Arta Marku prezanton raportin në Kuvend, Basha e akuzon nga Vlora

Leda Hysa

Ka nisur në Kuvend seanca plenare në orën 10:00, ku do të votohet ligji për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Në seancë po raporton kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Marku po prezanton raportin vjetor të prokurorisë, ndërsa opozita e bashkuar nuk është e pranishme në seancë.

“Përqindjen më të ulët të kriminalitetit e ka qarku i Dibrës dhe më të lartën qarku Vlorë. Vjedhja e pasurisë përben numrin më të lartë të procedimeve penale”, deklaroi Marku.

Marku ka thënë se prokuroria e përgjithshme ka dërguar 11 mijë raste për procedim dhe se kallëzimet penale janë rritur me 10%.

Opozita sot është mbledhur në Vlorë, në “Kuvendin” paralel që po zhvillon me seancën plenare.

Në krah të Idrizit e të Kryemadhit, Basha u shpreh se vendi është në emergjencë kombëtare duke përsëritur edhe njëherë akuzat ndaj Prokurorisë: Nuk ka më shtet, nuk ka gjykata, prokuroria ka rënë.

Share This Article
4 Comments
  • OU! Si rane shteti, gjykatat dhe prokurorite pa “Grushtin e hekurt te Sali Berishovicit!? Ndalu Lul Beg se ka hendek!

  • Ti je nj cope kukull si puna e adriatik llalles dhe asaj monstres tjeter ina rames ,ti je per burg se qe kur ke ardhe s ke hetuar asnje politikan

  • Me mire djepi bosh se me shejtanin brenda. Pra me mire me kete drejtesi gjysmake qe eshte sot, sesa me drejtesine tuaj me Dhallat, Llallat, Gjin Gjonet etj etj. Dhe une jam dakort me Lulken se nuk ka shtet. Se po te kishte shtet dhe kryeminister ky vend, 2 babalet do te ishin sot pas hekurave te burgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *