Në Vlorë “kanë ardhur ca nga Spanja” që zhdukin dhe kufomat

a.k.

 

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me përplasjet dhe zhduket e njerëzve në Vlorë.

Hoxha tha në studion e Report Tv se Vlora ka grupe kriminale aq të fuqishme sa zhdukin njerëzit dhe nuk j ugjen dot as kufomën.

Sipas tij, në qytetin bregdetar është shprehja ‘Kanë ardhur ca nga Spanja’, që kanë prishur ekuilibrat.

Duke u ndalur te ngjarjet e tjera në Vlorë, veçanërisht të zhdukurit, numri i të cilëve ka shkuar në 16 në vitet e fundit, Artan Hoxha tha se shkak janë pazaret e drogës.

“Në dy muajt e fundit 3 të zhdukur, në Vlorë janë 16 gjithsej. Në Vlorë kemi të bëjmë me grupe kriminale aq të fuqishme që zhdukin njerëz nuk gjen as kufomën, e kopjuan edhe ata në Shkodër. Në këto raste duhet rrjeti informativ se çfarë ndodh atje. Unë e kam denoncuar rastin në 2015. 16 të zhdukur, që nuk janë gjetur as kufomat. Problemi është që nuk ndalojnë janë në vijimësi. Në Vlorë për 10 ditë u kapën tre gomone. Tre u nisën nga Vlora, një u kap dy kaluan. Mario Metushi çoi 7 rrugë me kanabis, por duhet ta paguanin 200 mijë euro, nuk e paguan dhe e zhdukën. Policia nuk ka se çfarë të bëjë vetëm. Në Vlorë qarkullon një shprehje…. “Kanë ardhur ca nga Spanja” që kanë prishur ekuilibrat. Nga ai moment kanë ndodhur disa ngjarje resht”, tha Hoxha.

a.k. / dita

Share This Article
4 Comments
  • ???????
    kjo po që është gazetari me fakte!!
    flitet,mendoj,ka mundësi!!
    dhe kështu lindin legjendat përrallat e ku ta di unë!!
    artan ti bën mirë që i sjell këto “bomba”,por ki kujdes,u bëre kohë që po i përdor!!
    kur i përdor vetëm për të mbetur në lojë,kur i prodhon me sikur, e më thanë,flitet nëpër vlorë dhe në bradashesh,të del boja o buçko!!nuk është e thënë meqënse ka pasur disa lajme të forta të kesh çdo ditë!!prit kur të kesh faktet në dorë!pastaj mshoja!!

  • Pershendetje “Dita”
    I nderuar z.k/redaktor.
    Me zuri syri ne titra nje lajm “bombastik”
    Grupet parlamentare te PD-LSI&Co,do te mblidhen ne Vlore,per te denoncuar”Lidhjet e Qeverise me krimin..!?
    Se pari, kane gabuar vendin, te pakten jo ne Vlore.Vetem ne Vlore kjo opozite e pa pare nuk ben dot eksperimente..!?
    Te provoje” pulsin”.
    Vlora ka qene dhe eshte ” termometri” dhe” barometri” i klimes politike ne vend.
    Vlora, kesaj opozite” te pa pare”( ish- pushtetmbajtese ne vitet” uleritese” 96- 97, e kriminalizuar ne extrem), ju ka bere analizat komplet, ” transaminazat” , u ka percaktuar diagnozen..!?
    Bojkotimi i turpshem i Parlamentit prej saj, pa sens, eshte demostrimi me flagrant i mungeses se vizionit, alternatives, kurajos civile, ofendim i votuesve shqiptare.
    Degradimi i saj i pashmangshem!
    Eshte per te ardhur keq qe ” lider” te kesaj pseudo opozite, te shfaqen figura te konsumuara ne extrem si: Luli, Mona, Noka, Ndoka, Paloka, Salianji& Co..!?
    Institucioni apo fjala e madhe Opozite, eshte mbajtur ” peng”..!?
    Miku i ” Dites”
    Flamuri-Vlore.
    20/ 09/ 2018.

  • Fatkeqesi

    Problemi ketu eshte qe vlora dhe krejt shqiperia ja ka kaluar kolumbise e meksikes ku dalin dita dites varre masive te mafias.
    Uroj shume qe komentuesit me siper te jene.njerez te paguar per te bere propoganda pro edkokaina, se po to kene mendimet e tyre eshte fatkeqesi e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *