I vihet zjarri derës së bashkisë së Librazhdit

Leda Hysa

Një person i ka vënë zjarrin derës së bashkisë në Librazhd gjatë orëve të vona të natës.

Policia ka identifikuar në kohë autorin dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Autori është Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

Menjëherë zjarrfikësja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e flakëve është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd

Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes..

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *