Ndarja e 70 e çmimeve prestigjoze Emmy

Mila Hysotoci

Të hënën u zhvillua dhe ndarja e 70 e çmimeve prestigjoze Emmy, në nder të programacionit televiziv.

Ceremonia këtë vit u zhvillua në Teatrin e Mikrosoftit në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara dhe u prezantua nga autorët Michael Che dhe Colin Jost.

Evenimenti përfshu projektet e prezantuara për publikun nga 1 qershori i vitit 2017 deri më 17 shtator 2018.

Fituesit këtë vit u shpallën shumë seriale të suksesshme dhe aktorë të njohur, të cilët manifestuan fitoret e tyre si kulmin e karrierës deri më tani. Ashtu si dhe vitet e tjera, seriali televiziv me famë botërore “Game of Thrones” rrëmbeu 7 çmime Emmy duke e bërë sezonin e fundit të tij më të kërkuar se kurrë.
Më poshtë janë të listuar disa nga çmimet kryesore të dhëna këtë vit:

Seriali më i mirë dramatik: Game of Thrones;

Seriali më i mirë komedi: The Marvelous Mrs. Maisel;

Aktori protagonist më i mirë: Matthew Rhys – The Americans;

Aktorja më e mirë protagoniste: Claire Foy – The Crown;

Programi më i mirë konkurues: RuPaul’s Drag Race etj.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • E pame eshte bere dicka e monotone dhe e merziteshme.
    Dalin disa imoral dhe kurva e na bejne moral.
    Ishin aq shume cmime si asnjehere me pare, mbi gjysma e salles e mbushur me aktore, producente regjizor e derli e verli, moren cmime.
    Urojme qe vitin e ardheshem te gjithe te nominuarit per cmime ti marrin ato e te mos kete qejfmbetje.
    Me te preferuarit ishin meshkujt me ze femre etj etj pra atyre qe u ha suma dhe femrat lezbike….. vari karet cmimeve EMMYS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *