Gjendet i varur në qeli njeriu që tronditi Amerikën

redaktor

Ariel Castro, njeriu që tronditi Amerikën, është gjetur i varur në qelinë e tij.

Castro mbajti peng tre femra në shtëpinë e tij për më shumë se një dekadë deri në maj të këtij viti.

Ai i mbante viktimat të lidhura me zinxhirë dhe i përdhunonte vazhdimisht.

Ai ishte dënuar më 1 gusht me burgim të përjetshëm pa të drejtë falje plus 1 mijë vjet.

Shtëpia ku ai kreu krimin makabër është shembur.

Ish- shoferi i autobusit të shkollës rrëmbeu Michelle Knight, 32 vjeç, Amanda Berry, 27 vjeç dhe Gina DeJesus, 23 vjeç mes viteve 2002- 2004.

Megjithëse ishte dënuar për këtë krim të rëndë, Castro nuk ishte nën mbikëqyrje për mundësi vetëvrasje.

Castro madje pati lindur edhe një vajzë me një prej vajzave që mbante peng.

Pasi gjykata dha vendimin për të, Castro deklaroi se ai nuk është një monstër. “Jam i dhënë pas seksit, por jam person normal,” tha ai.

“Nuk jam i sëmurë dhe nuk kam varësi ndaj seksit,” shtoi ai.

Ai tha se nuk kishte në plan të rrëmbente vajzat, por veproi i nxitur nga pengmarrja e parë.

Ai tha se i vinte shumë keq për atë që kishte bërë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *