëmjet baritore; për barin e pakositur e trëndelinën; për thirrjet e fishkëllimat që shkonin e ktheheshin nga rrungajat e honet; për culdyjaren, blegërimat, zilet e këmborët dhe për burimet me ujë dëbore; për qentë e staneve që rrinin zgjuar bashkë me yjet mbi kryet e Këndrevicës”… Ishin vite të vështira urie e pasigurie. Ashtu të pangulur diku, ngjanin më tepër si nomadë e pa një vendbanim të përhershëm. Tani po i afroheshin qytetit që etiketohej padrejtësisht me një parathënie fati të hershëm “Tepelena 99, qindin s’e mbush kurrë”(?!). (Mjafton të kujtojmë vitin 1945. Siç tregon veterani i nderuar, Shyqo Ruci, atëhere ishin vetëm 39 familje me 119 banorë . Ky bilanc i pas Luftës italo-greke dhe ato kundër nazifashistëve italianë e gjermanë, do të ndryshonte shpejt nga lufta ndërtimtare. Ishte koha kur organet e pushtetit lokal mblidheshin posaçërisht për të shpërndarë 10 kv kripë për gjithë rrethin”)… E ngritën stanin me dhenë mbi një nga supet e Bënçës që shquhej për mirërritjen e dhive. Një ansambël blegtoral i veçantë. Xha Bajrami, babai i mikut tim, e përdorte shpesh atë llafin “Nuk bëhet stan me lepuj” deri në pleqëri të thellë, sidomos ku shikonte se nuk i gjendej punës njeriu. Stani me vathë e kasolle për bagëtinë, duhej të zinte një shullë që i bie dielli mirë e që nuk e rreh era. Më vonë zbritën në fshat. Por qysh ditët e para edhe Seitit i ra në sy një vargan me gra e fëmijë. Ca shkonin në shkollë e shumica në punë. Me veshje e gjuhë jo të vendit. Të urtë e kokëulur, që kuptoheshin mirë me njeri-tjetrin. Seiti, për herë të parë në jetë i dëgjoi edhe fjalët “internim” e “kamp pune”. Dhe as i shpiegonte dot. Muajt kalonin e një ditë të ftohtë dhe me pak diell, filloi të miqësohej me moshatarët e vet që ndalonin hapat pranë stanit, kuriozë e me sy të shkruar. Dallonin shumë vetëm nga dialekti e veshjet, ndryshe nga treva e Labërisë. Dalloheshin edhe nga një tis trishtimi i veçantë. Veçanërisht kur e përqendronin vështrimin e zgjuar, si pakëz të trembur e të heshtur, te këmbët e Seitit të futura zbathur në opinga lëkure. “Kurse unë i ngulja shpesh sytë te atletet e bukura ngjyrë bezhë të një vërsniku nga Kampi. As emrin e saktë nuk ua dija. I shikoja për herë të parë. Deri atë ditë të shënuar për mua, si më të kamurit dija vetëm ata që mbanin opinga me xhufkë në majë e më të sojme. Kur u rrita mësova se pasanikët e pushtetshëm dhe kuislingët, fjalën opingë e kishin përdorur me shpoti e përbuzje për vegjëlinë… Të nesërmen kaluan prapë te stani, por jo me atletet në këmbë. I kishte mbështjellë me gazetë dhe m’i fali mua. Atë natë kam fjetur me ëndrra që gurgullonin bashkë me përrua-lumin e Bëncës. Ishte nata e fundit me opinga lëkure…”. Nuk pranuan asnjë lekë nga babai. Të nesërmen xha Bajrami me nënë Llufën(Lutifie) ua kthyen mirësinë ndryshe. Pasi i gostitën me nga një kupë dhallë taze, u dhanë falas gjalpë e djathë nape që zakonisht ruhej vetëm për miq e sebepe familjare. Kështu i përdorte atletet edhe Seiti i vogël. Sepse në fshat e në qytet, vërtet ai nuk kish këpucë e as opinga gome, por atëhere shikoje edhe pa opinga në këmbë, mjaft të varfër e me barkun bosh. Të gjithë po përjetonin edhe momente të papërsëritshme, me një emër që drithëron cilindo shqiptar të pas Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare : Zija e Bukës ! Veçse në Kamp racioni ishte ca gram më i lartë se ato triskat famëkeqe për qytetarët jashtë telave me gjemba. Kjo është e vërteta e hidhur, pa shtesa e mbulesa. Dhe jo ato të ndonjë kalemxhiu të sotëm të akshamit, që “interviston” ca plaka të vuajtura dhe përpiqet t’i shesë nëpër median e çoroditur nga vapa politike e financiare. Harrojnë që teprimet zezona kthehen në boomerang të pakthyeshëm përballë opinionit të shëndoshë e me këmbët në tokë. Siç ndodhi ditët e fundit, fjala vjen, kur shkruhej përçart se gratë e Kampit prisnin flokët dhe me to bënin triko e çorape për dimër. Këto përralla dimri kur ia thanë nënë Llufës 96 vjecare që po dergjet në krevat nga mosha e sëmundja, buzëqeshi siç di ajo dhe i quajti nepërka shullëri të helmatisura si ato kur shtynin jetën dikur mbi Bënçën “në mes të rrëkesë”… Haluçinacione të vitit 2018 dhe aspak nga ato të gjysmës së parë të viteve ’50 në shekullin që shkoi. Miku im, djali i mirë i nënë Llufës nuk është nga ata që s’e ka vrarë kurrë opinga. Përkundrazi. Mbaroi Universitetin dhe shërbeu gjithë jetën në Tepelenë. Dhe nuk e këmbeu me asgjë profesionin që e deshi shumë, me asnjë lloj posti zyrtar, në monizëm e në pluralizëm.
Tani disa “antitepelenas” duan të fusin gur në opingë, të godasin a plagosin të vërtetat e tharta e të ëmbla. Dhe ndonjë batakçi projektesh kallpe në emër të luftës kundër “komunizmit” siguroka në kuletë 200 euro në ditë. Shkurt, le të dalë ku të dalë ! Apo kur s’ka urë, edhe vau është i mirë ? Sepse mashtruesit përgjithësisht nepërkërojnë e dredhojnë pa kandar dhe kujtojnë se njerëzia i përtyp e gëlltit shpejt edhe përpjekjet donkishoteske për ta kthyer hardhinë në murriz. Në fund të fundit, ata mund të ndërrojnë vetëm qimen, por aspak zakonin e hedhjes së hirit mbi sytë e të tjerëve dhe atë të rrëmbimit të favoreve krejt të pamerituara. Xha Bajrami dhe nënë Llufa bënçore nga një derë e fisme, ishin të urtë, të dhimbsur, dashamirës e asnjëherë harbutë me të internuarit. Ata nuk i zbrisnin kurrë kalit nga bishti apo të mbanin ndezur me ligësi urën e zjarrit të luftës klasore absurde kundër trashëgimtarëve të pafajshëm nga krahina të tjera. “Vetëm vdekja nuk pyet as për të varfër e as për të pasur, more djem,-thoshte shpesh 96 vjeçarja e mençur.-Çdo gënjeshtër e krekosje nuk është trimëri”… Historia e atleteve dhe e opingave të Seitit i kapërceu kufijtë e rëndomtë. Madje, prindërit e tij nuk e matnin kurrë lumin e vogël të Bënçës apo Vjosën emërmadhe me filxhan. “Mirë është të mos e humbasësh udhën nga ke ardhur”. P.sh. ajo “Ura Kanal” e Bathesit me harqe guri në pragun e fshatit, pikon e flet shumë sot e kësaj dite. Ndërsa miku im e mbylli rrëfimin me një epilog realist e jo pa humor labërie.
I N T E R M E X O
Të kuptohemi, nuk është skeç muzikor e as numër i vogël humoristik midis akteve të një pjese teatrale… Atë fillim marsi, gati 9 vjet pas çlirimit të Atdheut, u bujti nga Tirana një nga njerëzit më të afërm të familjes. Kishte rënë mesdita bashkë me erën që nanuriste gjethin e ri nëpër bregore e rreth stanit që gurgullonte aq bukur mbrëmave nga blegërimat, zilet e këmborët. Pa trokitur fort muzgu, xha Bajrami i heshtur e pa bujë e kishte futur në hell një qengj të bëshëm nga kopeja dhe po ndizte zjarrin me dru lisi. Mirëpo, kur po pikonte mbi prush dhjami i mishit të pjekur, pranë kasolles – shtëpi në stan po thërriste një zë i njohur nga lagjja e Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë. Kërkoi babain e Seitit, i tha diçka ashtu fytyrëngrysur dhe vazhdoi udhëtimin. Xha Bajrami e përcolli vetë lajmin brenda në kasolle: Kishte vdekur Stalini. “Të qarat e njeriut tonë të afërm, rrodhën vetiu. Të gjithë rrinim të mpirë e si të ngrirë nga ndonjë cikmë dimërore e papritur. Mysafiri jo i zakonshëm u vesh me lotë në sy, na takoi dhe na la shëndenë për t’u nisur urgjent në Tiranë. Mishi i sapopjekur me merak, mbeti në hell. Si dëshmitar i rrallë e me ca nota groteske”… Të nesërmen, kur kaluan e ndalën hapat si përditë bashkëmoshatarët e Kampit, Seiti i ftoi brenda në kasolle e hëngrën nga duart e prindërve. Nuk ishte fjala për “shumë pupla e pak mish” e as thjesht sa për fasadë. Se ai brez nuk u rrit në pupla dhe as “me vezë në tigan”. Varfëria kishte pllakosur kudo, por jo antinjeriu dhe nëpërkëmbja e dinjitetit. Përshembull, për Napolonin e dashur (me të cilin kishim të njëjtin mbiemër) do të qanin edhe gurët e Bënçës ku i ra koka. Iku herët nga kjo botë e korkolepsur inxhinieri i aftë e trim, që e njohu çdo burim nafte në Shqipëri. Një mandat u ul edhe në karrigen e deputetit. Dhe shkërdhatokracia e la në rrugë, pa punë e pa një shtëpi për të futur kokën në kryeqytet! I fyer gjer në kockë, askujt nuk iu lëpi, as zyrtarisht e as privatisht. Sa herë më bie rruga rrotull lulishtes te selia e PS-së, më përshfaqet portreti i tij mendimengarkuar dhe pa maska. Dhe sikur dëgjoj zërin e tij të çiltër:”Hajde, vëllai im, hajde…”. Kur shkova korrespondent i përhershëm në Sarandë, fillimisht vendalinjtë më dinin vëllain e tij të ardhur rishtas nga Tepelena. Por sot e kësaj dite kujtoj një specialist të palodhur të naftës e me shumë fëmijë, por me “njollë” nga biografia e gjyshit. “Njollë” që i dilte shpesh si ferrë nëpër këmbë kur trokiste nëpër zyra të larta për të siguruar një çati për familjen. Ç’nuk bëri Napoloni për atë burrë të ndershëm e krejt të pafajshëm, gjersa i siguroi autorizimin shpëtimtar me firmën e vulën e drejtuesve të pushtetit lokal në rreth. Mbaj mend që ashtu i gëzuar na qerasi te bar-kafe “Riviera”. Më vonë mora vesh se dikush nga ajo raca që gjuajnë tërë jetën pas gardhit, kishte dërguar një letër anonime për “mungesë vigjilence” ndaj ish të deklasuarve…
NJË GRUA E INTERNUAR RRËFEN PËR NËNËN TIME , PAS 5O VITEVE NË TIRANË
“Po kumbisej buzëmbrëmja jonë e parë nga qyteti në fshat. E hidhur farmak. Na përzunë në emër të biografisë së vjehrrit, nga fundi i viteve gjashtëdhjetë. Fund që e kish vulosur edhe pushkatimi i Trifonit. Udhët e Memaliajt i lava me lotë, duke shtrënguar fëmijët e vegjël. Errësira te shtëpia e vjetër në Peshtan, po na shponte sytë bashkë me pikëllimin. Ç’i ra njeriut të shkretë e nuk e hoqi! Veçse në këtë dynja ka edhe njerëz shpirtnjeriu. Nuk ka vetëm sojsëzë e shpirtligj. Edhe humbjet janë pjesë e jetës. Nakua, vëllai im model në familje, punë e shoqëri, na thoshte shpesh i merakosur: Humbe në mes të udhëtimit, nise udhën nga fillimi ! Duke gëlltitur dhimbjen, lotët e dëshpërimin, këto fjalë zemre sikur më shtonin takatin dhe më forconin këllqet e dërmuara nga padrejtësia. Edhe kur kaluam pasarelën e drunjtë e të varur mbi Vjosë. Edhe kur u ngjitëm në Trëndafile e Mbishpellë. Edhe kur u ulëm e pushuam pakëz te Guri i Kulunxhiut. Edhe kur kaluam Vilat dhe po bëja kryq poshtë lisave të Shën Mërisë. Edhe kur u kthyem e pëllëmbët e duarve i bëmë si kupa për t’u freskuar e pirë ujin e rrallë te Kroi Plak. Edhe kur hidhnim hapat e lodhur e lutesha me mërmërima poshtë kambanave gëzim e kujendjellëse te një nga portat hyrëse të fshatit, te kisha e famshme e Shën Thanasit… Por buzëmbrëmjen e parë nuk e largoj dot as tani që janë rrokullisur jo pak por 50 vite jetë. Mirë unë, po fëmijët si do e shtynin atë natë hënëngrënë, pa bukë e pa gjellë ? Ju, me siguri nuk e dini fare, por sot le ta marrin vesh të gjithë peshtanakët e Tiranës:
Kur po përpiqesha t’u mëndja e përkundja gjumin fëmijëve me ndonjë përrallë të vjetër, befas dëgjoj një trokitje të butë mbi derën e mocme të shtëpisë, të cilën po e hante mola bashkë me trarët e catisë pllaka guri. Dhe thirra zëtrembur se kush është. Kur dëgjova zë gruaje si nga ndonjë pus i thellë, u ngrita, tërhoqa llozin e ndryshkur dhe hapa derën. U shkriva e tëra: Ishte mëma juaj mandilezezë, Evanthia gojëmjaltë e përjetë zemërvrarë nga gurët e një fati të zi e të pamëshirshëm në familje. Në të dy krahët mbante fort një tenxhere me gjellë të sapogatuar,një bukë misri të ngrohtë, pak gjizë e gjalpë dhe tre a katër lugë alumini. I la në duart e mia, më puthi, dicka pëshpëriti dhe më uroi natën e mirë. Iku si pa u ndierë, me hap sorkadhi e përmes errësirës që kish mbuluar fshanë e lodhur nga punët e ditës në kooperativë. Dëgjoheshin vetëm të lehurat e qenëve. Fëmijët do shtriheshin barkngopur e me ëndrra të reja. Ndërsa unë nuk vura pikë gjumi në sytë e patharë. E, nuk e tregova asgjëkundi, deri në fillimet e demokracisë”… Kaq rrëfeu Thianoja e sfilitur, e zgjuar e që mori padrejtësisht plagë të tjera të pashërueshme kurrë. Tani ka ardhur e shtyn pleqërinë në Yzberish. A e dini ku foli? Këtu në Tiranë, në oborrin e ish Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, gjatë një tubimi përkujtimor për poetin e pushkatuar, Trifon Xhagjika (e takova për herë të parë e të fundit, në shtëpinë e tij përdhese, kur isha në klasën e katërt fillore), kushëriri i parë i Aleksandrit, burrit të Thianosë burrëreshë e halleshumë. Aty e nga kjo grua e dëgjova për herë të parë episodin drithërues për nënën tonë dhimbjemadhe që na pret e para dhe na përcjell e fundit kur hyjmë e dalim nga kryeqyteti. Përjetësisht në Sharrë… Por gjurmët e skërmitjes e të kafshimit paradoksal të luftës absurde të Klasave nuk fshihen kollaj. Bashkë edhe me ca gjurmë mirësie të njerëzve të thjeshtë, që dikur mund të gjykoheshin rëndë e pa kurrfarë mëshire si “zbutje” e pafalshme e asaj lufte murtajë deri te nipër e mbesa dhe tërë gjakun e fisin. Megjithëse Thianoja vetë, vinte vajzë e nuse nga një familje lekëliote me taban e pa probleme me pushtetin monist. Lerë e rritur në Gjokthomaj. Fillimet e një jete të re vetmitare, ishin hutuese e mënjanuese nga shoqëria e miqësia. Por në Peshtan, qysh natën e parë ajo preku dhembshurinë tejet njerëzore e njëkohësisht një lloj “zbutje” e vecantë e luftës klasore që mund të merrte në qafë jo pak familje të pafajshme. Në rastin konkret, nëna jonë kishte komunist burrin me disa mbesa e nipër, vëllezërit e kunatin në Durrës, djemtë e dajos etj. Shumica ish partizanë të thjeshtë nëpër batalione, brigade e gjer në cetat territoriale dhe në Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar të fshatit. Atëhere askush nuk guxonte të afrohej e të kuvendonte hapur në mexhlis. “Në fillim asnjëri nuk qasej pranë, sikur të kishim ndonjë sëmundje të keqe e ngjitëse!”…
Mirëpo, në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri, vjehrri Koço u rivlerësua me të drejtë. U shpall edhe Mësues i Merituar. Bashkë me nipin Trifon si “Martir i Demokracisë”, që librin e parë e të fundit sa qe gjallë, ia dhuroi vetë në shtëpi Dritëroit me një shënim prekës. Libër që shkrimtari ynë i madh nuk e përzuri kurrë nga biblioteka personale, as në monizëm e as në pluralizëm dhe pa korrektuar asgjë, jo si ca lapërdharë që u shkoi jeta vetëm duke lëpirë e pështyrë dhe anasjelltas. Lum kush mbeti mendjekthjellët, drejt e në këmbë, sy më sy e ballë për ballë me njerëzit, në cdo kohë e suferinë politike! Veçse një qëndrim dinjitoz e atdhetar i Aleksandrit, do të mbahet mend gjatë e jo vetëm nga peshtanakët. Dallgët euforike të sistemit të ri, atij nuk ia humbën hiç ekuilibrin e vërtetë qytetar dhe shpirtin e kulluar paqësor e liridashës.
Një ditë prej ditësh, dy politikanë lokalë mediokër në Tepelenë po e “miklonin” për të dorëzuar një kërkesë dhe ca dokumente zyrtare. Shkollës fillore në Peshtan donin t’ia hiqnin emrin e dëshmorit të LANÇ, 20 vjecarit të paharruar Llukan Ceka që u këput si yll e ra mbi kodrat e Saukut, ditën që u qëllua me top Asamblea Kuislinge. Donin ta zëvendësonin me emrin e babait të burgosur e të persekutuar. Por Aleksandri ua ktheu prerë e pa ekuivoke : “Ai ra për Lirinë e Demokracinë e vërtetë shqiptare, ra për një Bota të Re. Kur të tjerë fshiheshin, djali i vetëm i xha Sokratit dhe vëllai i vetëm i 6 motrave nuk kurseu as jetën e vet edhe për këto ditë që gëzojmë sot. Edhe vetë baba Koçua sikur të ishte gjallë, nuk do pranonte kurrë pehlivanllëqe të tilla politike në emër të luftës kundër “komunizmit”. Po kështu vëllai, Genci ynë i mirë e zemërbardhë, që nëna jonë jo më kot e donte dhe e respektonte shumë. Sepse të persekutuarit e vërtetë e të qytetëruar janë tolerantë, të drejtë, realistë, aspak qaramanë a nepsmëdhenj të panginjur në kurriz të shtetit e të miletit taksapagues që ngritën me djersën e ballit Shqipërinë e Re. Dhe sot atij brezi të artë ndërtuesish (jo shkatërruesish) i dridhen duart në xhepa për të pirë një kafe! I vetmi “faj” i tyre : E nxorrën Shqipërinë nga errësira otomane në dritë, ia zbukuruan “fustanin” jo me xixat e xhinglaminglat e çitjaneve, të gjokseve e shalëve të sotme “transparente” në Europë. Me rrobat partizane ende në trup, me idealizëm e atdhetarizëm ngritën vepra bujqësore e industriale në një kohë me hallet sa një mal. Ndoshta ka të drejtë komshiu im montator veteran, kur i pret drutë shkurt e u thotë më të rinjve në mëhallë :
-Mos bërtisni e mos u sëkëlldisni shumë, o djem ! Hesapi është fare i qëruar: Zgjidhni një periudhë 30 vjeçare nga monizmi dhe këtë nga pularizmi, e i vendosni në dy karta të bardha. Hidhni veprat e ndërtuara në secilën periudhë dhe bëni shpejt krahasimin. Dëgjoni mua, do shpëtoni së ngrënuri “qënçe” e në tym me njëri-jatrin dhe nuk do rrokanisni më si nga maja e thanës në mes të Tiranës duke sharë vetëm Enverin e sistemin që shkoi. Po të doni më tej, hidhni shifrat e faktet nga Arsimi, Kultura, Shëndetësia, Letërsia e Arti, Mbrojtja, Punësimi, Burgjet etj. fusha heroike ndërtimtare nëpër Shqipërinë tonë që e ka bekuar Zoti dhe e mallkuan politikanët e pacipë të këtij Tranzicioni rrumpallë. Pa harruar kurrë që “Emancipimi ia hoqi gruas perçen, elektrifikimi ia hoqi natës ferexhenë”! Ose krahasoni numrin e të vrarëve e të vetvrarëve; të mbyturve e të zhdukurve nëpër dete e male; të ngujuarve nga gjakmarrja që dikur u pagëzua me të drejtë si “pushka që shuante pushkët”. Ulërima me thes në kokë, në shekullin 21 ! Përballë tyre bëhen copë e thërrime çdo Hipokrizi e Demagogji e veshur me fustan a poture “antikomuniste”. Siç po ndodh me Kampin në Tepelenë. Dhe këtij zjarri fantazmë i fryjnë e i shfryjnë ca pinjollë me nepse tinëzari brenda e jashtë mëmëdheut, pinjollë të kuislingëve nazifashistë e faqezinj me damkë, të pabesë e hajdutë verdhushkash që mbathën opingat e sulmonin Shqipërinë e sapoçliruar, ashtu këmbë përmbi këmbë nga kafenetë europerëndimore. Me xhepat e pistë plot e përplot, rekrutonin banditë e kriminelë pa asnjë gram shkollë dhe i lëshonin me parashuta nga qielli, deti e toka për të përmbysur pushtetin popullor të ngritur mbi gjakun e 28 mijë “lule djemtë e nënave”. Edhe mbi gjakun e 20 vjeçarit tepelenas nga Peshtani, vëllait të vetëm të 6 motërzezave, që i persekutuari Aleksandër nuk pranoi asnjë çast të përdhosej emri i tij i ndritur në altarin e kombit, në altarin e Lirisë e të Demokracisë së vërtetë. Sepse njeriu i ndershëm me bindje politike të majta e të djathta, as shitet e as blihet si në Pazar !…

Ishte pak e zgjatur nga fundi, dhe ate historine e atij trimit nga Peshtani nuk e mora vesh mire, po njph nje peshtanak qelbanik. Quhet Mero Baze
Nuk ka lene vajt e sahat pa permendur heronjte “greke” dhe “viktimat” e komunizmit. Thashe se ishte gjelle peshtani, por paska dhe njerez te mire.
Respekt per shkrimin.
Eshte kenaqesi te lexosh kujtimet e atyre brezave qe jetuan, luftuan dhe punuan me dashuri per Shqiperine.
Jam teper I emocionuar nga ky shkrim I Kristo Mertirit. Fakte interesante, me domethenie te qarte, dhene me realizem e mjeshteri gazetari. Respekt per gazeten Dita dhe kryeredaktorin e saj, zotin Thana, qe botojne shkrime si ky dhe afrojne pena si Mertirin. Njerzit kane nevoje vecanrisht ne keto kohe problematike te njohin te paret e tyre por dhe virtutet.
Nje fyerje e madhe per te gjithe mesuesit agronomet,inxhinjeret qe punuan e jetuan me vite te Tera ne fshatrat e thella te malsise.Nje fyerje e madhe per te gjithe fshataret qe nuk mund te iknin nga fshati ne qytet.Nje ofendim shume I rende per gjithe familjet qe u dogjen shtepite nga gjermano ballistet ne operacionin e dimrit e te qershorit.Vetem ne Zagori u dogjen rreth 200 shtepite .Njerezit u ushqyen me lakra te egra e nje grusht miell misri qe e blenin ne kelcyre cdo jave dhe e sillnin ne kra nga atje.sepse mushkat I moren gjermanet e ballistet.Vetem ne vitin 1947 u rindertuan shtepite por shteti solli vetem ustallaret te cilet ushqeheshin nga vete familjet qe ndertonin shtepite.Asnje demshperblim per mundin e brezave qe u shkrumbua per bagetite qe I moren gjermano ballistet e Libohoves .Harrese e fyerje dhe rendje per te perbaltur cdo gje.Kazermat e ushtrise italjane I Kane patur the gjitha kushtet per jetese po ti krahasojme me kasollet ku jetuan Zagoritet 3 vjet deri ne 1947 e faji I tyre I vetem ishte se ishin baze e partizaneve e baze e misionit Anglez.
Mbreselenes. I shkrusr me zemer.
Nuk i ckulen nga dheu i tyre,per t`u dhene ca gram buke me teper ne Tepelene.I ke degjuar kavajset kur truajne?
Te qafte muma me Llahinga?Autori eshte Llahinga qe nuk po i qan,por po i qesh ata treqind femije te pafajshem qe u groposen ne Tepeleene,ato gra e vajza fatzeza qe u perdhunuan ne Tepelene.Ato privilegje qe paskan provuar te Internuarit ne Tepelene,ti i gezofsh ne koke tende,ne familjet tende,ku te dhemb me shume,qe t`i kuptosh.
Pashe fotografine e shkollareve te Tepelenes me femijet e internuar.Me beri pershtypje nje femije i veshur bukur,me jelek dhe pantallone te shkurtra,i bardhe ,ndryshe nga versniket e tij te rreshket te rrahur nga dielli.Ishte munduar te buzeqeshte,por i kishte dale nje aht deshperimi.Ashtu si shkruan Kristo Mertiri ishte i veshur me mire se fshataret e Tepelenes.Me kujtoi femijet e bardhe,te mireushqyer te kampit te cfarosjes te Treblinkes.Femijet e experimenteve te doktor Mengelee,ose doktor Mortjes.Per gjermanet e thjeshte,per femijet e personelit,Treblinka dhe Aushvici ishin qyteza punetoresh,ku punohej per ndertimin e Gjermanise,organizoheshin cfaqje filmash,teatri koncerte,femijet shkolloheshin si ne te gjithe qytezat e Gjermanise.Edhe kur dolen pamjet e tmerrshme dhe deshmite e llahtareshme te internuarve te Treblinkes dhe Aushvicit,perseri populli gjerman nuk i besoi.
O Kristtaaaaq!E di kur i besoi populli gjerman tmerret e Treblinkes dhe Aushvicit??Kur ushtaret ruse hyne ne Berlin dhe rrembenin grate dhe vajzat gjermane,,…per te qeruar patate..
Mehmet Shehu nuk e besonte se kishte terhequr zvarre te lidhur pas kamionit 13 mirditore dhe i kishte groposur te gjalle,as e besonte fare qe kishte vrare a brucia pelo nje rob lufte italian qe e kishte strehuar ne shtepi ne Itali.E mori vesh kur Biroja ja mblodhi kembet ne nje kepuce dhe ja la amanet te birit kur u be per te vrare veten.
Kadri Hasbiu dhe Mihallaq Zicishti ja thyen kockat me kembet e tavolines Teme Sejkos,por nuk e besonin deri ate nate kur enver hoxha i futi ne kaush dhe incizonte britma rrenqethese torturash,qe te kujtonin britmat e Teme Sejkos.
Te qafte muma me Llahinga!Por ti nuk ja as Llahinge vajtuese me pagese.Ti je HIENE PERQESHESE,qe tallesh me ahtin e treqind femijeve qe u groposen ne Tepelene dhe ato gra dhe vajza qe u groposen per se gjalli. Kristaaaaq! I provofsh nderet dhe privilegjet dhe miqesite dhe mishin ne hell te kampit te turpit te Tepelenes,atje ku te djeg me shume,qe t`i besosh.
I ke me te degjuar ato histori solidariteti e miqesie,me opinga e me atlete e me qengja te pjekur,por shko pyet Sevo Tarifen,qe ne 1951 ka qene kryetar i bashkimeve profesionale te qarkut Gjirokaster dhe dicka ka pare me syte e tij,nuk e ka me te degjuar mik pas miku.
Nuk i ckulen nga dheu i tyre,per t`u dhene ca gram buke me teper ne Tepelene.I ke degjuar kavajset kur truajne?
Te qafte muma me Llahinga?Autori eshte Llahinga qe nuk po i qan,por po i qesh ata treqind femije te pafajshem qe u groposen ne Tepeleene,ato gra e vajza fatzeza qe u perdhunuan ne Tepelene.Ato privilegje qe paskan provuar te Internuarit ne Tepelene,ti i gezofsh ne koke tende,ne familjet tende,ku te dhemb me shume,qe t`i kuptosh.
Pashe fotografine e shkollareve te Tepelenes me femijet e internuar.Me beri pershtypje nje femije i veshur bukur,me jelek dhe pantallone te shkurtra,i bardhe ,ndryshe nga versniket e tij te rreshket te rrahur nga dielli.Ishte munduar te buzeqeshte,por i kishte dale nje aht deshperimi.Ashtu si shkruan Kristo Mertiri ishte i veshur me mire se fshataret e Tepelenes.Me kujtoi femijet e bardhe,te mireushqyer te kampit te cfarosjes te Treblinkes.Femijet e experimenteve te doktor Mengelee,ose doktor Mortjes.Per gjermanet e thjeshte,per femijet e personelit,Treblinka dhe Aushvici ishin qyteza punetoresh,ku punohej per ndertimin e Gjermanise,organizoheshin cfaqje filmash,teatri koncerte,femijet shkolloheshin si ne te gjithe qytezat e Gjermanise.Edhe kur dolen pamjet e tmerrshme dhe deshmite e llahtareshme te internuarve te Treblinkes dhe Aushvicit,perseri populli gjerman nuk i besoi.
O Kristtaaaaq!E di kur i besoi populli gjerman tmerret e Treblinkes dhe Aushvicit??Kur ushtaret ruse hyne ne Berlin dhe rrembenin grate dhe vajzat gjermane,,…per te qeruar patate..
Mehmet Shehu nuk e besonte se kishte terhequr zvarre te lidhur pas kamionit 13 mirditore dhe i kishte groposur te gjalle,as e besonte fare qe kishte vrare a brucia pelo nje rob lufte italian qe e kishte strehuar ne shtepi ne Itali.E mori vesh kur Biroja ja mblodhi kembet ne nje kepuce dhe ja la amanet te birit kur u be per te vrare veten.
Kadri Hasbiu dhe Mihallaq Zicishti ja thyen kockat me kembet e tavolines Teme Sejkos,por nuk e besonin deri ate nate kur enver hoxha i futi ne kaush dhe incizonte britma rrenqethese torturash,qe te kujtonin britmat e Teme Sejkos.
Te qafte muma me Llahinga!Por ti nuk ja as Llahinge vajtuese me pagese.Ti je HIENE PERQESHESE,qe tallesh me ahtin e treqind femijeve qe u groposen ne Tepelene dhe ato gra dhe vajza qe u groposen per se gjalli. Kristaaaaq! I provofsh nderet dhe privilegjet dhe miqesite dhe mishin ne hell te kampit te turpit te Tepelenes,atje ku te djeg me shume,qe t`i besosh.
I ke me te degjuar ato histori solidariteti e miqesie,me opinga e me atlete e me qengja te pjekur,por shko pyet Sevo Tarifen,qe ne 1951 ka qene kryetar i bashkimeve profesionale te qarkut Gjirokaster dhe dicka ka pare me syte e tij,nuk e ka me te degjuar mik pas miku..
Demo ti qenke vertet nje loqe po edhe gje e poshter njekohesisht. Ti shan e mallkon nje gazetar se sipas teje nuk tregon te verteten per kampin e Tepelenes. Po ti or mut nje tastjer kompjuteri ke ne dore dhe shan e mallkon. Po te kishe ndonje post ne kohen e komunizmit cdo kishe bere o kellire. Tmerret qe kane ndodhur ne Shqiperi i kane shkaktuar ca qelbesira me shpirt kriminal si puna jote.Meqe dike mire shprehje kavajse them se do kesh marre edhe ndonje zakon te tyre. Ti nuk duhet te jesh nga te persekutuarit se ata nuk mund te pranojne qe kampi i Tepelenes te kete qene me i tmerrshem se burgu i Spacit apo ai i Burrelit
NJË SHKRIM, NDËR TË PAKTËT QË TË IMPONON TË MOS TA NDËRPRESËSH LEXIMIN. BRAVO AUTORIT, POR EDHE GAZETËS!
DEMOS
Nje fare Demo qe rri fshehur,
gati ciften per ta shkrehur,
helm e vrer, s’le shkrim pa share
mi gjirizi, m… i lare
Larg nga Demot- qelben ere,
sa te dhjere, sa te permjere.
I nje mendje me z.Pano Hallko, shkrimet e te cilit i lexoj me kenaqesi.
Thanas,nuk ka me qorra sot.Neqoftese ne ate kamp te turpit u ngujuan,munduan,torturuan dhe perdhunuan qindra gra dhe femije shqiptare,keto duhet te nguliten mire,te gdhenden ne batraket e kampit muze qe po ndertohet ne ish kazermat italiane ne Tepelene.Pse?QE TE MOS HARROHEN CFARE I KA BERE SHQIPTARI SHQIPTARIT DHE TE MOS PERSERITEN.Ti Thanas thua qe ky z.Kristo Mertiri eshte gazetar.Une kam punuar pas 91 ne median e shkruar dhe ne disa TV qendrore edhe si gazetar terreni,por kete Kristo Mertirin si gazetar nuk e njoh.
Ky eshte nje laperdhar i fjales,.Zanati i tij eshte te beje te zezern te bardhe dhe te bardhen te zeze.Detyra n-1 e gazetarit eshte te raportoje te verteten pamvaresisht bindjeve partiake,interesave etj.Ky qe ka pare ne kampin e zi te Tepelenes per gra dhe femije,,miretrajtim,solidaritet,ndihme reciproke,une i them:-Keto te MIRA i provofsh ne familje tende!
As nuk po shaj,as nuk po fyej.
Bobo, prape I MARRI “DEMO”
Hiqeni kete te marre, se kuterboi dynjane.
Po na iken koha
me keta palo burra
qe struken pas Demove
e qe su mbahet shurra.
Tani te njoh mire
O Shikasi qafir,
qe ben sikur se njeh
Kete Kristo Mertir.
40 vjete qe shkruan
nje pene e praruar
Ti ben sikur s’e njeh
te mos dalc i zbuluar.
Se ç si ty lehin
sic ke lehur dhe ti
o buce gazidedas
shikas pis i zi.
Shume shpejt emrin tend
me ere fekal
Le ta marrin vesh
nga jane e nga s’jane.
Po na iken koha
me keta palo burra
qe struken pas Demove
e qe su mbahet shurra.
Tani te njoh mire
O Shikasi qafir,
qe ben sikur se njeh
Kete Kristo Mertir.
40 vjete qe shkruan
nje pene e praruar
Ti ben sikur s’e njeh
te mos dalc i zbuluar.
Se qente si ty lehin
sic ke lehur dhe ti
o buce gazidedas
shikas pis i zi.
Shume shpejt emrin tend
me ere fekal
Le ta marrin vesh
nga jane e nga s’jane.
Mos u merni me me ‘demat”
Haxhi Turani te lumte pena
Thene,c’me bluajti mua mendia,
Ashtu si ti dhe POET Vlonjati,
Ja kenduar si duhet atij :demit”
Kristo Mertirit m’i lumte Pena
Mbi 40 vjet ne keto bedena.
Fjale paku Pano Halka
Pake fjale e te sakta.
Per Kristo Mertirin Gazetar
Nuk gjendet kandar per ta peshuar,
Fjala e tij jo vec fjale gazetari,
Por e- nje atdhetari mbi atdhetari.
E shoqerofshin miresite,
Ne Dangelli,pire Dolline
Ne vite,me te Xhevahir Spahine
Nga Frasheri-Zavalani e Micanjte…
Atje marre mathima Rilindasit
Sa pasardhesit Dangelliote,
Ngritur shkolla e spitale
Jo burgje dhe “perqenrimi kampe”
. Dikur rilindeit e mbedhenj na thonin
Mos shikoni Kishe e Xhamia;
Feja e shqiptarit-shqiptaria
Sot na percau-pseudodemokracia.
**
Ndaj po ju them me “demot”mos u merni,
Kapini briresh, zedhenesit e tyre-krere.
Mos thoni,- “prit gomar te mbije bar”
Po veruani “kularin”se “bari mbiu dhe u tha…”
Mjaft me, me “me the te thashe”
Drejtesia te dale ne balle.
Mjaft me me “demo” e,te tyre kompani,
Mashtruar nje popull me demagogji.
Dhimbia e madhe popull.
Kristo MERTIRI eshe Nja autor i njohur, per ata qe lexojne dhe kuptojne, e jo per te VERBERIT qe mbejne peng me verberine e tyre, jo veten per dhe te radhmen e FEMIJVE, TE ARDHMEN E BREZAVE, keta QORRA nga SYT dhe TE VERBER NDA TRUT, edhe MBI TEPUJ KEROJNE TE HEDHIN BALTE, KETA BALTOVINA, pa emer dhe te BERE EMBER….Autori Kristo Mertiri eshte nje Emer qe i ben NDER dhe Emer edhe Vendit te tij te shenjte. MALUA