SHÇBA arreston 6 punonjës të policisë kufitare për shpërdorim detyre

Mila Hysotoci

Kanë rënë në pranga 7 persona mes tyre, 6 punonjës të policisë kufitare të Kakavijës  pasi akuzohen për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të arrestuarit janë Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër, Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër dhe Besnik Sinani, nga Fieri.

Këta punonjës të policisë dyshohet se në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’. Ndërkohë po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpalluri në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *