Dhunonte të ëmën, arrestohet 34-vjeçarja

redaktor

Policia e Tiranës ka prangosur sot një 34 vjeçare, që dhunonte të ëmën.

Sipas policisë, 34 vjeçarja Ensiana Paci u kap në kushtet e flagrancës, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së saj.

Sipas informacioneve që dispononte policia, shtetësja Paci ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj të ëmës.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj 34 vjeçares.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *