Përgjigje një të marri

Ornela

Ish-shefi i Shërbimit Informativ pas vitit 1997, Fatos Klosi, i ktheu dje përgjigje akuzës së Sali Berishës lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Bujar Bukoshit.

Në gazetën “Bota sot” Berisha tha se organizator i kësaj vrasjeje është Fatos Klosi (Mund ta lexoni KETU).

Në një reagim për gazetën ‘DITA’ Klosi u përgjigj shkurt dhe prerë:

– Unë aktualisht jam në Mallakastër dhe po merrem me organizimin e një festivali të polifonisë, na tha Klosi. Nuk kam kohë dhe nuk ia vlen të merresh me këtë njeri, një shpifës ordiner dhe me shumë mëkate dhe krime mbi supet e tij. Kërcënimi që ai bën është në vazhdën e muhabeteve të zakonshme të Berishës, ku përfshihen halucinacione të një njeriu anormal dhe të një krimineli që bën trimin para gazetarëve. Por nuk është aq trim sa hiqet. E kemi parë “trimërinë e tij”.

Mazhoranca dhe shqiptarët absolutisht nuk duhet ta kenë frikë. Por, Sali Berishën duhet ta marrin seriozisht në kuptim që, mazhoranca duhet ta ndalojë që të flasë broçkulla të tilla. Berisha prej kohësh dhe në vijimësi edhe kur ka qenë në pushtet, edhe në opozitë i ka përdorur kërcënimet si mjet për të arritur qëllimet e tij të mbrapshta. Por, unë mendoj se këto kërcënimet duhet të merren si broçkulla, si shashka tymuese të një të marri që kërkon të çorodisë dynjanë dhe t’u shkaktojë vuajtje të reja shqiptarëve.

Me të duhet të merret drejtësia pasi prej shumë vitesh e ka vendin atje pas hekurave. A e dini se atij i kanë shkuar dhjetëra ftesa gjyqi për një sërë krimesh, por ai nuk ka shkuar asnjëherë në gjykatë, madje ka ndaluar edhe avokatët që të shkojnë. Trimëri është kjo? Jo. Por në një sistem drejtësie të kapur nga ai vet prej më shumë se dy dekadash ai ndihej i qetë dhe trim. Mirëpo tani i ka hyrë frika dhe dihet përse.

Sali Berisha është politikani më i inkriminuar shqiptar. Mbi të rëndojnë vrasje e djegie, abuzime të rënda me pushtetin për të cilat ai duhet medoemos të dalë para drejtësisë dhe të mbajë përgjegjësi penale. Mosndëshkimi i këtij njeriu vë në pikëpyetje shumë gjëra në këtë vend, që nga reforma në drejtësi dhe deri te funksionimi i shtetit.

Sali Berisha iku me bisht ndër shalë nga pushteti për herë të parë në vitin 1997, pasi la pas një Shqipëri të djegur, një shtet të shkatërruar dhe mijëra të vrarë. Shkaktari i vetëm për atë tragjedi kombëtare që pësuam ishte pikërisht ky njeri. Në vitin 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator (edhe për këtë akuzohet Sali Berisha si pjesëmarrës në vrasje, si njeriu që e nxori në pritë Hajdarin) ai është organizator i grushtit të shtetit më 14 shtator. Edhe për vrasjen e Azemit ai më ka akuzuar edhe mua.

Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”. Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit. Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi. Tani thuhet se dosja “Hajdari” do të rihapet dhe besoj se Berisha do të paraqitet në gjyq. Të presim e të shohim se si do të dalë nga ai ballafaqim.

Herën e dytë kur iku nga pushteti në 2013, i rëndojnë dy krime të rënda shtetërore Gërdeci me 26 të vrarë dhe 21 janari 2011me katër të vrarë në bulevard, ku përgjegjës kryesor është i njëjti person: Sali Berisha. Ky gërnjar dhe mëkatar i pashembullt, para se të dërdëllisë nëpër ekrane dhe gazeta, duhet të shkojë dhe të përgjigjet në gjykatë si i pandehur për krimet që akuzohet. Atje le ta tregojë se sa burrë është. Fakti që tani është bërë edhe më shpifës se ç’ka qenë, do të thotë se ai e ka ndjerë se po i vjen ora e gjykimit dhe ka frikën e prangave, tha Klosi.

 

Share This Article
15 Comments
  • Edhe ti, Prof. Fatos Klosi mos bej fakir fukarain se i kishte te gjitha mjetet dhe “Arsyen Shteterore” per ta “derguar per gjah” kete perbindesh te krimineve, hajduterive dhe tradhetive te medha ndaj popullit dhe atdheut. Dy burra shteti qe ka nxjerre Shqiperia: Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen, nuk perseriten me. Po te ishin ata gjalle, ne SHISH nuk do te vinin Profesore…!

  • Alban

    Pse ia prishe bukurin komentit kur vendose per burre shtetit Ahmet Zogun.
    Ky qafire kur ishte me tregue burrnin nuk duhesh me mbathe opangat e me ia dhan vrapit ku syte kembet tue mos rrespektue limitin e tranzitit.Kur nji burre shtetit nuk asht patriot dhe nuk i del zot Nanes se vete ku lindi por e len ne mjerim te fatit per ta pushtue e percudnue fashizmi jo nuk i thuhet burre shtetit po tradhetar i zgjebosun dhe hileqar ndaj atdheut.Qe ky hor horit e kishte dhe mbretni te veten.Ky burre shtetit me divizen:Te shpetoi vete po nami tymi ti dalin vatanit.E si ky burrepermjerun kemi zogistin e ri qe e reabilitoj me shtatore ne Tirane.Me emertime rrugesh me nanen mbretneshe si dhe me zogu i pare e zogu i fundit dhe i P….t te semes.
    Do te kisha deshire nese me kupton drejte si atdhetar dhe bindesh mesa shtjelloj qe te mos e cilesosh ma perjete te jetes kete hor horit Zog gomarit burre Shtetit.

    • Z.MH Shteti eshte nje Dhune e Keqe, por e Domodoshme per te mbajtur ne kembe nje shtet ne cferedo sistemi. Per kete arsye, ata qe marrin drejtimin e nje shteti jane njerez te dhunshem dhe jo lepuj qe ia mbathin ne Maqedoni. Ne rastin e Sali Berishes, si autor I Grushtit te Shtetit 1998 dhe inspirues i Grushtit te Shtetit me 2018, vetem “Arsyeja Shteterore” e sheron nga e keqja qe i ka zene mendjen gjakatare. Fatos Nano dhe Fatos Klosi e kishin ne dore ne vitin 1998 “Arsyen Shteterore”, por njeri ia mbathi ne maqedoni dhe tjetri u fsheh shtate pash nen dhe.

      Prandaj un i quaj “Burra Shteti” Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen, pavaresisht nga fundi I tyre i turpshem: I pari e la popullin ne prag te pushtimit dhe iku; i dyti e mbylli popullin ne bunker dhe e mbyti per se gjalli.

  • Alban I !!!
    Se,dyti”
    Ke shume te drejte me kritiken ndaj Klosit:Per ta dergue per gjah.Po mos harro se thertorja administrohesh nga levat e gjahut.Ku do e conte tek juristet si Alibej me Gjin Gjon e Zaganjor me turli Llallash.Ndaj asht shkurtue rrezja dhe forca ka fillue te fyshket.Bjeshka Recit duket ne horizon.Ku pret frekuentime vetem nga turiste vendit.

    • Se dyti: duke filluar nga 2 Prilli i Shkodres e duke udhetuar neper vite, deri te kafka e Sokol Olldashit, ne asnje rast nuk mund ta akuzosh Sali Berishen si autor krimesh. Pilati I ka duart e lara. Per kete arsye nuk ka polici, prokurori dhe gjykate ne Shqiperi dhe ne tere rruzullin tokesor qe ta denoje ate.sa per Recin, shko e vizitoje per kuriozitet gjeografik dhe historik!

  • Kur do ta therrase prokuroria kete kryekriminel nga vicidoli?Do vonoje shume te hapet dosja e vrasjes se Azem Hajkarit,nxenesit dhe bashkepunetorit me te ngoshte te mafjozit Berishovic?Agjentit “te vogel”te serbise qe e quajne dhe hero te demokracise,ate bandit qe vrau 4 deshmoret e demokracise ne 2 prill ne shkoder dhe qe eshte akuzuar me te drejte dhe per shume krime e pislleqe te tjera?

  • Z Klosi keni te drejte ,per Sali motjen , por nuk je i sinqerte kur i thua Mazhorances se ka frike nga Saliu . .Nuk e kane frike ,por katovicaret e Ramizit ,e mbrojne njeri tjetrin . Shembell per kete eshte ,rasti i vidios se Metes ,qe Saliu e ndihmoi me palo ekspertet e gjykacit e tj nga burgu. ,kurse Rama i jot o PR Klosi , na i ngeci pa deshiren e gjithe popullit Shqiptar Meten President???!!. ., Mos haro , po ta kujtoj , Saliu ja u di te gjitha horlliqet dhe vjedhjet ,,ketyre vellezerve te tij te kuq te PS,ka pervoje nga PPSH si sekretar Partie . Por te gjithe muter ini ,mjere populli . Por e kemi shpresen tek SPAK .Taksirat e kemi do presim dhe ca muaj .

  • Prokuroria & Pushteti ne Shqiperi ,
    mbahet nen SHAH

    nga Shantazhet e te Huajve ,”Miqve te Shqiperise ”

    me menyra nga me banale ,

    si me takimet e pritjet qe i afrojne bandes se Kriminelit

    te Shpellles qe vet e kultivuan dhe mbajten ne pushtet ,

    pikerishte gjithmon ,kur kryekrimineli dhe veglat e tija ,

    te fishkura , basha -meta etj kerma ,

    jane aq prane rrezikut ,perballjes me Drejtesine .

    Nji nga kto Raste ka qen Vrasja e Trebickes ,

    (ardhja e Hetuesit Special nga Fbi ,qe mbuloje Krimin
    e sali berishes e djallit te vicidolit me te bir)

    i Dyti ishte shperthimi ne Gerdec ,
    ku menjiher diten tjeter erdhi ne Shqiperi (KOT pa asnji shkak ! )
    Danezi Rasmunsen (ish Shefi i NATO-s)
    duke i mbeshtetur shpatullat Kryekriminelit salih berisha
    dhe Dhene Zemer ,(Mos u tremb – Na ke ne ktu Bossat e Botes )
    E treta , kur Ambasador Arrxhiu ,
    e Gradoj nji dite mbas exzekutimit te 4-shqiptareve ne
    bulevarde me Titullin “Bure Shteti”

    dhe e Katerta ,
    vizitat e shpeshta qe i bente me Zyre (qellimi me i ngrit
    prestigjin e trajtuar si gjasme Politikane te Rendesishem ne Shqiperi ,-duke i ber shplarje Trush opinionit ,pra mbeshtetje e ambsadorit kinez Lu ,
    qe kishte nji talente te jashtezakonshem me be Kllouninj

    Ambasadore ne Shqiperi ,duke e trazuar edhe njiher Corben e Politikes Shqiptare , me mafiozet e rrugeve ,
    kriminelat ordinere , NDERKOH QE ME KRIMINELET POLITIKE HANTE E PINTE SI MIKE me kanabisin siedhe gjuetine ndaj Tahirit ,duke len pas nji Corbe po si e gjeti ,
    frut i Diplomacise perca e sundo Shqiptaret .

    Pra pyetja sot eshte :
    Perse e mbrojne banden e kryekriminelit dhe ate vet ,
    kte Terrorist Islamik ,qe mban aq shume krime
    ndaj njerezimit
    Aleatet tane USA + BE ???

  • Fatos Klosi ky qelbes kotecesh eshte i involvuar ne shume krime sa ish ne krye te SHISH. Nga atje nuk iku vete, as se u ngop PS me zullumet e tij. U hoq me urdher te amerikaneve. Pyeteni, pyeteni enveristin Klosi pse u kerkua shporrja e tij nga SHISH.

  • Nuk mund te presesh te verteta nga dikush qe deklaron ne Opinion: isha me krenar si shqiptar ne kohen e Hoxhes.
    Ka dicka malinje te ky indivit. Peshtirosje kur flet,fjalite prej intriganti: jane te thella keto….lere kete histori e thelle…etj pyet ke te duash…te gjithe e dine…etj..
    Ky intelektual?! Ky monster e kuqe?! Hije e se shkuares?! Ky ben pis socialistet.

  • I Pari,si♪5 po e quan ti, shqiperine e vodhe e stervodhi, e vafreroi deri ne sjakshmeri, e la ne morra e azhyge, e la pa shtet e pa identitet dhe iku me bisht nen kembe, duke vjedhur thesarin e shtetit dhe iku me “nusen” nen sqetull.KY i dyti,eleminoi zhugen dhe morrat, i riktheu me 29 Nentor 1944,pas 6 vjetesh, identitetin e humbur dhe beri shtetin me gjitha segmentet shteteror, shkolloi gjitha nivelet e mejdiset shqiptare, dhe sot Shqiperia eshte shtet, qe fatkeqesisht e moren hajdutet e salihut e shendeeruan ne kaos dhe popull te varferuar.Sa tash 5 vjet Rama perkunder pengesave qe bene opozita me destrultive ne rajon, po e sanon gjendjen politike,ekonomike e shoqerore.

    • Enveri krijoi nje shtet te deshtuar per t’u radhitur i pesti nder udheheqesit ML. Shteti i tij i tollonave u shemb nga brenda se qe ndertuar sipas halucinacioneve te tij dhe sipas rjedhes objektive te historise. Ne na mashtronte te rrinim urte se ishin gati miliona ushtare imperialisto-revizioniste qe prisnin te hanin morrat tona.Enveri. ia la shtetin Nexhmijes, Nexhmije Manastiri ia la Ramizit, Ramizi ia la Saliut: pra fatekeqesia ka filluar me Enverin,qe ne fund hengri edhe shoket e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *