Në një kohë kur opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, në vitin 2013 kryetari i PD-së, Lulzim Basha, asokohe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, firmosi privatizimin e godinës së Teatrit të Metropolit, me qëllim që atë ndërtesë t’ia jepte deputetit të PD-së për interesa të tij.
Një korrespondencë e fundit të mandatit qeverisës të PD-së në vitin 2013 ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ose ndryshe midis Lulzim Bashës dhe ministrit të atëhershëm, Florion Mima, zbulon skandalin e tmerrshëm të grabitjes së pronës së qytetarëve të Tiranës, pikërisht të Teatrit të Metropolit, teatri i vetëm i qytetit.
Letra e firmosur nga vetë Lulzim Basha lejonte që një pronë shtetërore e Bashkisë së Tiranës të privatizohej për interes të deputetit të PD, Astrit Veliaj, i cili më pas do ta përdorte atë për të zgjeruar ambientet e universitetit UFO, i cili është në pronësi të tij.
Me këtë firmë, Lulzim Basha hidhte në rrugë të madhe me dhjetra artistë të Teatrit të Metropolit. Një hipokrizi therëse sidomos kur Lulzim Basha i sotëm çirret kundër ndërtimit të një teatri të ri modern për artistët dhe qytetarët e Tiranës, kurse Lulzim Basha i djeshëm privatizonte godinën e vetme të teatrit të qytetit, për interesa të një deputeti të partisë së tij.
Letërkëmbimi Basha-Mima
Pas një kërkese të pronarit të universitetit privat “UFO” për privatizimin e godinës që dikur ka shërbyer për Estradën dhe më pas për Teatrin Metropol, në prill të 2013, ministri i asaj kohe, Florion Mima, i nis një letër kryebashkiakut Lulzim Basha, ku i kërkon verifikimin e kësaj prone dhe pëlqimin e tij për privatizim.
“Në kuadrin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore, si dhe në zbatim të VKM-së nr. 819, datë 29.11.2007 “Për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve shtetërore” pika 2, kërkojmë informacion si dhe prononcimin tuaj për përfshirjen në procesin e privatizimit të objektit “Teatri Metropol” (Teatri i Estradës) në Tiranë. Në bazë të Udhëzimit nr. 1, datë 22.11.2010 “Për zbatimin e VKM-së nr. 428, datë 09.06.2010 “Nr kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat që kanë kaluar në pronësi të pushtetit vendor, nevojitet miratimi i këshillit bashkiak, ndërsa për pronat të cilat janë në administrim të institucionit tuaj, nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë”, thuhet në letrën që Mima i ka dërguar Bashës.
Madje, dëshira dhe vullneti i Bashës për t’ia kaluar pronën shtetërore mikut të tij demokrat për zgjerimin e universitetit të tij privat në vitin 2013, ishte aq e madh saqë ai vetë ka caktuar edhe një person të posaçëm, me detyrë për të ndjekur procesin e për ta përshpejtuar atë, duke dëshmuar qartazi se kemi të bëjmë me një grabitje të pronës publike dhe aferë të pastër korruptive.
“Objekti që ju na kërkoni pronën duhet theksuar se është pjesë e listës së inventarit të pronave të Bashkisë Tiranë e miratuar me VKB-në nrI3, datë 28.02.2013 për “Miratimin e listës së pjesshme (pjesa e pestë) të inventarit të pronave të paluajtshme të cilat janë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës” listë e cila tashmë është dërguar në Këshillin e Ministrave për miratimin. Sa më sipër Bashkia e Tiranës është dakord për përfshirjen në proces privatizimi të objektit të sipër përmendur dhe përfaqësuesi i institucionit tonë do të jetë znj. Iliada Kuqi me nr.tel 069…..84”, shkruhet në përgjigjen që Basha i drejton Florion Mimës.
Fatmirësisht kjo grabitje e Bashës nuk u realizua, pavarësisht pëlqimit që ai vetë e ka dhënë me firmën e tij. Gjithsesi, për Lulzim Bashën kjo nuk ka qenë hera e parë që ka përfituar nga pozicioni i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai është i vetmi kryetar bashkie në botë, i cili pak ditë para se të largohej nga detyra në vitin 2015, i dha leje vetes, me firmën e tij, për ndërtimin e një kati të 13 shtesë në pallatin ku banonte.

l.h/ dita

perderisa nuk eshte realizuar ky kalim,artikulli eshte shkruar kot
Zbulim i rendesishem dhe tamam ne kohe.Kur e vjetra shembet dhe e reja e rilindjes do te lulezoje mes germadhash.
Kris 1
Keshtu ishte,asht,dhe do te ndodhin;
Mbi germallat e kultures pellazgjike rilindi kultura Greko – Romake qe gezon sot i gjithe planeti.
Berisha donte (sipas Rames) te vendoste taksen e rruges kombit.
Basha donte (sipas Rames) qe te privatizonte teatrin.
Tani eshte Rama qe ve ne jete keto plane te Berishes & Bashes.
Eshte i veprave Rama jo i fjaleve, te lumte o shoku kryetar. Bej realitet gjithcka qe kane patur ne mendje Berisha & Basha. Kjo eshte Rilindje jo shaka.
Social Rilindasi e ke thene mjaft bukur e qarte; Rama fjalet i kthen ne vepra, sidomos ato qe ka pasur ne mendje Basha dhe Berisha. Sa shaka e hidhur!!! Populli i shpelare nga trute e beson , se po te ishte ndryshe Ai (Rame tepsia) nuk do te genjente e mashtronte si deri me sot!!! Jemi popull idiot!!!
Edhe ti Brut(Lulash Bythfishkuri!!!). Si ka mundesi more blogare te nderuar qe udheheqsi i Republikes se Re pa korrupsion, pa mafie dhe pa oligarke na paska firmosur per oligarkun pedeist Veliaj…Me kete karrikature ne krye organizata talebane shqupiste do te festoje 20 vjetorin e qendrimit ne opozite ne vitin 2033
Nk ka me t e turpshem e me pafytyre se dy fytyrsia e shumeftyresia e politikes opozitare akt uale.vete kekronin shembje,sot protestojne per ndertim e Teatrit monumental,Vet kallnin te gjalle ish te pernjekurit,sot ju qajne hallin.Vet kekruan mbi 8 euro per Rrugen e kombit, sot organizojne protesta pse kukesanet pagujan vetem 100 lek te reja.Turpi as me buke nuk hahet nga kete shumfyrsite e opoztes se pafytyre