Shqipëria mban vendin e dytë në Ballkan për vdekshmërinë foshnjore

Mila Hysotoci

Shqipëria mban  vendin e dytë në Ballkan për humbjet e jetëve të fëmijëve nën pesë vjeç.  Vdekshmëria foshnjore vitin  e shkuar sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore rezulton në 8.8 vdekje për 1 mijë lindje.

Më problematike në këtë drejtim paraqitet Maqedonia me 13. 7 vdekje për 1 mije lindje, ndërsa më mirë paraqitet Mali i Zi me 3.5 humbje jetësh për 1 mijë bebe.

Banka Botërore ka vënë re se në dekadat e fundit vdekshmëria tek fëmijët dhe adoleshentët është reduktuar.

Mes viteve 1990 dhe 2017, niveli i humbjeve të jetëve tek fëmijët nën pesë vjeç u ul me 58 % nga 93 vdekje për 1,000 lindje të gjalla në 39 vdekje për 1,000 lindje të gjalla.

Shanset për mbijetesë varen shumë se ku lindin fëmijët, ndërsa muaji i parë i jetës konsiderohet periudha më e rrezikshme.

Banka Botërore vë në dukje se shumica e bebeve humbin jetën për shkaqe të parandalueshme ndërkohë që për të minimizuar fenomenin sugjeron qasje universale në shërbime shëndetësore cilësore dhe të përballueshme nga të gjithë veçanërisht gjatë kohës së lindjes dhe gjatë viteve të hershme. 

M.h/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Urime zoti kryeminister,per suksesin e radhes!
    Me ne fund e fituam edhe nje cmim nderkombetar si NEN KAMPIONE TE BALLKANIT!

    • Me Berishen 20 vjet ne krye te vendit mire dhe kaq, te dytet nga fundi! Sepse me ritmet qe e kish nisur do te na conte te dytet nga fundi ne Afrike. Por, faleminderit z. Rama qe po ngren 300 ambulanca ne gjithe Shqiperine dhe po ndertoni spitale te reja. Po ashtu faleminderit qe keni vendosur rregull ne spitale. Faleminderit per ilacet falas dhe per sherbimet falas. Faleminderit per instrumentat e reja kirurgjikale dhe per rekonstruktimine spitaleve ekzistuese. Faleminderti qe po perpiqesh te biesh mjek specialiste ne cdo cep te Shqiperise. Faleminderit per gjithcka. Shqiperia do te dale nga sketerra qe e futi dobici i Vicidolit me shporren esadiste. Zagaret e dobicit te Vicidolit le te lehin sa tju keputen gurmazet. Per te keqen e tyre! Do ngelen pa gurmaz. Ne ju mbeshtesim. Forza!

  • Amani ore, te mbajme kryeministrin se mos na del e mburret me kete medalje argjendi ne Ballkaniaden e vdekshmerise foshnjore.

  • E ci doni femijet o shwejk. Ju keni demokracine dhe lirine e fituar me pallavrat.

    Te varferit slindin se skane me cti risin.

    Te mesmet bejne vetem nga nje.

    vajzaT bejne Bunga Bunga, Sex qysh kur Jane 13 vjec mbledhin pervojat e Para.
    Me xperience o.mjelma si thone Shaka.

    Te pasurit I bejne femijet Po i lindin ne Amerike , qe te jene qytetare amerikaneve qe nga lindja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *