Rrëmbyen kontabilistin e besuar të Berluskonit, kapet një nga anëtarët e bandës italo-shqiptare

Mila Hysotoci

Një shqiptar është vënë në pranga, pasi rezulton të jetë pjesë e bandës së 15 dhe 16 Tetorit të 6 viteve më parë, ku mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni.

Raportohet se në pranga është  vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa po drejtonte makinën gjatë ditës së sotme, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Gjashtë vite më parë, banda mbajti peng Giuseppe Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për më shumë se 10 orë.

Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë. Ku  në mesin e tyre ishte edhe Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4.4 vite burg, për pengamarrjen dhe tentativën e mashtrimit të ish-kryeministrit italian.

“Gjatë pengmarrjes së kontabilistit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, ose për ndryshe njeriu i besuar do t’i vritej dhe do të publikoheshin disa materiale”, raporton, liberoquotidiano.it.

Njeriu i besuar i ish-kryeministrit së bashku me bashkëshorten u liruan, ndërsa shantazhi nuk ia arriti qëllimit duke bërë kështu që Berluskoni të mos ishte “preja” e kësaj bande.

M.H/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Bravo shqipo! Na nderuat! Gjithe bota flet per ne. Ne çdo vend do dallohemi per krime. Dhe jemi nje popull kaq i vogel, por kaq shume i dhene pas krimit dhe antishtetit! Si spjegohet kjo?! Te na rroje shqiponja.

    • Se mos degjon gje per krimet e rumuneve, marokeneve, etj. Mediat shqiptare raportojne per shiqptaret, po krim ka gjithandej

  • “ku mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë,”
    llogaritarin??
    keni dash me thon??
    sepse jo të gjithë ne e njohim italishten mor idiotër!!
    ne që se dimë e çdo të thotë kontabilist,na duket si ndonjë sëmundje a ndonjë tip dashnoreje a dashnori!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *