Gjermania e mbështet Kosovën për forcimin e shtetit ligjor

DITA Online

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley, priti të mërkurën në Berlin homologun e saj nga Kosova, Abelard Tahiri.

Vizita kishte më tepër si qëllim njohjen mes dy ministrave: “Kërkova një prezencë më të fortë të shtetit gjerman në konsolidimin e shtetit tonë të drejtësisë dhe fuqizimin e rendit dhe ligjit në Kosovë”, i tha ministri Abelard Tahiri DW në përfundim të takimit.

Gjermania kontribuon për trajnimin e specializimin e stafit të institucioneve juridike në Kosovë. Në vitin 2018 është shtuar edhe ndihma në fushën e të drejtës penale për të rinj që bëhet në bashkëpunim me UNICEF Kosovën. Gjermania jep një kontribut të konsiderueshëm edhe për trajnimin dhe specializimin e stafit të institucioneve juridike që bëhen në kuadër të të ashtuquajturave Projekte Binjakëzimi të Bashkimit Europian.

 

V.L/Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *