I propozojnë për martesë në avion, stjuardesa humbet punën

Mila Hysotoci
airplane

Një stjuardesë e një kompania ajrore kineze është pushuar nga puna pasi pranoi propozimin për martesë nga i fejuari i saj në bordin e avionit. Sipas kompanisë ajrore, në momentin e propozimit stjuardesa kishte lënë pas dore sigurinë e pasagjerëve.

Surpriza e bukur u prish nga vendimi për pushim nga puna që ajo mori një javë më parë. Arsyetimi ishte se ajo kishte lënë pas dore sigurinë e pasagjerëve në momentin që pranonte propozimin për t’u martuar.

Lajmi është pasqyruar nga media të shumta ndërkombëtare, duke marrë një vëmendje dhe më të madhe në rrjetet sociale.

E në fakt njerëzit janë ndarë në dy palë. Ka që e mbrojnë, por janë të shumtë dhe ata që i japin të drejtë kompanisë ajrore për vendimin për ta pushuar nga puna. Kjo sepse çështjet personale nuk duhen sjellë në vendet e punës.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *