Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë specifike, e përshtatur dhe jo një precedent. Kështu ka deklaruar komisioneri evropian Johannes Hahn për gazetën malazeze “Pobjeda”, duke shtuar se ajo duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Pikëpamja e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini si ndërmjetëse në negociata është e qartë dhe ishte i qartë nga fillimi i mandatit të saj, veprimi i përbashkët për një paqe të qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe në rajon si një tërësi është prioritet kryesor i Bashkimit Evropian”, tha ai.
I pyetur nëse ndryshimet e kufijve janë të pranueshme për BE-në, eurokomisioneri tha se një zgjidhje e qëndrueshme do të thotë një zgjidhje e zbatueshme dhe realiste e bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
o.j/dita

si në titull “Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë specifike, jo precedent”
dhe në fillim të shkrimit “Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë specifike, e përshtatur dhe jo një precedent.”
ju përmëndni veçantinë që duhet të ketë marrveshja,por kur citoni direkt Hahn,nuk duket ta ketë thënë një gjë të tillë!përmëndni disa fjalë që nuk kanë asnjë lidhje me titullin e lajmit!!
jeni ju dementë që nuk jeni në gjëndje të shkruani fjalët e tij,apo nuk i ka thënë fare dhe ju i krijoni vetë??