Nga Xhevdet Shehu
Është ndarë dje nga jeta në moshën 91 vjeçare përkthyesi i njohur Myfit Mushi. Kam pasur fatin që si gazetar ta takoj dhe intervistoj këtë njeri të rrallë për gazetën ‘DITA’. Ka qenë ndër të rrallat në mos të vetmet intervista që ai ka dhënë për shtypin pas vitit 1990. Ai ka qenë përkthyes i Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë në nëntor të vitit 1960 dhe dinte shumë. Një ditë fillim tetori të vitit 2016 ai, së bashku me nipin e tij, Marinin, që e mbante përkrahu ngjiti me mundim ato katër-pesë shkallë të kafe-librarisë që mban emrin e shkrimtarit Dritëro Agolli. Gjatë atyre dy orëve ishte i pranishëm edhe një nga miqtë më të ngushtë të Myfitit, Ymer Minxhozi.
Ishim takuar edhe më përpara ku më kishte folur për një takim të rrallë me udhëheqësin e madh të kinezëve, Mao Ce Dunin, por këtë radhë takimi kishte tjetër subjekt. Të vërtetat e mbledhjes së Moskës ku ai kishte shërbyer si përkthyesi kryesor në mbledhjen historike të Moskës. Ajo mbledhje vazhdon të ngjallë kërshëri edhe pas rreth 60 vjetësh.
Kujtimet e tij, përtej shënimeve dhe vëzhgimeve të holla të një përkthyesi të zotë, përmbajnë diagramën e zhvillimeve politike dhe historike të Shqipërisë në periudhën e regjimit komunist, aleancat që lidheshin e zgjidheshin, miqësitë dhe armiqësitë, skenat dhe prapaskenat…
***
Përplasja e Enverit me Hrushovin në Kremlin
Më 10 nëntor 1960, më në fund delegacioni shqiptar pranoi të takohej me delegacionin sovjetik në Kremlin. Ishte një ballafaqim i drejtpërdrejtë midis Enverit dhe Hrushovit, para mbledhjes së madhe dhe aty mund të thuhet se u nda përfundimisht shapi nga sheqeri. Përfundimi i asaj mbledhjeje ishte i hidhur, me fyerje dhe kërcënime. Po a është i vërtetë episodi kur Hrushovi e krahasoi Enver Hoxhën me Makmilanin dhe cili ishte reagimi i shqiptarëve.
Myfit Mushi, gjithnjë sipas kujtimeve me shkrim që ka mbajtur nga ajo kohë, vazhdon të tregojë:
Nga pala sovjetike morën pjesë Hrushovi, Mikojani, Kozllovi, Andropovi. Delegacioni shqiptar përbëhej nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia. Atmosfera ishte mjaft e nderë. Dhe ja disa nga replikat kryesore:
Hrushovi: S’e di çfarë ka ngjarë midis nesh pas vizitës sime më 1959. Nëse edhe atëherë ju ishit të pakënaqur ndaj nesh, unë duhet të jem i trashë dhe shumë naiv që nuk e kuptova këtë. Përveç fjalëve të mira, ne atëherë nuk kemi thënë asgjë, në qoftë se nuk përmendim shakatë e veçanta siç është ajo që bëra me shokun Mehmet Shehu lidhur me plepat. (Gjatë vizitës në Shqipëri më 1959, Hrushovi tha se plepat ndanë rrugëve tona automobilistike të zëvendësoheshin me fiq e kumbulla).
Enveri: Shakaja me plepat këtu s’mund të ketë vend këtu.
(Në vijim replikat e ndërsjellta lidhur me shkaqet e prishjes, sidomos për mbledhjen e Bukureshtit dhe qëndrimin e PPSH).
Enveri: Ambasadori juaj pyet gjeneralët tanë: me kë është ushtria?
Hrushovi: Po qe kështu, ambasadori ka bërë budallallëk…
Enveri: Budallallëku i një budallai mund të falet, por kur përsëritet, ai është bërë vijë…
Hrushovi: Po, kjo është e vërtetë…
Enveri shtron çështjen se çfarë thuhej për Shqipërinë në letrën drejtuar PK të Kinës.
Mikojani: Ai ishte mendimi ynë.
Hrushovi: Si është puna me Liri Belishovën dhe qëndrimin ndaj saj? Po për Koço Tashkon, të cilin s’e kam parë as në fotografi.
Mehmeti: Po të doni jua dërgojmë ne fotografinë e tij.
Hrushovi flet për bazën e Vlorës: Shoku Enver, mos e ngrini zërin. Nëndetëset janë tonat.
Enveri: Tuajat dhe tonat, ne luftojmë për socializmin. Territori është yni.
Hrushovi: Ju nxeheni, ju më keni pështyrë, me ju nuk mund të bisedosh…
Më tej, Myfit Mushi tregon finalen e këtij takimi:
Po afronte fundi i takimit dhe gjakrat ishin nxehur shumë. Këtu është ai episodi me Makmilanin dhe si reagoi Mehmet Shehu.
Enveri: Ju gjithnjë thoni se ne jemi gjaknxehtë.
Hrushovi: Ju shtrembëroni fjalët e mia. (Pastaj, duke u kthyer nga unë): Përkthyesi a e di rusishten?
Unë me gjysmë ironie: Pakëz…
Enveri: Mos u kapni pas përkthyesit, ai e di fort mirë rusishten. Edhe unë e kuptoj. Unë ju respektoj, edhe ju duhet të më respektoni.
Hrushovi: Kështu me mua ka dashur të bisedojë Makmilani.
Mehmeti: Shoku Enver nuk është Makmilan. Merreni mbrapsht atë që thatë!
Hrushovi: Po ku ta fus?
Mehmeti (ngrihet nga vendi dhe përkulet mbi tavolinë duke drejtuar gishtin nga xhepi i Hrushovit): Futeni në xhepin tuaj!
Hrushovi (duke parë instinktivisht xhepin e tij): Jo, nuk mundem.
Në këtë moment Mehmeti propozon të ndërpriten bisedimet. Të njëjtën gjë bëri dhe Hysniu. Delegacioni ngrihet si me komandë dhe braktis sallën. Unë ndoqa menjëherë Enverin, duke lënë prapa Mehmetin dhe të tjerët. Pasi bën disa hapa, Mehmeti kthehet dhe i thotë Hrushovit rusisht: Pozor, vam, pozor! (Ju mbuloftë turpi).
Në përfundim Myfit Mushi tha:
Le të thotë kush të dojë e çfarë të dojë. Kjo që po them është plotësisht e vërtetë. Se si është deformuar më vonë dhe si mund ta deformojnë disa këtë të vërtetë, është tjetër punë. Unë iu them vetëm kaq: Nuk ishte e lehtë t’ia thoshje këto fjalë Hrushovit, udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, mu në zemër të Kremlinit!
***
Pas fjalimit të Enverit në mbledhje, po ktheheshim nga Kremlini në rezidencën tonë. Unë isha në makinën e Enverit, ku ishte edhe Mehmeti. Në një moment Mehmeti, thotë:
“Shoku Enver, kam menduar që kthimin në atdhe ta bëjmë me makina deri në Odesë. Prej andej vazhdojmë me vapor deri në Shqipëri”.
Dakord, tha Enveri.
Nëpërmjet Andropovit kërkuam një takim shtesë për të shqyrtuar se si do të vazhdonin marrëdhëniet shtetërore…
Më 25 nëntor u zhvillua ky takim i delegacioneve të Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Delegacionin tonë qeveritar e kryesonte Mehmeti, dhe bashkë me të ishin Hysni Kapo e Ramiz Alia. Kurse atë sovjetik e kryesonte Mikojani, por ishin aty edhe Kozllovi e të tjerë. Vazhdonte e njëjta atmosferë e ftohtë dhe e tensionuar. Sovjetikët shprehën keqardhjen për atë qëndrim të PPSH-së në mbledhje.
Mikojani i tha Mehmetit se do ta kini pisk me popullin tuaj kur të ktheheni në Tiranë, ndërsa Mehmeti e ftoi zyrtarisht si Kryeministër i Shqipërisë të vinte në Tiranë dhe të fliste nga ballkoni i Komitetit Ekzekutiv sa të donte e si të donte dhe ta shikonte me sytë e tij se si do të reagonte populli.
Mikojani hodhi një vështrimin nga Kozllovi dhe refuzoi.
Largimi i Hoxhës dhe Shehut nga Moska u bë më 25 nëntor në mbrëmje. Në Moskë mbeti një pjesë e delegacionit që tani kryesohej nga Hysni Kapo, deri në fundin e mbledhjes së 81 partive më 1 dhjetor.
Kthimi u bë me tren dhe nuk po zgjatem. Po tregoj një detaj nga momenti i nisjes. Në stacionin e trenit (Kievskij vokzall) kishte dalë të na përcillte Kozllovi. Unë përktheja.
Në momentin e ndarjes, Kozllovi i tha Enverit: “Kur të vish herën tjetër, merr edhe Nexhmijen”. Enveri tha vetëm kaq: “Pa tjetër”.
Në fakt Enveri nuk shkoi më pas asnjëherë në Moskë. Prishja ishte e pandreqshme, përfundimtare… Shumë shpejt do të vinte ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike dhe largimi i sovjetikëve nga baza e Vlorës.
Takimi me Ismail Kadarenë
Kisha kohë që punoja në Ministrinë e Jashtme dhe ngjarjet e Moskës në vitin 1960 i kisha arkivuar në kujtesën time dhe nuk doja t’i trazoja. Kishin kaluar më shumë se 10 vjet dhe kishin rrjedhur shumë ujëra… Një ditë më merr në telefon Nexhmije Hoxha. Biseda ishte e shkurtër, por nuk kishte nevojë për komente.
“Shoku Myfit, më tha Nexhmija, këto ditë do të vijë të të takojë shkrimtari Ismail Kadare. Ai do të shkruajë një libër për ngjarjet e Moskës, e kam fjalën për mbledhjen e 81 partive në nëntorin e 1960-s. Takoje dhe tregoji atij të gjitha, pa mbajtur asnjë rezervë…”
Kjo ishte porosia dhe unë as që mund ta diskutoja.
Në atë kohë Ismaili ishte i ri në moshë, por kishte krijuar një emër të madh si shkrimtar që kur botoi “Gjeneralin…” dhe kishte filluar të përkthehej nëpër botë. Pra, duhej marrë shumë seriozisht. Nuk e dija se çfarë libri do të shkruante, letërsi apo publicistikë, por kjo nuk ishte puna ime.
Erdhi Ismaili në Ministrinë e Jashtme ku unë punoja prej më shumë se 10 vjetësh. Kemi biseduar për më shumë se një orë në zyrën time. Më dëgjonte me vëmendje, mbante ndonjë shënim dhe kur unë mendova se ia kisha thënë të gjitha, i thashë se “mund të largohemi pasi edhe orari zyrtar po mbyllet…”.
-Dakord, tha Ismaili. Nga e ke rrugën për në shtëpi?, më pyeti.
–Ja këtej buzë Lanës, afër stadiumit “Dinamo”, i thashë.
–Po e paskemi rrugën bashkë, tha ai.
Kështu, bashkë me Ismailin vazhduam rrugën buzë Lanës duke biseduar për të njëjtat gjëra. Ai tepër i vëmendshëm herë-pas here kthente kokën dhe më miratonte. Unë nuk e dija se çfarë do shkruante konkretisht Ismaili për atë ngjarje. E shumta mendoja se do bënte një kronikë të asaj kohe. Nuk ma merrte mendja se do bënte një kryevepër si ‘Dimri i vetmisë së madhe” që lexohet me ëndje edhe sot e kësaj dite…
E ndërpres Myfitin dhe i them: Pra ju e vlerësoni veprën e Ismailit?
-Natyrisht, “Dimri…” është një vepër e madhe dhe shumë realiste. Të kuptohemi, romani është roman, është një vepër artistike që vetëm një gjeni si Ismaili mund ta bënte. Ai aty ka pasqyruar me mjeshtëri të lartë atmosferën, konfliktin dhe karakteret e atyre ngjarjeve madhore… Edhe portreti që i bën Enverit është shumë realist.
E ndërpres sërish dhe e pyes: Po për personazhin e përkthyesit Besnik Struga ç’mund të thoni? Në Moskë ishin të paktën 3 përkthyes. Cili është Besniku nga ju?
(Myfiti qesh). Asnjëri nga ne dhe të tre bashkë njëherësh. “Dimri…” sado vepër realiste që është, në fund të fundit është një vepër artistike. Dhe duhet marrë si e tillë. Jam i sigurt që romani i Ismailit do të jetojë më gjatë se të gjitha librat e shkruara për atë ngjarje të madhe. Besniku është një personazh i sajuar, ku përmblidhen tipare dhe karakteristika nga të gjithë përkthyesit. Më qartazi është thënë kjo në veprën e Ismailit “Katër përkthyesit”.
Pasi bën një pauzë, Myfiti më thotë duke qeshur:
Duke qenë i njohur fakti se unë isha përkthyesi kryesor i Enverit në mbledhjen e Moskës, pasi doli vepra e Kadaresë, më kanë kapur e më kanë pyetur shumë njerëz. Mbi të gjitha më lindi një “konflikt” me gruan. Pasi lexoi romanin e Ismailit, më tha: “Po si more Myfit nuk më ke thënë se ke qenë i fejuar me një vajzë tjetër para se të martoheshe me mua…”
Takimi me Mao Ce Dunin
Në gusht të vitit 1967, pikërisht në kulmin e Revolucionit Kulturor kinez, dy përkthyes shqiptarë ftohen papritur në një takim të fshehtë me kryetarin e Partisë Komuniste të Kinës, Mao Ce Dun, në një rajon të fshehtë të Kinës Jugore, pranë Shangait, ku ai jetonte larg zhurmës së Pekinit.
Në kohën e miqësisë sa të zjarrtë, aq dhe absurde midis Kinës dhe Shqipërisë në vitet 1960-70 të shekullit të kaluar, janë të shumtë shqiptarët që kanë vizituar Republikën popullore të Kinës, por të paktë janë ata që kanë mundur të takohen me Kryetarin e Kinës, Mao Ce Dun.
Një nga këta është dhe Myfit Mushi.
Ja si e tregonte Mufit Mushi kët takim të papritur dhe të paparashikuar me kreun e Kinës komuniste.
Vizitën e katërt në Kinë e kam kryer në vitin 1967, kur unë dhe kolegu im, Vangjel Moisiu, morëm nga aparati i KQ të Partisë detyrën të botojmë atje citatet nga veprat e Mao Ce Dunit… Kjo e fundit mendoj se ka shënuar kulmin e vizitave të mia në Kinë, pasi takuam udhëheqësin e shenjtë të kinezëve…
… Nuk ishte kollaj, për të mos thënë se ishte fat të takoje një udhëheqës si Mao Ce Duni, i adhuruar si perëndi nga rreth një miliard njerëz. Shumë të paktë ishin dhe vetë kinezët që arrinin të takonin duart me të.
Në fakt ne e kishim takuar Mao Ce Dunin edhe në ditën e 1 Majit të atij viti. Maoja do të dilte në tribunë. Mirëpo u vonua për gati një gjysmë ore. Të gjithë filluan të shqetësoheshin. Ndërkohë shikonim disa autoambulanca që lëviznin me shpejtësi dhe me sirena. Ç’po ndodh?, i pyetëm shokët kinezë. Po vjen Kryetari Mao, na thanë. Njerëzve kur e shikojnë u bie të fikët nga gëzimi. Ky ishte dhe shkaku i vonesës së tij në tribunë.
Ai erdhi me vonesë dhe ne dy përkthyesit shqiptarë kemi dhe një fotografi me Mao Ce dunin nga ajo ditë. Ishte më shumë një përshëndetje, një shtrëngim duarsh që menjëherë u fiksua nga fotografët dhe zuri vend në të gjitha gazetat kineze të nesërmen…
Kjo periudhë, pra gjysma e dytë e viteve 1960, ishte shumë e rëndësishme për Kinën komuniste dhe që njihej si kulmi i Revolucionit Kulturor. Gjatë kësaj kohe kam qenë dëshmitar i ngjarjeve të tilla që tronditën thellë gjithë Kinën, tërhoqën vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, gjatë të cilave njëra palë e forcave politike, e cila kishte në anën e saj edhe forcat e armatosura, lau hesapet me palën tjetër dhe përforcoi pushtetin e vet në të gjitha fushat e jetës.
Dhe pikërisht, në kulmin e këtij revolucioni, në gusht të vitit 1967, unë dhe kolegu im i punës së përbashkët në Pekin, Vangjel Moisiu, krejtësisht papritur u ndodhëm në vilën sekrete të Maos.
Ne kishim shkuar në Shangai për të kaluar disa ditë pushimesh, pas një pune rraskapitëse, që shpesh vazhdonte edhe pas mesit të natës. Papritmas vjen nga Pekini Fani, përkthyesi i shqipes që punoi bashkë me ne, një djalë mjaft i shkathët, i cili pati mbaruar studimet në Universitetin shtetëror të Tiranës dhe që e njihte shqipen relativisht më mirë se të gjithë kinezët e tjerë që patën ndjekur studimet bashkë me të në Tiranë.
Në atë kohë ai punonte në Drejtorinë e Lidhjeve Ndërkombëtare të KQ të PK të Kinës. Një ditë, ndërsa ne ishim duke ngrënë drekë, Fani na tha se kishte ardhur urgjentisht nga Pekini me një aeroplan gjuajtës, me një mision tepër të rëndësishëm që kishte lidhje edhe me ne, por, ama, se çfarë misioni ishte ky, këtë do ta mësonim më vonë. Pasi hëngrëm drekë ai na tha se do të shkonim diku. “Atje do ta merrni vesh se për çfarë bëhet fjalë”, – na tha ai.
Makina la mbrapa qytetin e madh e të zhurmshëm të Shangait dhe pas pak iu shmang magjistralit kryesor. Pastaj u futëm në një zonë pyjore, një xhungël e vërtetë pyjore. Ishte një rrugë e braktisur, e paasfaltuar, në të cilën ne ecëm për mbi një orë…
Makina ndalet para një vile rrethuar me gjelbërim. Dikush del nga vila dhe na hap derën e makinës. Dalim nga vetura dhe ndjekim shoqëruesin. Në një sallon të thjeshtë qëndronte në këmbë Mao Ce Duni. Të habitur në kulm shtrënguam duart me të. Ai na ftoi të kalonim në një sallë tjetër që dukej si ambient pritjeje. Zumë vend në kolltukë, Maoja, unë, Vangjeli dhe Jao Ven Juani (figura më e re në shtabin e Revolucionit Kulturor) dhe Fani, përkthyesi ynë, i cili shumë vjet më vonë do të përfaqësonte vendin e tij në Shqipëri, në cilësinë e ambasadorit.
Ishte në stilin kinez të asaj kohe që të jepej ndonjë njoftim, ku të dëshmohej se kryetari Mao ishte shëndoshë e mirë, e në këtë mënyrë njëherësh përgënjeshtroheshin fjalët e shtypit botëror lidhur me të që shprehnin dyshimin se Maoja kishte vdekur.
Shoqëruesit kinezë na patën thënë në mirëbesim se qenë bërë shumë përpjekje për të vrarë Maon, prandaj dhe ishin marrë masa të forta për mbrojtjen e tij. Bile ishte zbuluar, sipas fjalëve të tyre, një atentat për ta vrarë në tribunën e Tien An Menit, me një raketë. Qysh nga paraqitja e Maos në festimet e 1 Majit, nuk mbaj mend të ishte bërë ndonjë njoftim zyrtar për të. Mendoj që pikërisht për këtë arsye u organizua edhe takimi ynë surprizë.
Në këtë takim, i cili ndodhi më 16 gusht 1967, në orën 6 pasdite, e që zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, udhëheqësi kinez na foli me hollësi për qëllimet dhe detyrat e Revolucionit Kulturor që po zhvillohej në Kinë, për ecurinë e tij, por edhe të metat që ishin vënë re dhe për perspektivat e tij. Ai foli edhe për qëndrimet e ndryshme të forcave që vepronin brenda kësaj lëvizjeje dhe pozicionet e personaliteteve të ndryshme politike.
Në vazhdim të bisedës, ne i shpjeguam që ishim dërguar në Pekin me porosi të Enver Hoxhës, për të botuar në gjuhën shqipe librin me citatet e Maos.
“Ç’ju duhen juve citatet e mia?” – pyeti për habinë tonë Mao Ce Duni.
“Ato kanë vlerë të madhe për vendin tonë”, – iu përgjigja unë.
“E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia, të cilat bazohen mbi jetën, praktikën dhe kushtet e Kinës? Për ju ato s’kanë asnjë vlerë”, – replikoi ai.
Mund të imagjinohet habia dhe situata e vështirë që krijoi një reagim i tillë i paparashikuar te ne. Për një çast menduam se po na hidhej poshtë, po na shkonte kot gjithë ajo punë disamujore dhe vendosa ta “mbroj” edhe një herë mendimin tim.
“Partia jonë u jep shumë rëndësi atyre, – shtova unë, – për to është interesuar personalisht shoku Enver. Madje mund t’ju them që fillimisht se tirazhi i tyre qe caktuar në 20 mijë kopje, por ditët e fundit, me sugjerimin tonë, Tirana kërkoi që ky tirazh të rritet deri në 100 mijë ekzemplarë dhe kjo për shkak të interesit që ato paraqesin edhe për Shqipërinë”.
“Po jua them haptas, – vijoi Maoja pas përgjigjes time, – unë kam dhënë porosi të prerë të mos botohen as në Kinë citate nga fjalimet e mia, por të botohen citate të zgjedhura nga veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit, mirëpo këta, – ja ku është shoku Jao Ven Juan, – këta nuk i kanë zbatuar porositë e mia”.
Ai i hodhi një vështrim qortues Jaos, i cili, i ndodhur ngushtë, nuk e hapi fare gojën.
Por pas kësaj Maoja bëri një pauzë të gjatë dhe tha: “Enver Hoxha duhet përmendur kurdoherë si marksist-leninist i madh”, – duke vijuar të fliste me respekt për të, për rolin e tij në drejtimin e vendit gjatë dhe pas Luftës.
Takimi interesant dhe i papritur me Mao Ce Dunin mbaroi. Vetë Maoja na përcolli deri te makina. Kjo përballje 90-minutëshe me të na la përshtypjet më të mira për këtë udhëheqës të njohur dhe personalitet të madh, që respektohej dhe adhurohej nga i gjithë populli i tij.
Më 22 gusht ne u nisëm për në Tiranë. Disa orë pas nisjes nga Pekini dëgjojmë të transmetohet nga qendra e zërit në avion një komunikatë. Shihnim vëmendjen e madhe të njerëzve që dëgjonin në heshtje, por s’po kuptonim asgjë. Do ta merrnim vesh përmbajtjen e komunikatës pak minuta më vonë, kur një stjuardesë hyri me një vandak gazetash “Zhenmin Zhibao”, të cilat filloi t’ua shpërndajë udhëtarëve.
Në mes të faqes së parë ishte vendosur një foto e madhe nga takimi i kryetarit Mao Ce Dun “me dy specialistë shqiptarë”. Sipas komunikatës, takimi, që kaloi “në një atmosferë të përzemërt”, ishte bërë ditën e djeshme, pra më 21 gusht, në Pekin. Në fakt, siç e shpjegova më lart, takimi ynë u zhvillua në Shangai më 16 gusht. Me sa duket edhe kjo qe e kuptueshme për situatën e asaj kohe në Kinë, ku ruajtja e sekretit në lidhje me vendndodhjen e Maos ishte një preokupim kryesor i qeverisë kineze.
Një grua kineze, e ulur pranë meje, duke parë foton në faqen e parë të gazetës, thirri me të madhe: “Nidi!” (“Ju”?, në gjuhën kineze.) “Te” (“Po”), – iu përgjigja unë. Në atë çast shumë të tjerë aty rrotull erdhën të më shikojnë plot kureshtje dhe të më prekin kush dorën, kush supet. A thua se ishim njerëz të një specieje tjetër.

mah, u qorodita nga ‘diplomacia’ dhe ‘zgjuaresia’ e bisedimeve ….
nje tuf hijenash qe u nginjen me gjakun e popullit te tyre;
dhe sa here ngordh ndonje nga keta debilat e byrose qe perkthenin,behet lajm ne gazete,
kjo ndodh vetem ne albanistan, ku ca gaztore qe kane ngele si relike e asaj kohe, na i bejne kryeartikuj
te rroni vete o shoki Bedri, per te tilla gezime ju ardhshim gjithmone !
Nga kerma , si Black Swan , nuk pritet tjter , vecse urrejtje , percarje , balte dhe helm , ashtu sikurse e ka shpirtin sterre !
Mbase gaboj, por me sa kam lexuar diku vite me pare, perkthyes nuk ka qene Mufiti, por Sterjo Gjokoreci…
Sterjo Gjogoreci jo Gkokoreci ka qene Drejtor i Pallatit te Brigadave, i cili në atë kohë punonte në sistemin e shërbimit të udhëheqjes së partisë dhe të shtetit dhe ishte nje dallkauk fanatik qe kishte per detyre te provonte cdo gjelle perpara se t’i servirej Enverit dhe te mbante relata te mira me Sulo Gradecin.
Por eshte e vertete se ka pasur disa perkthyes nga rusishtja ne shqip qe nuk guxonin kurre te perkthenin nga shqipja ne rusisht dhe ne perkthime simultane apo ne kabine, sepse mund te perkthenin vetem ne shqip ne vesh te Bosit shqyptar. Prandaj po permend dy prej tyre qe kane lene gjurme ne historine e Partise se Punes jo vetem me perkthimet e tyre por edhe me konkurencen se kush ka qene i pari i fshatit komunist:
Frederek Gjerasi shte vetëm 27 vjeç kur shërbeu si përkthyes i Enver Hoxhës në një ngjarje botërore dhe kalimi i viteve nuk ia ka zbehur aspak freskinë dhe kujtesën, pavarësisht se kanë kaluar rreth 60 vjet nga ajo ngjarje, me rëndësi botërore, sikurse ishte mbledhja e 81 partive komuniste e punëtore dhe per kete arsye Frederik Gjerasi është një dëshmitar i dorës së parë. Ai ka qenë përkthyes personal i Enver Hoxhës në atë ngjarje epokale, kur ishte vetëm 27 vjeç.
por:
Konkurenca komuniste deklaron:
Myfit Mushi, një nga përkthyesit kryesorë të Enver Hoxhës dhe delegacionit tonë në nëntor 1960. Ai ka rezervat e tij për kujtimet e Gjerasit dhe deklaron:
“Frederiku ishte më i riu dhe nuk mund të ishte ai përkthyesi kryesor. Në momentet më delikate të bisedimeve tepër të tensionuara midis dy palëve, pra të PK të BS dhe delegacionit tonë, kam përkthyer unë…”
Besoj se kam qene i dobishem per sqarimet e debatit ne fjale.
Z, Intelektual, nuk di cili jeni personalisht, por tani që po lexoj komentin tuaj lidhur me përkthyesin e rusishtesh Sterio Gjokoreci, habitem me kurrajon tuaj jo vetëm për t’i ndryshuar mbiemrin, por edhe për të vënë në diskutim inteligjencën, intelektin dhe shkallën e lartë të civilizimit të tij. Duhet t’i tërhiqni mbrapsht këto komente të padenja për një njeri të lartë si ai!
Po ju, si quheni? Me se merreni? Dua t’ju njoh personalisht.
Anila
intelektuali – nastradin….
Nuk na thua zotrote ,ku i di me kaq hollësi se ç’tha Enveri dhe Mufiti me Hrushovin.
Pjes i kujt stagi ke qënë dhe tani si Saliu dhe ti jeni bër antikomunistët më të flakët ???
Ato qe thote intelektuali duken me shume vlere. Jane si e verteta e perpjeseshme. Nuk ka nevoje te tregojme perhere mungesen respekti. Kjo nuk esht aspak e do bobishme dhe tregon ne raste te tilla mungese intelekti.
Enver Hoxha luajti te zemeruarin,hatermbeturin,me Hrushovin,kur kuptoi se Hrushovi nuk kishte bicak si Stalini,.Per te ruajtur mbreterimin e tij testoi kinezet,qe i dhane garanci.Kishte 6 vjet qe pergjonte ndonje carje brenda kamoit oer te shpetuar FRONIN dhe casti i arte erdhi ne Bukuresht.-Une duhet te jem i trashe dhe shume naiv,qe nuk te kuptova qe ne 1959-i thote Hrushovi.I trashe ishte.Tito e kuptoi Urjahipin qe ne takimin e pare ne 46 dhe thirri Xoxen per ta zevendesuar.
Gjeja me interesante qe i ka dhene lexuesit shqiptar Mufit Mushi,eshte takimi me Mao-Ce Dunin.Biseda e lire dhe intelekti i cliruar nga dogma i Mao Ce dunit.Po edhe ne boten tjeter enver hoxha nuk thote kurre:C`ju duhen ju veprat e mija,se ato nuk kane pike vlere!Kete mund ta thote vetem nje mendje hapur,jo nje tyran dogmatik si enver hoxha.Ashtu si i tha enverit,kur i kerkoi pushkatimin e Ten Hsiao-Pinit:-KOKAT E NJERESVE NUK JANE KOKA QEPE.TEN-HSIAO-PINGUN NE E KEMI FLORIRIN E VOGEL.
Dhe behet fjale per pergjegjesin e vdekjes se 30 miljon kinezeve nga uria ne kohe paqe.
Mufit Mushi u prehte ne paqe,Mire qe s`e vrau tyrani nga xhelozia,kur takoi Mao Ce Dunin,se e kishte sherrin me lesh,i behej ferra Ibrahim.
PO C’A THU O GAZETARI I NEXHMIJES, XHOTE SHEHU?
sepse:
Udheheqesii Madh kinez Mao Ce Dun mbanvendin e pare ne Bote si kampion per vrasjen dhe likudimin fizik te njerezve te pafajshem me mbi 40 meleone te vrare, pas tij vjen Stalini dhe pas Stalinit Hitleri me Enverin
por:
Meqe sot e ke filluar dacibaon tende enveriste javash-javash po te tregoj edhe une nje histori mallengjyese per perkthyesin famoz te Enverit, Myfit Mushi:
Kur erdhi Hrushcovi ne Tirane dhe ishte i pakenaqur nga borgjezi dallkauk, Enver Hoxha sic e cilesoi Bosi Sovjetik, Enveri mbajti nje fjalim ne Pallatin e Brigadave ku kishte shtruar nje darke madheshtore per mikun bolshevik dhe filloi fjalimin:
POPULLI SHQYPTAR NE TE KALUAREN KA VUAJTUR TE ZITE E ULLIRIT….
E plot llogje te tjera demagogjie enveriste qe shqyptaret i dine permendesh dhe i kane ne maje te gjuhes, prandaj nuk po e zgjas me tej dhe po dal direkt ne Teme:
Enveri pasi e mbaroi frazen famoze ngriti koken dhe i tha Myfitit qe i ridhte djersa reke ne fytyre dhe ne cdo pore te trupit:
PERKTHEJE TANI KESHTU SIC E THASHE!
Dhe Myfiti e perktheu toidhjo sic etha Enveri: “Populli shqyptar ne te kaluaren ka hequr te ZITE E ULLIRIT….”
Hrushcovi qe pyeti ne fillim perkthyesin e tij sovjetik dhe pasi nuk mesoi kurgje per “Te zite e ullirit” albanez u hodh nga karrikja sikur ta kishte pickuar zekthi dhe tha:
UNE KAM ARDHUR KETU PER TE FUTUR NE SHINA SHTETIN TUAJ QE I KANE RENE BURGJITE DHE JO PER TE NGRENE “MASLINI”
Darka e Enverit per Hrushcovin iku per djame qeni sic do te ikte edhe koka e Myfitit te gjore, po te mos ta kishte ndihmuar fati qe Enveri i prishi relatat me Mosken shume shpejt pas kesaj gafe perkthimi, palo gje ne pamje te pare, por qe mund te prishte maredheniet vellazerore sovjeto-shqyptare
Kjo është një temë bajate ,që paraqitet e deformuar . Prishja me kampin socialist bashkoi ballistet ( të djathtet ) që e ëndërronin këtë prishje ,
me enveristet që janë komunistë me llafe ( demagogë ) dhe antikomunistë me vepra !
Udhëheqja antikomuniste e PPSH , e çfarrosi me rrënjë farën komuniste në Shqiperi dhe na kanë ngelur altoparlanti enverist dhe altoparlanti ballist .Zë tjetër s’ka.
Sipas kokës festen , o populli im !
Hrushovi nuk e dinte qe sllavet e jugut jan ma p..ka e dhise se ato te moskovit.Enveri kishte fitue eksperience nga keto hora sllavesh.Keshtu,nuk mund t’ia dilte lehet Hurushovi.
Tjeter ane pozitive,Shqiperia e asaj kohe kishte burra te vertet shtetit.Jo si sot qe shkojne nga sabahu ne sabah ti lepihen dioplomacive perendimore dhe ma keq te spijunijne njeri tjetrin.Po te kishim burra do ishim me vakt e me kohe ne BE.Do merreshin te gjithe udhezimet per te kryer rreformat dhe ne kohen e duhur do kryeheshin me perfeksionizem.Njikohesisht do i jepej edhe te kuptuarit ne mos nderhyrje ne punet e brendeshme te askuj,pervec aq sa lejon diplomacia.
Kjo qe shkruaj.Ta argumentojne komentet e ketyne komentuesve blla blla blla.Si psecialista qe as per wc nuk te bindin ma shume.
Kadareja nuk duhesh t’ia ndronte titullin mjaft i goditun te Romanit nga “Dimri i vetmise se madhe” ne “dimeri i fundit.” ku e ka qendis fleten e bardhe me shkrola te zeza simpatike serioze.Jo vetem kaq.Po me kete roman ka perjetue te pavdekshem Enver Hoxhen ne perjetesi.Le te flasin dallkauket kunder Tije,cdogja shkon huq,mbeten dhe keto ne perjetesi te pavdekshem te humbur.
Ti zoteri ruan kujtime te bukra dhe na i tregon ketu ne gazete.Por te kryeni nji takim per te diskutue na nevoiten apo jo citetat e Maos dhe vet Mao ju nxjerr koqe kandari prej vertetit.
Konkretisht:
“Ç’ju duhen juve citatet e mia?” “Ato kanë vlerë të madhe për vendin tonë”, “E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia, të cilat bazohen mbi jetën, praktikën dhe kushtet e Kinës? Për ju ato s’kanë asnjë vlerë”.
Bobo do kete fol me veten Mao Ce Duni.Cfare specie njerezore ekzistoka ne Ballkan ne zemer te Europes.Majmun Safi.Po me gjithekete .Per Enverin ka dhan vlersime bashkohore ne interres te unitetit politik qe duheshin dhane.
Enveri gaboi ne sugjerimin e ecjes se rruges nga duhet te levizin Kina miljarda fryme njerzore.Nuk i pelqej pingpongu i takimit te dy ekipeve sportive KINE & USA.Mau Ce Dun & Nikson.Ai popull duhet te hante pa te jetonte.Dhe askush nuk mund ta ndihmonte.Ndersa ne veq qe do punonim duhesh dhe nji faktor teper madhore te vinte nga ndihma e ma te madhit(Kina).Ne keto rrethana faktike ,bisedime te prera te Shqiperise ndaj Kines nuk shkonin.Binin ndesh dhe miqesise.Qe e zuri eurozioni dhe falimentuame me erza e areza.Duke marre te tatpjeten ku do rafsha mos u vrafsha qe ishte lule sepse dihesh qe do shkapetesh diku aty nga fundi,po nuk dishim as ku do rafsha mos u vrafsha, se ku do perfundonim dhe perfundume si mos ma keq.
Mburrje tipike enveriste pa dogane si:
GJELI MAJE PLEHUT
Ka patur dhe ka shume sic duket edhe nga ky shkrim i riperseritur i dallkaukut fanatik Xhevdet Shehu.
por:
E verteta qe ka lene gjurme te pashlyeshme ne jeten e shqyptareve eshte qe Nikita Sergejevic Hrushcovi, sekretari i Partise Bolshevike te Ukraines dhe Komisari i Stalingradit qe vriste cdo ushtar qe zbythej nga fronti, pra ky komunist me pervoje te madhe ne punet e Partise nuk e pelqeu Enver Hoxhen qe ne takimin e pare pasi e nuhati sikurse edhe Tito qe kishte te bente me nje injorant dallkauk qe per pushtet:
SHISTE EDHE NENEN E VET
dhe donte ta zevendesonte me Liri Belishoven dhe kur u largua nga Shqypnia ne qershor te vitit 1959 perpara se te hypte ne avion i tha Enverit:
HREN TJETER KUR TE VIJ NE TIRANE TE KESH IKUR DHE T’JA KESH LIRUAR VENDIN LIRISE QE KA BERE SHKOLLE KA NJE DIPLLOME
Enveri ne kete situate i kishte bere leter ambasades franceze per te kerkuar azil politike ne kete vend per veten dhe familjen e tij, por e ndihmoi zilia e Mehmet Shehut qe e quante veten si nje Komandant qe vinte nga Lufta me pushke ne dore nuk i pelqeu qe Liri Belishova do te ngrihej pa merita ne postin e Sekretarit te Pare dhe mbeshteti Enverin ne kete situate te nderlikuar politike duke treguar se ishte me te vertet nje katunar dru me pre prej Mallakastre sic e tregoi edhe me vone disa here me besnikerine e tij prej dallkauku ndaj Enverit derisa Diktatori sadist e vrau ne gjumin e nates me nje plumb pas koke me Sillon e tij.
Keshtu:
KUJT I HYNE NE PUNE KETO TANGALLIQE PREJ IDIOTI?
Hrushcovi kur Enveri tha:
NE EDHE BAR DO TE HAME POR NUK DOREZOHEMI!
Ja ktheu menjehere:
PO MIRE VDISNI ATEHERE KUR JENI KAQ TE “MENCUR”!
Vitet e urise totale 80-90 ne Shqynine e Enverit me tolloona ushqimi dhe bunkere idiote kur shqyptaret jo vetem ishin bere si kafshe pylli qe hanin bar per mbijetese, vertetuan me se miri se Komisari i Pameshirshem i Stalingradit, Nikita Sergejevic Hrushcovi kishte patur te drejte per Enverin dhe shqyptaret.
A KA KUSH TE MBURRET ME NJE TRAGJEDI TE TILLE NJEREZORE ME NJE POPULL TE TERE?
Fotoja e publikuar tregon Zoi Themelin perkthyes te Enverit.
“Intelektual” ! Nje sqarim: Ne mbledhjen e 81 PK .ne
Moske,ne vitin 1960 , Enveri ka patur 3 perkthyes.I
kam njohur te tre:
1- Myfit Mushi, kryesori.
2-Agim Popa, i dyti ose i treti.
3-Frederik Gjyrasi,i dyti ose i treti.
Diskutohen vetem Agim Popa dhe Frederik Gjyrasi.
Ndersa,Myfit Mushi nuk diskutohet ,Ai ishte kryesori,te
pakten ne Mbledhjen e 81 Partive ne Moske.
Shtoj ketu se Frederik Gjyrasi ka qene per shume vite
spiker ne Radio Moska qe transmetohej ne shqip. Zeri
i Frederikut ka qene unikal,kumbues dhe shume origji-
nal. Ndersa Agim Popa njihet boterisht per funksionet e
tij te larta ne hierakine e PPSH. Vetem per sqarim….!
Mire i ke renditur perkthyesit o aphade,
por:
Agim Popa, student ne Moske e fliste rusishten si gabelet shqipen a me kupton dhe nuk guxonte asnjehere te perkthente simultan nga rusishtja ne ship por akoma me shume kishte frike nga perkthimi nga shqipja ne rusisht sepse do t’i duhej te perballej me zemerimin e Diktatorit. Pekthimi i Myfitit fjale per fjale per “..te zinjte e ullirit…” qe beri te gajaseshin perkthyesit e Hrushcovit ne darken e shtruar per nder te tij ne Pallatin e Brigadave gjendet ne arkivat e shtetit, pra nuk eshte sajese e trilluar, per djalin Gjerasi kam mendime me te mira dhe per mua ishte me i afti nga te gjithe perkthyesit e tjerem megjithate dallohej perseri per gabimet qe kishte nga shqipja ne rusisht, pasi perkthimi nuk eshte “shesh me lule” dhe kerkon nje pervoje te gjate dhe intelekt te vecante.
I Lehtë qoftë dheu për të ndjerin Myfit Mushi që ishte jo vetem nje perkthyes intelektual aristocrat por dhe nje njeri I shkelqyer ne familje dhe shoqeri.
.
Eshte nga te pakte intelektuale qe nuk hodhi poshte “buken e lepurushit” qe I jepte Xhaxhi jo si puna e Magjun Pekes axhes se Qim Pekes qe e mori Enveri personalisht nga perkthyes I gjuhes vietnameze e coi ne Hanoi-Algjer-Paris dhe e shante Enverin pardje te Qafoku….tamam si te fabula e gjarperit me fshatarin..
.
Nuk e kuptoj se shume analiste-opinioniste-intelektuale kane frike te thone te vertetat per Enverin qe mbeten piketa te historise Shqiperise dhe me siguri do mburren brezat e ardheshem kur te kene ngordhur armiqte e tij
.
Nqs ka ne ngjarje me spektakulare ne historine boterore ajo eshte dueli Enver-Hryshov ne vitet 1960-1961..Bile Hryshovi ne kujtimet e tij thote se nga Shqiperia ikem si pula dhe me vone ishte e pamundur per intervenim se futeshim ne nje lufte te trete.
,Deri sa arriti Nikita tejet I nevrikosur ne Kremlin duke thene qe Enver Hoxha na mbuloi me mut nga koka koka te kembet dhe ja ..cifsha nenen dhe perkthyesi e perktheu pak ndyshe se ishte skandal nese perkthehej fjale per fjale
Shume pak komentues dhe analiste përmendin faktin qe nga1956 sidomos ne vitet 1959-1960 kishte filluar “romanca e dashurisë Hrushov-Tito” dhe po pregatitej plani qe ruset ose do conin Enverin ne gjunje te Titos ose do ta shkarkonin si Zhukovi ne ajer ose ndonje egzekutim si ndodhi me ca të tjerë që u cuan kundër Hryshovit.
–
Por ajo qe I vuri vulen ndarjes me ruso-sovjetiket ishte nje skandal I Hryshovit me Venizellos ate kohe qe ai ishte zëvendëskryeminister dhe ministri i Jashtëm qe gjatë një takimi me liderin sovjetik, Nikita Hrushov, në 1960 bën publik një propozim të ri të grekëve për Epirin e Veriut, i cili u hodh në lojë si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe shfuqizimin e ligjit të luftës.
Në projektin e ri kërkohej vetëqeverisja e Vorio Epirit nga minoriteti grek, por brenda kufijve shqiptarë. Siç u bë e ditur më pas, detajet e zbuluara dhanë të kuptohej se Hrushovi të paktën parimisht nuk ishte shprehur kundër kësaj skeme. Ai i pati premtuar Venizelosit ta diskutonte këtë çështje me Enver Hoxhën në një kongres që do të zhvillohej pas pak kohësh në Bukuresht të Rumanisë.
Sipas Venizelos, Hrushovi pati shprehur qëndrimin se çdo minoritet duhet të ketë autonominë e tij, për të zhvilluar gjuhën dhe kulturën sipas dëshirave.
Kaq mjaftoi për të shpërthyer zemërimin e shqiptarve.dhe Enver Hoxha thërret ambasadorin rus të akredituar në Tiranë, Ivanov, të cilit i shpreh prerazi qëndrimin kundër thelbit të bisedimeve mes Venizelos e Hrushovit.
Në librin “Dy Popuj Miq”, Enver Hoxha shprehet se Shqipëria nuk e njeh Sofokli Venizelosin, por babanë e tij, Elefter Venizelos po, i cili ka djegur me dhjetëra fshatra shqiptarë e ka ngritur banda që punonin si agjentë për autonomi të Vorio Epirit.
Në përfundim Hoxha theksoi se Shqipëria nuk do të lejojë askënd të diskutojë për kufijtë e saj, qoftë ky edhe Hrushovi.
PIKERISHT krisja me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive dhe më pas prishja e marrëdhënieve rindezi shpresat greke për Vorio Epirin. Tërheqja e nëndetëseve nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë rriti presionin grek që mendoi se tashmë Shqipëria ishte thuajse e izoluar dhe pa mbështetje të fuqishme. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste Shqiptare prishi marrëdhëniet edhe me homologen e saj greke.
Në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës delegati i Partisë Komuniste Greke nuk u lejua të flasë, duke u akuzuar nga udhëheqja shqiptare si spiun i qeverisë së Karamanlisit. Kjo çarje erdhi si pasojë e qëndrimeve jo të qarta që edhe të majtët grekë mbanin për çështjen e Vorio Epirit. Në të njëjtën kohë udhëheqja shqiptare mori informacion se qeveria e Athinës po mblidhte opinione se cili do të ishte reagimi i disa vendeve në rast se Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë. Nga krahu tjetër, organizatat vorio-epirote intensifikuan punën e tyre duke nisur mbledhjen e vullnetarëve për të kryer sulme të armatosura ndaj Shqipërisë.
***
Pikërisht,për ti shpëtuar ndeshkimit si personal po ashtu dhe në aspektin kombëtar Enver Hoxha luajti si nje shahist..mjeshter I madh nderkombetar duke hapur lojen me Kinen.qe dihet si rrodhen punet me vone.
***
Keq ardhje per shume shqipfoles dhe nje pjese e lexuesve qe nuk marrin parasysh faktorin NR 1 qe spjegon pse Enver hoxha hyri ne beteje me ruset..ishte Venizellos me Titon pas kraheve..
***
Ate qe serbet & greket u munduan gjate shekujve te mbysnin shtetin dhe gjuhen shqipe..pikerisht ate qe nuk arriti Venizellos me Titon ne kohen e Hryshovit..e arriti Milloshevici me Miqotasin ne 1991-1992 kur erdhen si krushq me amerikanet e pare qe shkelen ne shqiperi ne 1990.
Eshte me shume se fatkeqesi kombetare fakti qe nuk analizohet sot kush dhe pse e shperfytyroi shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve pas 1992..por merren akoma me enver hoxhen si kanibale qe ne fakt ketyre armiqve te kombit..grekut & serbit si dhe lobet e tyre ne perendim I kinte nonen dhe mire ja bente
Kujdes se ketu ka shume komentator kronik qe kane ber gojore dhe i kan ren bythes ne burgjet komuniste.
Sju ka ndonje faj Everi qe qit bythen. Fajin jua u ka morali i ulet qe keni dhe paburreria.
Per here te pare ne histori politika shqiptare luajti nje rol me te vertete TE RANGUT BOTEROR.
Ne qoftye se vjen fjala per ceshtje te dinjitetit kombetar dhe krenarise kombetare Shqiperia pas 90-es ra nga ai Olimp politik ne batakun e “intelektual” Saliut e Fatos Nanos qe iu perkulen 90 grade edhe perdonazheve mikroskopike si Janullatos (vini ate fotografi te turpshme te Saliut, Nikolla Gage, etj .
Le te kemi besim se ne Shqiperi do te dalin burra shteti qe ta vene ne vend dinjitetin tone kombetar te neperkembur si mos me keq.
Per here te pare ne histori politika shqiptare luajti nje rol me te vertete TE RANGUT BOTEROR.
Ne qoftye se vjen fjala per ceshtje te dinjitetit kombetar dhe krenarise kombetare Shqiperia pas 90-es ra nga ai Olimp politik ne batakun e “intelektual” Saliut e Fatos Nanos qe iu perkulen 90 grade edhe perdonazheve mikroskopike si Janullatos (vini ate fotografi te turpshme te Saliut, Nikolla Gage, etj .
Le te kemi besim se ne Shqiperi do te dalin burra shteti qe ta vene ne vend dinjitetin tone kombetar te neperkembur “si mos me keq”.
Pajtohem me mendimin e “Bertit”.
Te gjithe ne i dime privimet ekonomike dhe mungesen e lirise se shprehjes te asaj kohe (dhe ne fisin tim, vec te tjerave, kam tre te pushkatuar nga ai regjim komunist), ne atdhetaret shqiptare veme nderin dhe dinjitetin kombetar mbi cdo gje (dhe absolutisht MBI CDO GJE).
Vetem qeniet zvarranike mund te vene dicka tjeter (si psh., mbushjen e zorres me prodhime te hormonizuara) mbi nderin, krenarine dhe dinjitetin kombetar
Tre periudha te shquara ne historine e popullit tone jane:
1. Mbreterite iliro epirote te Agronit dhe te Piros se Epirit, kur keto shtete luajten nje rol te shkalles mesdhetare.
2. Epoka e Skenderbeut, kur shqiptaret luftuan me sukses per 25 vjet kunder Perandorise osmane, superfuqise ushtarake te kohes.
3. Perballimi ideologjik me superfuqine sovjetike ne te cilin Shqiperia luajti nje rol te shkalles boterore.
A mund të ketë njerëz më të
POSHTËR, njerëz më të LIGJ, njerëz MË SKURIQ, e njerëz të çdo kundervlere njerëzore sesa ju shqipfolës
(sepse ju nuk jeni shqipterë të pastër, pa asnjë dyshim)
që TË DJESHMEN e juve të cilën DJE e keni pohu me gjithë bindje e me gjithë mend; e keni vërtetu bindshmërisht plotësisht; e keni tellallu anë e mbanë botës e deri edhe lartë në qiell; …dhe, SOT ta mohoni TË DJESHMËN tuaj sikur AJO mos t’kishte qenë kurrë; sikur AJO mos t’kishte qenë kurrë e vërtetë dhe E VERVËRTETË?!!! …Prandaj, ju jeni PLEHRA dhe më keq edhe sesa PLEHRA TË TEJ NDYRË -ore njerëz BYTHËFYTYRËBYTTHË e FYTYRËBYTHËFYTYRË !!!
KUR HRUSHCOVI LUFTONTE NE STALINGRAD ME GJERMANET, ENVERI JETONTE NE VILEN E BAHRI OMARIT ME GJITHE NEXHMIJEN SI NJE BORGJEZ I VERTETE
Shikoni sa dallakuke dhe allogjike jane fanatiket e Enverit, duke filluar qe nga gazetari i Nexhmijes, Xhevdet Shehu qe shkruan papushim dacibao idiote per perkthyesit famoze te Enverit ne Moske qe nuk mbaroi dot asnje shkolle. Shikoni kete shkrim te intelektualit o karagjoza fanatike qe te kupktoni edhe ju te verteten.
ANALIZE HISTORIKE NGA INTELEKTUALI:
“Kur vjen fjala per te mbrojtur per LANC- kriminal dhe jugosllav te Enverit, fanatiket e Partise se Punes hidhen te gjithe per te mbrojtur istikamin internacinalist bolshevik me fjalet: “…Partia Komuniste dhe LANC-i i Enverit gjate Luftes u radhit ne anen e Fitimtarit…” dhe nuk ngurojne te vene ne dukje se Fitimtari i Luftes se Dyte Boterore ishte i pari Bashkimi Sovjetik, dhe jo vetem kaq por po keta fanatike te Enverit mburren dhe ngazellojne kur permendin ndihmen vellazerore te Bashkimit Sovjetik per Shqypnine ne Konferencen e Paqes ne Paris ne te cilen “…Shteti i vetëm europian që mori pjesë në Luftën Antifashiste, por që nuk u ftua në Konferencën e Paqes në Paris ishte Shqipëria. Vendi yne nuk u ftua as si pjesëtare e koalicionit të madh antifashist, as si pjesëtare e bllokut agresiv fashist pasi Lufta e Dytë Botërore mori fund tre aleatët e mëdhenj anglo-sovjeto-amerikanë nuk e ftuan Shqipërinë të merrte pjesë si fuqi shoqe në Konferencën e Paqes në Paris…” (Rrefimet e Kristo Frasherit). Me tej historiani shqyptar pyet: “…Arsyet e këtij trajtimi të Shqipërisë nga Konferenca e Paqes, ndonëse kanë kaluar rreth 70 vjet, deri sot nuk janë sqaruar në mënyrë bindëse nga Treshja e Koalicionit Antifashist. Që në atë kohë shtrohej pyetja: Përse Shqipëria, e cila, para Konferencës së Paqes në Paris (1946), trajtohej si një anëtare e Koalicionit të madh Antifashist – kur filluan punimet në Pallatin e Luksemburgut nuk u lejua të merrte pjesë në punimet e saj? Si argument për të justifikuar mospranimin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes, Britania e Madhe, por indirekt edhe SHBA përdoren faktin se Shqipëria nuk ishte anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Më në fund, si ndodhi që në mbyllje të Konferencës së Paqes Shqipëria e papërfillur u pranua, ndonëse me vonesë, si fuqi “shoqe” e Koalicionit të madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan? Pergjigjen per kete duhet ta kerkojme ne Moske…”
Por Moska ate kohe komandohej nga Josif Stalini dhe pas Stalinit erdhi Nikita Hrushcovi qe vazhdoi t’i dergonte Enveri badiava uzinat, fabrikat dhe hidrocentralet, nendetset e tij sovjetike, qe zbloi vendburimet per puset e naftes dhe e mbushi Shqypnine me specialiste te mirefillte dhe specialiste te KGB-se famekeqe.
QYSH KESHTU SA TE HAPESH DHE TE MBYLLESH SYTE HRUSHCOVI U BE DJALLI ME BRIRE PER SHQYPNINE E VOGEL?
Po te shikosh pikturen e bojaxhinjve te Enverit per mbledhjen e 81 partive komuniste ne Moske, Hurshcovi duket si nje krimb qe Enveri gadi po e shtyp me kembe, keshtu e perceptojne edhe deri me sot fanatiket e Enverit qe e mbushin gazeten DITA me llogje allogjike pa u pergjigjur me pare pyetjes:
SI I TRET MENJEHERE DASHURA PER BASHKIMIN SOVJETIK?
Nga “dashnia” e madhe per popullin vella sovjetik, kjo “dashni” u kthye ne urrejtje duke i cilesuar me pas si “Revizioniste” apo “Social-Imperialiste” kur ne krye te Partise Bolshevike vjen Brezhnjevi, nje stalinist i perbetuar qe hapi Luften e Ftohte me Perendimin dhe aleatet e tij te dikurshem?
CILET ISHIN ALEATET E ENVERIT NE TE VERTETE?
Kjo pyetje ka mbetur pa pergjigje deri me sot.
Me siguri do takohesh edhe nashti qe je bashke me Maon dhe Enveri, beni Internacionalen ML pa revizioniste .hahahaha
Dicka nuk shkon ne keto shkrime nostalgjiko komuniste.
Enveri mbrojti bythen e tij,se Hrushovi po i hiqte te gjithe kriminelet dogmatike te diktaturave komuniste te Lindjes.
Ne Butrint i tha Enver Hoxhes duke i treguar Teme Sejkon:-Ja ku e ke Kryeministrin e ardhshem,se ngele duke u ankuar ne Moske per ate kryeministrin sherrxhi,.
Kjo batute vendosi fatin e Teme Sejkos, e bashkoi Mehmet Shehun me Enver Hoxhen,se Hrushovi do ti nderronte te dy.
Deris isht gjallë ZOT-Enver Hoxha, sepse ishte ZOT i VËRTETË dhe ZOTSHQIPTAR, shqiptarët ishin NJERËZ të vërtetë ngado që t’i kundroje dhe ngado që t’i merrje; dhe, hanin e pinin ATË dhe ATO gjëra që ishin për NJERIUN dhe për njerëzit !?! …Por, prej se po mungon Enver Hoxha; prej se po mungon Enver Hoxhë-SHQIPOJA; prej se po mungon Enver Hoxhë-ZOTTI, shqiptarët; nja 90% e shqiptarëve, filluan të tjetërsohen e të shndërrohen në QENJE: as njërëz as shtazë, por gradualisht u shndërruan në NJERËZ-SHTAZË e në SHTAZË-NJERËZ veçse, në vijimësi,u bënë edhe më keq edhe sesa kështu dhe kaq sa, tashmë, pandërprerë dhe tejendanë -po hanë veç MUT dhe MUTA… dhe, kund NJË MUT nuk po donë më e lënë !?!!!!